Author: tirana

Vedat Muriqi vazhdon të impresionojë në futbollin spanjoll. Sulmuesi i Mallorcas realizoi dy gola në barazimin 2-2 kundër Osasunas, duke siguruar një pikë të rëndësishme për skuadrën e tij. Mallorca kaloi në epërsi të dyfishtë falë dy golave të Muriqit në minutat 62’ dhe 66’, por në minutat e fundit ekipi vendas u ndëshkua dy herë, duke e mbyllur ndeshjen në barazim. “SofaScore” e shpalli prizrenasin lojtarin e ndeshjes me notën 9.2. Përveç dy golave, Muriqi fitoi 11 nga 16 duelet e zhvilluara dhe u faullua gjashtë herë gjatë lojës. Me këtë paraqitje, Muriqi ngjitet në vendin e dytë të…

Read More

Muzikë dhe flamuj kuqezi nëpër Selanik, kështu u festua 28 Nëntori nga shqiptarët në Greqi. Mediat greke kanë shkruar për këto festime, ndërsa janë ndalur në Selanik, aty ku shqipet kanë vërshuar me makinat e tyre në rrugët kryesore dhe para Kullës së Bardhë, një pikë referimi e këtij qyteti, ndërsa në makina kanë vendosur flamuj të Shqipërisë dhe të UÇK. ”Ata kanë parkuar makinat para Kullës së Bardhë dhe kanë festuar duke kërcyer me flamuj”, shkruajnë mediat greke, ndërsa theksojnë se kjo festë është me rëndësi për të gjithë shqiptarët.

Read More

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi kundërshton idenë e kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve në parlament nga 140 në 101. Sipas tij, një ndryshim i tillë kushtetues do të vriste pluralizmin. ”Po flasim për themelet kushtetuese që kërkojnë debat të gjerë, dhe nuk është si të forcojmë Edi Ramën apo si ta shpëtojmë duke bërë sulltan Edi Ramën. Ky është parakushti si mos ta bësh një sistem zgjedhor. Konkluzioni i parë që del nga zvogëlimi i deputetëve, është që pothuajse zhduken partitë e vogla, do të zhduket pluralizmi brenda Parlamentit. Për rrjedhojë, autokratizmi është shumë i mundshëm”,…

Read More

Java e 13-të në Kategorinë e Parë, prodhoi gola të shumtë, por edhe surpriza. Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Kastriotit. Kurbinasit shmangën humbjen, falë dy golave të shënuar në fund. Kukësi bëri surprizën ndaj Burrelit, duke fituar 2-0, ndërsa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Apolonia ndaj Luftëtarit. Pogradeci dhe Iliria ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit pa gola, në një ndeshje të tensionuar në “Gjorgji Kyçyku”.

Read More

Studiuesi Auron Tare në këtë 29 Nëntor është ndalur te Varrezat e Dëshmorëve. Ai shkruan se vëren se varrezat e shqiptarëve të rënë për Shqipërinë janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa e kundërta ndodh me pushtuesit e huaj që kanë rënë në Shqipëri. “Pushtues i vrarë në Shqipëri apo shqiptar i vrarë për Shqipëri? Nesër është 29 Nëntori (dita e çlirimit), e cila tashmë si traditë përkujtohet veçmas: ca më 28-të e ca më 29-të. Me lule në dorë, me kurora, ata të 29-s do t’i drejtohen Varrezave të Dëshmorëve, ku kolegët e 28-s i kanë vendosur një ditë më…

Read More

Edhe pse ulja e taksave vendore është shpesh premtim elektoral, konsultimet për buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2026 nga ana e pushtetit lokal tregojnë se qytetarët do të përballen me kosto shtesë në tarifat dhe taksat vendore. Një tjetër bashki që rrit taksat për vitin 2026 është ajo e Elbasanit. Rritja deri në 20% e taksave tashmë është zyrtarizuar, pasi paketa fiskale u miratua me votat e mazhorancës. Qytetarët e Elbasanit do të paguajnë më shumë nga janari 2026 për të paktën tetë tarifa vendore, mes tyre tarifën e pastrimit, gjelbërimit, ndriçimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës. Gjatë prezantimit të…

Read More

Superliga zhvilloi këtë të shtunë dy ndeshjet e radhës për raundin e 13-të. Tirana u mposht 0-1 nga Egnatia, ndërsa në Ballsh vendasit e Bylis dhe Dinamo barazuan 0-0. Në 16:30 nis ndeshja e fundit e raundit mes Flamurtarit dhe Vorës në stadiumin e Vlorës. Në “Selman Stërmasi”, Tirana u mposht 0-1 nga Egnatia. Bardheblutë pësojnë humbjen e tetë këtë sezon dhe e shohin veten në kuotën e shtatë pikëve për vendin e fundit. Krizë e plotë në klubin më të titulluar në Shqipëri, teksa tifozët bardheblu brohoritën në stadium me thirrje kundër presidentit Refik Halili. Goli i vetëm i…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Dibër ka vënë në pranga një efektiv policie, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë më një të re. Hetimet nisën pas kallëzimit të qytetares me inicialet L. H., e cila ka deklaruar se punonjësi i policisë e ka detyruar nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit. Në pranga ka rënë punonjësi i policisë me inicialet J. U., i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ushtronte detyrën “Ndihmës/Specialist i Patrullës së Përgjithshme” në Komisariatin e Policisë Dibër, ndërsa aktualisht shërben si Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër. Punonjësi i…

Read More

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka reaguar pas debatit në mbledhjen e kryesisë në Kamëz, duke i dalë në mbrojtje Flamur Nokës. Sipas Berishës, gruaja e cila debatoi me Nokën, nuk është larguar nga partia. “Ajo zonja që foli me Flamur Nokën, nuk është larguar nga partia dhe askush nuk mund të largojë absolutisht asnjë anëtar. Zonja nuk mund të largohet, nuk mund të përjashtohet nga partia asnjë njeri për mendimet e tij. Zonja e ka rrugën të hapur për ankesën ndaj padrejtësisë që mund të pretendojë se i është bërë. Në vend të kësaj, ajo zgjodhi mediat, por në…

Read More

Anis Mehmeti nuk ka të ndalur në Angli. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar sërish për Bristol City. Në Portsmuth, miqtë kaluan në avantazh me Anis Mehmetin pas 17 minutave lojë. Një krosim nga e majta e sulmit prej Neto Borges, bëri që sulmuesi shqiptar të ‘përshëndeste’ rrjetën pas goditjes me kokë nga brenda zonës. Gjashtë gola për Mehmetin këtë sezon, por prej 2023 Sylvinho nuk e ka ftuar në Kombëtare. Mehmeti ka kontratë me Bristol City deri në fundin e këtij sezoni dhe pas tij janë shumë klube, por Leicester City duket se ka shfaqur interes kohët e fundit.

Read More

Në “Prime” të së premtes në Big Brother Kosova Vip 4, opinionistja Olta Gixhari u përfshi në një debat të nxehtë rreth sjelljeve të Sases brenda shtëpisë, duke e vlerësuar një prej veprimeve të saj si “kërcënuese”. Gjatë analizës së klipit, ku Sasa shihet duke ia tërhequr jorganin Labit dhe duke e prekur atë në një moment tensioni, Olta deklaroi se situata ishte tejet e papërshtatshme dhe se një gjest i tillë, nëse do të ishte bërë nga një mashkull ndaj një femre, do të sillte pasoja shumë më të rënda. “Nëse këtë veprim do t’ia bënte Labi Sases, ai…

Read More

Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më tërheqëse gjatë viteve të fundit. Një prej tyre janë edhe Alpet Shqiptare, të cilat të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës ofrojnë peizazhe mahnitëse. Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit pamje nga madhështia e Alpeve tona, të mbuluara nga manteli i bardhë i borës dhe të frekuentuara nga turistët e shumtë vendas dhe të huaj në Ditën e Çlirimit të vendit. Alpet shqiptare me bukuritë e tyre natyrore mbeten një atraksion absolut i turizmit duke tërhequr pushues vendas dhe të huaj në çdo periudhë të vitit.

Read More