Futbolli modern po ndryshon me shpejtësi, nga organizimi i klubeve, te infrastruktura dhe mënyrat si fuqizohen talentet e rinj. Pikërisht me këtë vizion zhvillimi, Presidenti i FSHF-së dhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, vizitoi Tetovën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi që synojnë një nivel të ri profesionalizmi në futbollin e rajonit. Presidenti Duka u prit nga Kryetari i Komunës Tetovë, Bilall Kasami, ndërsa në takim morën pjesë edhe Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu, si dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragic, dhe Presidenti i FC Shkëndija, Lazim Destani. Gjatë vizitës, Presidenti Duka…
Author: tirana
Shpat Kasapi u përcoll drejt banesës së fundit të dielën e 30 dhjetorit, dhe familja e tij ka bërë një njoftim prekës për të gjithë dashamirët e muzikës së tij dhe publikun e gjerë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, familja fton njerëzit t’i bashkohen të pames në nderim të figurës së Shpatit. Pamja do të mbahen sot, nesër dhe pasnesër nga ora 10:00 deri në 19:00, në Shkup. Mesazhi i familjes ka qenë veçanërisht emocional. “Të nderuar miq, familjarë dhe dashamirës të muzikës së krijimtarisë së Shpatit. Të qoftë dheu i lehtë Shpati jonë, nuk të themi Lamtumirë asnjëherë,…
Duke ndarë një fotografi nga një dyqan veshjesh urbane dhe duke e shoqëruar atë me shënimin “Ngoje i pari”, këngëtari Yll Limani në fakt po i ftonte ndjekësit të klikojnë linkun e bashkëngjitur, i cili çon në TikTok. Aty, artisti ka publikuar një pjesë të shkurtër të këngës së tij më të re, “Era”. Publikimi i fragmentit vetëm pak sekonda të një refreni të paplotë ka mjaftuar për të ringjallur diskutimet që prej ditësh qarkullojnë rreth Yll Limanit. Fansat, të cilët prej mëngjesit janë angazhuar në interpretimin e përgjigjeve të tij ironike dhe të paqarta në lojën TSN, po e…
Këtë të hënë kreu i PD-së, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama i bëri presion Kushtetueses për çështjen ndaj Belinda Ballukut, por kreu i qeverisë thotë se ankimimi është bërë për parimin e moscënimit të balancës mes pushteteve. Rama thotë se nuk po bën presion dhe se e ka ankimuar vendimin e GJKKO-së si kryeministër. Sipas tij, nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror e gjyqtar do të legjitimohej si e drejtë për drejtësinë, do ishte precedent kërcënues. “Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flas për një proces gjyqësor. Me një pjesë nuk jemi kuptuar. Prandaj jam këtu…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti këtë të hënë në Elize për vizitën e planifikuar në Francë, të dhjetën që nga shpërthimi i luftës me Rusinë në vitin 2022. Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron, sot së bashku në Paris, synojnë të zhvillojnë një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Keir Starmer, si dhe me drejtuesit e BE-së dhe liderë të tjerë evropianë. Lajmi raportohet nga media ukrainase Suspilne.
Nga sot 1 dhjetor 2025, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. Edhe pse është ditë pushimi zyrtar, zyrat e postës do të jenë të hapura. Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026. Bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona. Të moshuarit që marrin deri në 20 mijë lekë pension, pensionet e invaliditetit, përfituesit e pagesës mujore familjare dhe sociale, si dhe disa kategori të tjera si ata që gëzojnë…
Një 48-vjecar nga Tepelena, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për “trafik të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia greke në Aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës. Ardian Gerbi nga Bënça e Tepelenës, është ndaluar mesditën e 29 nëntorit, por policia greke e ka bërë vetëm sot të ditur lajmin. Sipas policisë greke, Gërbi rezulton se në vitin 2008, i ka shitur një tjetër personi 3 kg marijuanë dhe 290 gram kokainë. Ardian Gërbi rezulton i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg. Ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.
Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor 2025. Dje, ishte afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve. Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në koalicion në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa PDK e LDK janë regjistruar si subjekte politike më vete. “Pas përfundimit të afatit për deklarimin e koalicionit të partive politike, kemi pasqyrën e qartë. Janë regjistruar në total 23 subjekte politike. Tre janë koalicione, 17 janë parti politike, dy janë iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Vetëvendosje është regjistruar si koalicion me Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane. Kjo do të thotë që ka marrë tri parti…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar sot, 1 dhjetor, pagat indikative (orientuese) për sektorin e ndërtimit. Përmes një postimi në faqen zyrtare, u bëhet apel tatimpaguesve që të sigurojnë deklarimin korrekt të pagave, për të shmangur kontrollet e thelluara dhe masat administrative që parashikon ligji. “Në kuadër të planit sektorial të ndërtimit dhe për të luftuar informalitetin në pagat e punonjësve, fokusi i Administratës Tatimore nga dhjetori 2025 e në vijim do të jetë ndërtimi, kryesisht në: Subjektet që deklarojnë paga më të ulëta se pagat indikative të publikuara nga Tatimet dhe subjektet kur ndryshimi i profesionit përdoret për…
Gjykata e Lartë ka rikthyer sot, 1 dhjetor, për rishqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit (GJKKO) çështjen e tre ish-gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini. Në shkurt të vitit 2019, treshja e Apelit vendosën të pranonin procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe ta dënonin Dritan Dajtin me 25 vite burg duke rrëzuar kështu Shkallën e Parë. Ky vendim u pasua me reagime të ashpra, edhe nga qeveria e asaj kohe, aq sa u kërkua që ata t’i nënshtroheshin një procesi disiplinor në Këshillin e Lartë Gjyqësor. U urdhërua edhe kontroll i banesave të tyre, por nuk u gjet…
Në fshatin Shpërdhet në Mamurras, aty ku prej një jave si pasojë e prurjeve të mëdha të fshatit Droje, rruga kryesore e fshatit u mor përpara duke lënë të izoluar rreth 300 familje. Puna po vijon në shtratin e lumit për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe aksesin për banorët. Gjatë rrugës për në fshat takuam edhe një nxënëse e cila tregoi se nuk ka shkuar në shkollë, ndërsa sot i është dashur rreth 20 minuta rrugë. Teksa punimet po vijojnë, banorët apelojnë për një investim më të madh dhe të qëndrueshëm, pasi sa herë ka reshje shiu…
Lara Colturi arriti të ngjitej për herë të tretë në podium në këtë sezon të Kupës së Botës, pasi u rendit e treta në garën e slalomit të zhvilluar të dielën në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Skiatorja e Shqipërisë u vendos pas amerikanes Mikaela Shiffrin dhe gjermanes Lena Duerr në etapën e radhës, e mbajtur në Copper Mountain. Pas garës, 19-vjeçarja tha se ishte një luftë e fortë sportive. “Ishte një ditë e vështirë. Ishte një luftë sportive. Të them të drejtën, nuk e prisja të shkoja në podium, por jam e kënaqur dhe dua të vijoj…