Author: tirana

Të paktën 13 persona, midis tyre fëmijë, janë vrarë gjatë një sulmi Izraelit në një fshat në Sirinë jugore, duke u konsideruar kështu incidenti më vdekjeprurës që ka ndodhur prej muajsh. Banorët e Beit Jinn u përballën me forcat ushtarake të Izraelit, duke çuar në një shkëmbim zjarri. Gjithashtu u kryen dhe dy sulme ajrore, një mbi banorët dhe një mbi një ndërtesë, e cila shkaktoi shembjen e saj. Ministria e jashtme e Sirisë e quajti këtë sulm një “krim lufte” nga Izraeli. Sipas forcave mbrojtëse të Izraelit (IDF), ushtarët izraelitë hynë në fshat, në skaj të Lartësive të pushtuara…

Read More

Më shumë se një vit nga regjistrimi i procedimit penal, SPAK ka thelluar dhe intensifikuar hetimet për deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili dyshohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Përpos hetimit pasuror, ku Noka dyshohet se ka fshehur një vilë në Gjirin e Lalzit, deputeti i PD po hetohet për veprimtarinë e paligjshme gjatë kohës kur ishte drejtor i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave (viti 2008), ku duke përdorur funksionin publik u dha katër banesa nga fondi i të pastrehëve në qytetin e Sarandës familjarëve të tij, dy vëllzerve që jetonin në Belgjikë, gruas së vëllait…

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi sot shqiptarët për Ditën e Çlirimit. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook presidenti Begaj shkroi: “Gëzuar festën e Çlirimit Shqipëri! Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera. Sot përkulemi me nderim para sakrificës së popullit tonë dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore, që dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e atdheut. Guximi, qëndresa dhe gjaku i tyre janë themelet mbi të cilat qëndron liria jonë. Mirënjohja jonë nuk është vetëm kujtesë historike, por detyrim i përditshëm për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen.” Me rastin…

Read More

Ditën e sotme janë nderuar dëshmorët e kombit, teksa sot, 29 Nëntor, shënjohet Dita e Çlirimit. Në organizimin zyrtar në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, por jo vetëm. Të pranishëm që nderuan dëshmorët ishin edhe presidenti Bajram Begaj dhe ministra të tjerë. Ishte Begaj ai i cili nderoi i pari dëshmorët, teksa më pas vijoi me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministrin Rama dhe ministra të tjerë.

Read More

Policia ka zbardhur detajet e të shtënave me armë zjarri të mbrëmjes së ditës së djeshme në Elbasan. Blutë bëjnë me dije se pasi janë lajmëruar nga një qytetar se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Sakaq, nga këqyrja në vendin ku dyshohet se ishte qëlluar nuk u gjet asnjë gëzhojë. Njoftimi i policisë: Elbasan/Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të…

Read More

Tregu i pakicës është një segment që po tërheq sipërmarrje të mëdha nga Kosova. Këto të fundit kanë më shumë përvojë dhe kanë ecur më shpejt se Shqipëria në tregtinë me pakicë të organizuar dhe po nxitojnë të shfrytëzojnë hapësirat e lira në tregun që flet të njëjtën gjuhë. Kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik, që ka rritur konsumin nga të huajt, është joshja tjetër për bizneset e tregtisë me pakicë dhe shërbimeve të Kosovës. Në fund të muajit mars 2025, kompania nga Kosova, “Viva Fresh Store”, njoftoi se ka arritur një marrëveshje për blerjen e “SPAR Albania” nga Grupi…

Read More

Konsumi për produktet e shportës ushqimore vijon të pësojë ndryshime të dukshme. Kërkesa për produktet bazë rritet gjatë sezonit turistik, ndërsa jashtë sezonit bie, duke reflektuar ndikimin e ndryshimeve demografike dhe lëvizjeve të popullsisë. Sipas prodhuesve dhe distributorëve kryesorë të mallrave, sivjet dominimi i profilit të turistit “low cost” krijoi stoqe të pashitura në magazina për birrën dhe shitje të pijeve alkoolike të lira. Në supermarkete, qëndrueshmëria e çmimeve ka rritur deri në 5% konsumin. “Agna Group”, që prej vitit 2020 është prodhues i birrës “Elbar” (më parë vetëm ambalazhohej në Shqipëri pas importit nga Greqia), kishte parashikuar një rritje…

Read More

Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Luginës së Preshevës, i ka shkruar një mesazh urimi kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, për festat e Nëntorit. Ai thotë se nuk e di saktësisht se për çfarë akuzohet Veliaj apo se çfarë pretendohet se ka bërë, teksa shpreh konsideratat më të larta. “Ajo që e dimë me bindje është se ai ka qenë ndër të vetmit që me gjithë qenien e tij është përkushtuar në projekte konkrete për Preshevën, një vend i harruar nga çdo anë”, shkruan ai. Shqiprim Arifi shkruan se për të dhe shqiptarët e tjerë të Luginës, Erion Veliaj mbetet…

Read More

Papa Leoni XIV, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, shkoi edhe në Xhaminë Blu të Stambollit, ku u prit dhe u shoqërua nga kreu i Diyanet-it, presidenti i Çështjeve Fetare, Safi Arpagus. Ashtu si paraardhësi i tij, Papa Françesku, dhe të tjerë para tij, edhe Leoni XIV hoqi këpucët në respekt të traditave vendase. Xhamia Sultan Ahmet, e njohur gjerësisht si “Xhamia Blu”, është ndër faltoret më të rëndësishme të Stambollit. E ndërtuar mes viteve 1609-1617 nga sulltan Ahmeti I, ajo u ngrit mbi një pjesë të ish-Pallatit të Kostandinopojës, me synimin të bëhej qendra kryesore e adhurimit…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të “pezullojë përgjithmonë imigracionin nga të gjitha vendet e botës së tretë” një ditë pasi dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan në Uashington në një sulm që është bërë një pikë e nxehtë politike mes goditjes së vazhdueshme të presidentit amerikan ndaj imigracionit. Në të njëjtën kohë, drejtori i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së (USCIS), Joseph Edlow, njoftoi në një postim në platformën X të premten se të gjitha miratimet, refuzimet ose plotësimet e kërkesave për azil po pezulloheshin “derisa të sigurohemi që çdo i huaj është verifikuar dhe vlerësuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 29 nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat gjermane. “Mirëmëngjes dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”, shkruan Rama i cili postimin e tij e shoqëron me një foto nga Monumenti “Nëna Shqipëri”. Sot Shqipëria përkujton 81-vjetorin e Çlirimit. Si çdo vit, figurat më të larta të shtetit do të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit për të nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri. Homazhe pritet të organizohen edhe në rrethe.

Read More

Sot Shqipëria përkujton 81-vjetorin e Çlirimit. Si çdo vit, figurat më të larta të shtetit do të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit për të nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri. Homazhe pritet të organizohen edhe në rrethe. Shqipëria u çlirua nga forcat naziste më 28 nëntor 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi. Këtë datë politika e feston e ndarë pasi 29 Nëntori është festë vetëm për të majtën, ndërsa e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

Read More