Author: tirana

Nga bisedat e zbërthyera nga aplikacioni SkyECC dalin në dritë komunikimet e zhvilluara nga oficeri i Antiterrorit me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Në përgjithësi, bisedat lidhen me gjendjen e mallit të mirë dhe të pastër (kokainë), ndërsa kërkohet edhe dërgimi i fotove për të parë cilësinë. Në një episod, Haxhiaj i kërkon një personi tjetër mundësinë për të futur në Shqipëri 4–5 “copë” (i referohet pakove të kokainës) për llogari të tij. Pjesë nga dosja hetimore Biseda e datës 10.02.2021 I. Haxhiaj: Po më thotë një shok tjetër që ka një të mirë në…

Read More

Ervin Salianji ditën e enjte pati një takim me më të votuarit në Primaret dhe listat e hapura në zgjedhjet e 11 majit në radhët e demokratëve. Ish-kandidati Tedi Kopliku, i cili si ndër më të votuarit në qarkun e Shkodrës, iu përgjigj dje pozitivisht ftesës për një takim mes demokratësh. Ai aktualisht është drejtues i departamentit Brain Gain në PD, dhe thotë se takimi nuk ishte nismë e re politike, por diskutim që nuk synon një rrymë të re në parti. ”Ky ishte një takim si dhjetëra të tjera, që demokratët bëjnë mes njëri tjetrit, për një kafe, isha…

Read More

113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe festat e Nëntorit, po kremtohen në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se për herë të parë, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Festat e Nëntorit po kremtohen më bukur se kurrë në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak. Gonxhja u shpreh se“aktivitete kulturore e artistike, shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte dhe panaire artizanësh po sjellin frymën e festave në mbarë Luginën. “Festojmë së bashku, kudo që ndodhemi”, shkruan Gonxhja në postim në rrjetet sociale. Atmosfera festive është shtrirë edhe mes shqiptarëve…

Read More

Ministri rumun i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu dha dhënë dorëheqjen pasi pranoi se kishte gënjyer në CV-në e tij për arsimimin. Teksa dha dorëheqjen ai tha se nuk donte që gabimet e tij personale të shpërqendronin vëmendjen nga puna jetësore e mbajtjes së vendit të sigurt nga Rusia. Dorëheqja erdhi pas një raporti në gazetën Libertatea këtë javë se CV-ja e tij përmbante informacion të pasaktë në lidhje me kohën kur ishte diplomuar dhe nga cili universitet. “Rumania dhe Evropa janë nën sulmin rus”, shkroi Mosteanu në llogarinë e tij në Facebook, duke njoftuar dorëheqjen. “Siguria jonë kombëtare duhet të mbrohet…

Read More

Për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetorit të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qytetin e Prizrenit, pasditen e së premtes u organizua ceremonia e zbulimit të shtatores së heroit të kombit, komandantit Tahir Sinani. Figura e tij, e njohur si komandant i Zonës së Pashtrikut të UÇK-së dhe pjesëmarrës në tri luftëra në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginën e Preshevës u nderua me pjeswmarrjen e figurave te njohura te UÇK-se dhe qytetareve nga Prizreni, Kukwsi e Tropoja vendjlindja e Tahir Sinanit. Ministri në detyrë i…

Read More

Postimet e flamurit kombëtar më kryqe apo simbole të tjera përmbi dhe me shënime të papërshtatshme në rrjetin social Facebook i ka kushtuar një dënim me 2 vite burg një 33-vjeçari nga Kosova. Dënimi ndaj të pandehurit Alban Bibaj është dhënë pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, në përfundim të një gjykimi të zhvilluar në mungesë të tij. Bibaj është shpallur fajtor për veprën penale të “thirrjes për urrejtje nacionale”. 33-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Drejtorisë së Anti-terrorit në Policinë e Shtetit prej disa postimeve në llogarinë me emrin “Ubejdullah E. Subejla” në Facebook, pas tërmetit të nëntorit…

Read More

Nga Ben Blushi Sot është dita jonë e Madhe e Pavarësisë që u arrit pas 500 vjet pushtimi barbar nga otomanët dhe platforma e tyre otomanizmi. Po çfarë është otomanizmi? Otomanizmi është një doktrinë fetare dhe racore për të asimiluar popujt e pushtuar. Otomanizmi na hoqi dashurinë për punën, për artet, për gjuhën si dhe na krijoi një raport të shtrembër me kohën. Otomanët na bindëm se vonesa nuk është diçka e keqe. Një punë që nuk bëhet sot mund të bëhet nesër ose mund të mos bëhet fare. Vonesa na u kthye në tipar kombëtar. Kështu u vonuam 500…

Read More

Nga Saimir Kadiu Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa 40 firmëtarët ishin ata që nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur, të drejtuar nga Ismail Qemali, si dhe Pleqësinë. Është interesant fakti që asnjë nga firmëtarët e Pavarësisë (që jetuan pas vitit 1944) nuk bashkëpunoi me regjimin komunist. Përkundrazi, një pjesë e tyre pësuan përndjekje, burgosje apo u ekzekutuan nga regjimi. Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë Vlorë, 28 Nëntor 1912 1) Ismail Qemal Bej Vlora (1844–1919) Ngriti flamurin në…

Read More

Familja e Sasa Hodës, banores së ”Big Brother Kosova Vip 4”, ka dalë me një reagim të gjatë publik pas deklaratës që ajo bëri mbrëmë lidhur me gjyshen e saj. Ata synojnë të qartësojnë atë që e përshkruajnë si një keqkuptim të madh, i cili ka lindur nga një fjali e gabuar e thënë nga Sasa në një moment të ngarkuar emocionalisht. Në reagimin e tyre, familjarët nënvizojnë se shprehja që Sasa përdori ishte jo vetëm e pasaktë, por edhe e papranueshme, duke mos përfaqësuar aspak bindjet dhe vlerat e familjes. Reagimi i plotë Duam të sqarojmë një keqkuptim të…

Read More

Anila Aliaj, një nga anëtaret e kryesisë së PD në Kamëz e cila u përfshi në një debat me Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka ka folur rreth situatës, duke e cilësuar fajin të dyanshëm, edhe nga Noka edhe nga Vokshi. Ajo tha se ata të dy duhet të dorëhiqen para se ti kërkojnë asaj falje, gjë të cilën Aliaj thotë se e kërkojnë një masë qytetarët dhe jo vetëm ajo. Flamur Noka ka debatuar me anëtaren, e cila është revoltuar ndaj Sekretarit të Përgjithshëm duke i thënë se “PD nuk është partia e tij dhe nuk e heq dot” dhe…

Read More

Radhë të gjata në dogana, që nga Morina në Kakavijë, siç shihet edhe në videon e postruar nga kryeministri Edi Rama, shqiptarët pritjen e kanë kthyer në një skenë të gëzimit dhe energjisë së bukur shqiptare. ”Atmosferë kuqezi në çdo hyrje të Shqipërisë. Nga Morina në Kakavijë, të gjitha pikat doganore u kthyen në skenë të gëzimit dhe energjisë së bukur shqiptare”,-shkruan Rama.

Read More

Presidenti Bajram Begaj falënderon Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për urimet e tij me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Po ashtu, Begaj thekson se Shqipëria do të vazhdojë të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për prioritetet e përbashkëta, duke riafirmuar miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe përkushtimin për bashkëpunim strategjik. “Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA, dhe faleminderit @POTUS Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet…

Read More