Ambasada e SHBA-së, Tiranë, Shqipëri Mesazh për shtetasit amerikanë Subjekti: Njoftim për protestë Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Dëshmorët e Kombit midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza Data/Ora: E shtunë, 24 janar 2025, ora 17:00 Ngjarja: Një protestë është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 24 janar 2025, në orën 17:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut. Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime…
Author: tirana
Në zbatim të Planit të Masave nr. 1261, datë 23.01.2026, dhe për shkak të rikonstruksionit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fushë-Krujë, ka nisur procesi i transferimit të të dënuarve drejt institucioneve të tjera të vuajtjes së dënimit. Konkretisht, janë transferuar gjithsej 142 të burgosur, nga të cilët 85 për në IEVP Peqin dhe 57 për në IEVP Durrës. Për realizimin e këtij procesi janë marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen dhe shoqërimin e të burgosurve nga forcat operacionale, nën drejtimin e specialistëve përkatës. Gjithashtu, për lëvizjen janë njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Drejtoria Vendore…
Nuk do të ketë aministi për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash, deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili bëri thirrje për hetim gjithëpërfshirës dhe ndëshkim për personat e dyshuar për manipulim të votave brenda partive politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.Apeli i liderit të partisë fituese të zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje, erdhi pasi një ditë më parë, autoritetet ndaluan mbi 100 persona nën dyshimin e tjetërsimeve e votave. Reagimi i Kurtit përmes Facebookut, erdhi gjithashtu pas kritikave të lëshuara në drejtim të tij për mungesë reagimi ndaj dyshimeve për manipulime të votave…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku si pasojë ka humbur jetën një 21-vjeçar. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi R. R., 26 vjeç u arrestua pasi teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë anësore dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi N. U., 21 vjeç i cili ishte pasagjer në automjet. Njoftimi i policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në rrugën “Janaq Kilica”, automjeti që ai drejtonte, në…
Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë pune në dy kompani shqiptare, të cilat kanë përfituar statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar, kompaninë “Everest” dhe “Albelettrica”. Gjatë vizitës, ministri Malaj u njoh nga afër me aktivitetin e kompanive dhe me përfitimet që ka sjellë statusi i Operatorit Ekonomik të Autorizuar për to. Kompania Everest ushtron aktivitetin e saj ekonomik prodhues dhe eksportues në sektorin e profileve të duraluminit dhe industrisë së automotivës, ka rreth 530 punonjës dhe operon në të gjithë zinxhirin e prodhimit, nga përpunimi i aluminit deri…
Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të Policisë, u parandala një ngjarje e mundshme kriminale në fshatin Lulëzim, Memaliaj. Një 53-vjeçar, i cili ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste, u arrestua në flagrancë nga shërbimet e policisë. Uniformat blu, gjatë kontrollit të banesës së tij, gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, e cila u mor si provë materiale dhe do të përdoret në hetimet e mëtejshme. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, nën drejtimin e Komisariatit të Policisë Tepelenë, ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit për dhunën dhe kërcënimet…
Siç ndoshta europianët kishin nevojë për një tjetër shenjë të qartë për respektin e ulët që presidenti Trump ka ndaj tyre, sjellja e tij tallëse dhe mospranimi i kritikave gjatë Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ishte një kujtesë e fortë. Por Davosi dha edhe një mësim tjetër për Europën. Duke qëndruar të bashkuar mbi parimin e integritetit territorial dhe sovranitetit dhe duke paralajmëruar për masa të rënda ekonomike kundër SHBA-së, europianët arritën të detyronin Trumpin të tërhiqej në lidhje me Grenlandën. Sovraniteti dhe pandryshueshmëria e kufijve janë shtyllat kryesore të projektit europian, i ndërtuar mbi rrënojat e Luftës së…
Gjykata e Apelit ka vendosur sot në 24 janar të lërë në fuqi masat e sigurisë për gjashtë shtetas të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe organizim të një grupi të strukturuar kriminal. Mes të akuzuarve është edhe djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, R.R. Shtetasit për të cilët u konfirmua masa e sigurisë janë: I.S, R.Rr, P.Rr, G.Rr, A.Gj, Z.A, J.V, M.B, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci. Nuk bënë ankim shtetasit S.Q. dhe A.N. Sipas aktakuzës, ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Organizim i grupit të strukturuar kriminal”,…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj punonjësve të policisë; ▶️ D. L., me detyrë Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum; ▶️ A. J., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Orikum; ▶️ A. F., me detyrë Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum; të dyshuar për kryerjen e…
Sot është Dita Ndërkombëtare e Arsimit. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) e përcakton arsimin si një të drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi publike. Asambleja e Përgjithshme e OKB-se e shpalli 24 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, për të vlerësuar rolin e arsimit për paqen dhe zhvillimin. Arsimi si një e drejtë njerëzore është e sanksionuar në nenin 26 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Deklarata kërkon arsim fillor falas dhe të detyrueshëm. Konventa për të Drejtat e Fëmijës, e miratuar në vitin 1989, shkon më tej duke përcaktuar që vendet duhet ta…
Vajza e futbollistit Freddy Alvarez ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, një ngjarje që ka tronditur jo vetëm klubin kryeqytetas, por edhe gjithë komunitetin sportiv në vend. Lajmi i hidhur u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të publikuar nga klubi i Tiranës, i cili shprehu dhimbjen e thellë dhe solidaritetin e plotë me lojtarin dhe familjen e tij në këtë moment tepër të vështirë. Sipas deklaratës së klubit, e gjithë skuadra, stafi teknik dhe drejtuesit janë në zi dhe pranë Freddy Alvarez, duke ndarë me të dhimbjen…
Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj, parashikon se sektori i transportit publik në vitin 2026 do të përballet me rritje të numrit të pasagjerëve, kryesisht për shkak të fluksit të turistëve. “Për vitin 2026, sektori i transportit publik pritet të regjistrojë rritje të numrit të pasagjerëve, kryesisht për shkak të fluksit të turistëve. Ndikimi pritet të jetë më i madh te transporti urban, ku gjatë verës së kaluar përdorimi ishte më i lartë se zakonisht midis qershorit dhe shtatorit, për shkak të pushimeve të shkollave dhe mbylljes së disa sektorëve të punës. Fluksi i turistëve bëri…