Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga panairi Ndërkombëtar i Turizmit që po zhvillohet në Madrdit, ku Shqipëria merr pjesë. Rama shprehet se ky panair është pikëtakimi i profesionistëve të turizmit, ku marrin pjesë mbi 160 vende nga e gjithë bota dhe më shumë se 10,000 kompani. Kreu i qeverisë thekson se Shqipëria po merr vëmendje nga tregjet ndërkombëtare si një destinacion turistik dhe autentik gjithëvjetor. “Në panairin e turizmit në Madrid, që është dhe pikëtakimi i profesionistëve të turizmit, ku marrin pjesë mbi 160 vende nga e gjithë bota dhe më shumë se 10,000 kompani, Shqipëria…
Author: tirana
Nga Ylli Manjani Kam patur idenë, nisur edhe nga raportime gjithfarësh ne media (gabim i madh ky), se zonja Gjoka kërkonte letra greke. Por faktet e zbuluara edhe nga hetimi i Prokurorisë së Përgjithshme, tregojnë një gjë tjetër.Me pak fjalë:Zonja Gjoka si çdo qytetar tjetër ka dashur të kalojë krishtlindjet në Greqi në dhjetor të vitit 2002. Autoritetet kufitare greke nuk e kanë lejuar të hyjë me arsyetimin se viza kishte skaduar.Një vit më vonë, zonja ka marrë një vizë të rregullt në konsullatën e Greqisë dhe ka tentuar të shkojë përsëri për krishtlindje atje.Përsëri autoritetet Greke nuk e kanë…
Këshilli bashkiak i Tiranës në mbledhjen e parë për vitin 2026, votoi disa vendime të rëndësishme kryesisht për mbështetje me subvencion nga bashkia, për strehimin e familjeve në nevojë për disa kategori të caktuara. Në nisje të mbledhjes, kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u ndal edhe te situata e përmbytjeve që përfshiu vendin tonë pak ditë më parë, duke vlerësuar punën e ekipeve të emergjencave. Ristani tha se pavarësisht sasisë së shirave, Tirana e ka përballuar mjaft mirë situatën e përmbytjeve për shkak të gatishmërisë së ekipeve në terren. Një tjetër pikë që ceku Ristani ishte…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamjet nga punimet për rindërtimin nga e para të gjimnazit “Sulejman Elezi” në fshatin Laknas të Kamzës, që do të mirëpresë rreth 800 nxënësve. “Mirëmëngjes, dhe me punimet që vijojnë në Laknas për ndërtimin nga e para të gjimnazit ‘Sulejman Elezi’, i cili do të mirëpresë mbi 800 nxënës në kushte dinjitoze, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama, krahas pamjeve të punimeve për rindërtimin e gjimnazit. Sjellim ndërmend se punimet për këtë kantier kanë nisur një vit më parë. Sipas qeverisë, gjimnazi i ri do të ketë: Klasa bashkëkohore…
Kontrolli i SHBA-ve mbi eksportet e naftës së Venezuelës ka bllokuar dërgesa që shërbenin për shlyerjen e borxhit ndaj Kinës, duke hapur rrugën për një tjetër përplasje të mundshme mes dy superfuqive që mund ta komplikojë më tej rrugën e vendit të Amerikës së Jugut për të dalë nga mospagimi. Rreth një e dhjeta e borxhit të jashtëm prej 150 miliardë dollarësh të Venezuelës vlerësohet të jetë hua nga Kina, të cilat anëtari i OPEC-ut po i shlyente me ngarkesa nafte, deri kur SHBA-të sekuestruan presidentin venezuelian Nicolás Maduro më herët këtë muaj. Ekspertët e borxhit thanë se pasojat e pretendimit…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke i dhënë fund bashkëpunimit me agjencinë e OKB-së dhe duke ndërprerë financimin e saj. Vendimi u formalizua pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Donald Trump një vit më parë, me të cilin OBSH-ja u akuzua se ishte “tepër e orientuar nga Kina” gjatë pandemisë së Covid-19. Departamenti Amerikan i Shëndetësisë deklaroi se tërheqja vjen si pasojë e asaj që e cilësoi si keqmenaxhim të pandemisë, mungesë reformash dhe ndikim politik nga shtetet anëtare. OBSH-ja i ka hedhur poshtë akuzat. Drejtori i përgjithshëm i…
Numri i viktimave nga përplasja mes dy trenave të shpejtë në Spanjë ka arritur në 45, pasi trupat e dy burrave të tjerë u gjetën në një vagon të dëmtuar, tha Qeveria rajonale e Andaluzisë më 22 janar. Besohet se trupat u përkasin dy personave që figuronin si të zhdukur pas aksidentit, që ndodhi të dielën në mbrëmje. Identifikimi formal nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kordobës ende nuk është kryer. Trupat u gjetën në një vagon që kishte rënë rreth katër metra poshtë hekurudhës dhe që kishte pësuar dëme të mëdha. Numri i të plagosurve nga aksidenti është 123,…
Donald Trump tërhoqi të enjten ftesën për Kanadanë për t’iu bashkuar iniciativës së tij të Bordit të Paqes, e cila synon zgjidhjen e konflikteve globale. “Ju lutem, kjo letër shërben për t’ju njoftuar se Bordi i Paqes po tërheq ftesën për ju për bashkimin e Kanadasë në atë që do të jetë Bordi më prestigjioz i Liderëve ndonjëherë të grumbulluar”, shkroi Trump në një postim në Truth Social, drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney. Trump lançoi iniciativën e Bordit të Paqes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke pretenduar se do të jetë “një nga trupat më vendimtarë ndonjëherë krijuar në historinë…
Dy vëllezër shqiptarë, persona me precedentë penalë në Greqi, janë arrestuar si autorë te dyshuar të shpërthimit me eksploziv të diskotekës “Jacky.O” në rrugën Michalakopoulou të Athinës, mbrëmjen e 7 tetorit 2025. Në prangat e policisë greke ranë Blerim Buci, 41 vjeç dhe Besmir Buci, 32 vjeç, të dy nga Tirana. Veç akuzës për shpërthimin me eksploziv, ndaj tyre ishte aktiv një urdhër arresti për shkelje të kushteve kufizuese të qëndrimit, grabitje, si dhe shkelje të ligjeve mbi armët. Në mënyrë më të detajuar, u zbulua se, pasi parkoi një automjet pranë diskotekës, 32-vjeçari Besmir Buci, iu afrua objektit në…
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë në rrjetet e saj sociale pamjet nga vizita në Shqipëri. Disa prej pamjeve janë nga Plazhi i Porto Novos, pamje me sfond ishullin e Sazanit si dhe pamje nga vizita e saj në Manastirin e Zvërnecit. Ivanka duket e mahnitur nga vendet që ka vizituar, madje njërën prej videove e ka shoqëruar me këngën e njohur shqipe “Luleborë”. Vajza e president Donald Trump ndiqet nga 8.7 milionë njerëz në Instagram.
Të dhënat më të fundit nga rekrutimet dëshmojnë një prirje të qëndrueshme pozicite në raportin mes Rinisë dhe Forcave të Armatosura. Rritja e pagave, konsolidimi i shërbimit ushtarak si një karrierë e denjë dhe afatgjatë, si dhe rikthimi i dinjitetit të uniformës, kanë ndikuar drejtpërdrejt në forcimin e besimit dhe motivimit të të rinjve për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Këto politika dhe masa konkrete kanë sjellë rezultate të matshme, sipas ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu. Vetëm në fazën e parë të vitit 2026 janë regjistruar 343 aplikime, duke reflektuar një vazhdimësi pozitive të…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të noterit në prokuror, kur nuk lejohej nga ligji i kohës pa kryer më parë Shkollën e Magjistraturës. Veliaj ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008. Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në…