Author: tirana

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj, parashikon se sektori i transportit publik në vitin 2026 do të përballet me rritje të numrit të pasagjerëve, kryesisht për shkak të fluksit të turistëve. “Për vitin 2026, sektori i transportit publik pritet të regjistrojë rritje të numrit të pasagjerëve, kryesisht për shkak të fluksit të turistëve. Ndikimi pritet të jetë më i madh te transporti urban, ku gjatë verës së kaluar përdorimi ishte më i lartë se zakonisht midis qershorit dhe shtatorit, për shkak të pushimeve të shkollave dhe mbylljes së disa sektorëve të punës. Fluksi i turistëve bëri…

Read More

Me temperaturat në Nju Jork që arrijnë -23 gradë Celsius dhe në Rrafshnaltat Veriore që bien deri në -46°C, moti ekstrem dimëror po godet Shtetet e Bashkuara, duke vënë rreth 40 shtete në gatishmëri. Sipas parashikimeve, fenomeni pritet të prekë deri në 150 milionë njerëz deri të dielën. Reshje të dendura dëbore po regjistrohen tashmë në Teksasin veriperëndimor dhe Oklahomën, ku rreth 24,000 familje mbetën pa energji elektrike për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Në Çikago, temperatura ra në -27 gradë Celsius, duke rritur shqetësimet për sigurinë e banorëve. Të paktën 12 shtete kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme…

Read More

Për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e mëngjesit me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare, pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe lokalisht në jugperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve dhe në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metër reshje bore me intensitet të ulët. Era…

Read More

Juristi i njohur, Bledar Dervishaj ka komentua seancën e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, sa i takon kërkesës së Kryeministrit, Edi Rama për vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të Zv.Kryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Referuar qëndrimit të mbajtur në këtë seancë nga Prokuroria e Posaçme, Dervishaj shkruan në reagimin e tij se ajo nuk u ngrit në nivel Kushtetues dhe se argumentet e paraqitura vlejnë vetëm për gjykatat e zakonshme, dhe jo përpara trupës kushtetuese. Çështja objekt shqyrtimi përpara Gjykatës Kushtetuese, vijon më tej Dervishaj, nuk ka asnjë lidhje me argumentet e dhëna nga SPAK, ndërsa e…

Read More

Ministria e Arsimit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore ka miratuar periudhën e aplikimeve me formularët A1 dhe A1Z për Maturën Shtetërore dhe Maturën Shtetërore Profesionale 2026. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha sot se “nxënësit duhet të përcaktojnë edhe lëndët me zgjedhje duke nisur nga data 2 -11 shkurt “. “Ndërsa për maturantët e viteve të kaluara, të cilët duan të bëhen pjesë e Maturës Shtetërore 2026, shërbimi për formularët A1Z do të aktivizohet në datat 10–11 shkurt”, theksoi Kumbaro. Ministrja Kumbaro i bëri apel maturantëve të ndjekin me vëmendje afatet dhe udhëzimet përkatëse. Ministria e Arsimi sqaron hapat si…

Read More

Pas përmbytjeve masive që preken disa qytete të Shqipërisë, më 6 janar 2026, një grup vëzhguesish të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) realizuan një monitorim të pjesshëm për të verifikuar situatën dhe pasojat e këtyre fatkeqësive.Kontrolli u fokusua në Bashkinë Durrës, ku u zhvilluan takime me banorë të zonës së “Kënetës” dhe u inspektuan shtëpitë e dëmtuara. Përveç banorëve, u takuan edhe përfaqësues të autoriteteve lokale, përfshirë Administratorin e Njësisë Administrative Nr. 6, Prefektin e Qarkut Durrës dhe përfaqësues të drejtorive të ndryshme të shërbimeve publike. Në përfundim të monitorimit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ndan disa shqetësime dhe rekomandime të…

Read More

Në mbledhjen e sotme të komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme është diskutuar lidhur me disa ndryshime në Kodin Penal. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij tha se ndryshimet e propozuara nga mazhoranca synojnë dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët profesionistë, por jo për ato që ai i cilësoi si profesionistët e shpifjes. Ai shtoi më tej se këto ndryshime të propozuara nga qeveria kanë si synim mbrojtjen e publikut dhe garantimin e standardeve europiane në fushën e informimit. Balla foli edhe për fyerjen ku tha se asnjë vend në Europë nuk e…

Read More

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pushuar çështjen në ngarkim të ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Çështja kishte ardhur nga prokuroria e Beratit dhe lidhje me trasferimin e dy oficerëve. Pavarësisht verifikimit nuk u gjetën prova për paligjshmëri nga ana e ish-kreut të Policisë. Sjellim ndërmend se Rrumbullaku u largua nga drejtimi i Policisë së Shtetit në shtator të vitit 2024 dhe e mbajti këtë detyrë për dy vjet.

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri me dije gjatë prezantimit të ecurisë ekonomisë se gjatë këtij viti pritet që të miratohet ligji për produktet “Made in Albania”. Ajo theksoi se ky ligj synon që të mbrojë produktet që prodhohen këtu, por edhe të garantojë nxitjen e eksportit të tyre. “Një komponent që lidhet ngushtësisht me promovimin është ligji që ne do të miratojmë brenda vitit 2026, ligji për “Made in Albania” që synon të promovojë produktet vendase në vend dhe jashtë vendit. Por synon edhe ndërtimin e brand-it “Made in Albania” dhe procesin dhe procedura që lidhen me…

Read More

Porti i Durrësit ka përmbyllur vitin 2025 me tregues pozitivë në drejtim të përpunimit të mallrave dhe lëvizjes detare, duke konfirmuar rolin e tij si nyja kryesore e tregtisë detare në Shqipëri dhe një faktor i rëndësishëm për ekonominë kombëtare. Autoriteti Portual Durrës informoi sot “se gjatë vitit 2025, në katër terminalet e portit janë përpunuar gjithsej 3,8 milionë tonë mallra, ose 6,3% më shumë se gjatë vitit 2024, nga të cilat 2,8 milionë tonë importe dhe 1 milion tonë eksporte”. Struktura e këtij volumi reflekton nevojat e ekonomisë vendase për furnizim të qëndrueshëm me lëndë të para dhe mallra…

Read More

Mbi 100 komisionerë të angazhuar në numërimin e votave në Prizren janë intervistuar sot nga hetuesit e Policisë së Kosovës në këtë komunë. “Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij” ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas informacioneve të deritanishme ka edhe të arrestuar, ndërkohë mësohet se ka edhe të ndaluar. Dyshimet kanë të bëjnë më keqpërdorimin e votave në Prizren. Në këtë komunë pas rinumërimit është evidentuar se janë manipuluar rreth 30 mijë vota.

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme lidhur me projektligjin “Për importin, eksportin dhe tranzitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve”, se aktualisht janë nënshkruar gjashtë kontrata për krijimin e gjashtë kompanive të përbashkëta shtet–privat, përmes kompanisë shtetërore KAYO dhe gjashtë operatorëve privatë. Në përgjigje të pyetjes së deputetit të Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, mbi zhvillimet në industrinë e prodhimit të armëve, ministri Vengu bëri të ditur se, këto kontrata parashikojnë prodhimin e municioneve, mjeteve dhe pajisjeve personale, uniformave, armatimit të lehtë, dronëve, sistemeve antidron,…

Read More