Author: tirana

Për herë të dytë brenda dy javësh dhe të dhjetë që pas fillimit të pushtimit rus, Volodymyr Zelensky u takua me presidentin francez Emmanuel Macron të hënën në Paris. Negociatat për paqen vijojnë, por mbrëmjen e së dielës Putin deklaroi se trupat e tij kishin shtënë në duar Pokrovsk, një qytet strategjik për përparimin e tyre, edhe pse ukrainasit nuk e kanë konfirmuar. Më pas, sipas Kremlinit, “ai kërkoi që ushtarët të pajiseshin me gjithçka kanë nevojë për të kryer operacionet ushtarake gjatë dimrit.” Këto fjalë nuk lënë vend për një armëpushim të afërt, përkundrazi, shkruan Il Corriere della Sera.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një shërbim të ri digjital për studentët dhe ish-studentët, i cili u mundëson verifikimin online të numrit të matrikullimit përmes platformës e-Albania. Sipas tij, ky shërbim synon të thjeshtojë procedurat dhe të ofrojë akses më të shpejtë në dokumentacionin akademik. “Nga sot, studentët dhe ish-studentët e institucioneve të Arsimit të Lartë aplikojnë online përmes e-Albania për të marrë informacion mbi statusin e numrit të matrikullimit. Shërbimi jep informacion në kohë reale me një nga statuset: aprovuar, në proces ose refuzuar,” thuhet në njoftimin e publikuar nga kryeministri. Shërbimi përfshin të gjithë studentët e regjistruar…

Read More

Emigracioni dhe plakja e popullsisë janë nga plagët më të mëdha që po kalon shoqëria jonë dhe që kërkojnë një angazhim serioz për ta zbutur këtë fenomen. Por anketat tregojnë se edhe ata që provojnë të kthehen nuk e gjejnë veten dhe duan të ikin sërish, pasi vështirësitë janë edhe më të mëdha se para largimit të parë. Anketa e Bankës Qendrore të Austrisë në fund të vitit 2024 vuri në dukje se gjysma e atyre që ishin rikthyer në Shqipëri donin të largoheshin sërish. 30 për qind e tyre që morën pjesë në anketë kishin jetuar jashtë vendit më…

Read More

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë përfshirë ishullin e madh të Sumatrës në Indonezi ditët e fundit është rritur në 631, teksa mbi 1 milion njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, tha agjencia e katastrofave të vendit. 472 persona të tjerë janë ende të zhdukur dhe 2,600 të tjerë të plagosur në tre provinca të ishullit, në pjesën perëndimore të arkipelagut indonezian, tha agjencia.

Read More

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug të vendit në orët e para të mëngjesit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht mesatar. Në lartësinë mbi 800-900 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët. Mjegull/mjegullinë në orët të mëngjesit si dhe në…

Read More

PD u rikthye sërish këtë të hënë para godinës së Kryeministrisë, ku u mbajt tubimi i radhës i ”Foltores nr 2”. Gjatë fjalës së tij në protestë, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të ndalë tubimet deri në largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ai tha se opozita ka hyrë në një betejë vendimtare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, teksa theksoi se nuk do të hyjë më në zgjedhje me Edi Ramën. ”Kemi hyrë në betejën vendimtare. Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje. Zgjedhjet dhe votën nuk ja falim kurrë. Rama do të jetë…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka pagëzuar këtë mbrëmje rrugën përpara Kryeministrisë si “Sheshi i Lirisë”. Në aktin e tretë të “Foltores 2” që përsëritet çdo të hënë, kreu i demokratëve, u shpreh përpara mbështetësve të tij se mision i madh është largimi i kësaj qeverie që e ka varfëruar vendin, teksa sulmoi kryeministrin se ka marrë në mbrojtje zv.kryeministren Balluku. ”Ky është Sheshi i Lirisë. Ne kemi njohur shumë pushtime, diktatura e mënxyra, por kurrë nuk jemi kthyer 100 vite pas si në këto vite. Nuk kemi humbur 45% të materies kombëtare si këto 10 vite. Asnjëherë nuk jemi…

Read More

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso në fjalën e mbajtur në Foltoren e PD para Kryeministrisë, tha se Rama duke mos shkarkuar Ballukun po mbron veten e tij. Sipas Kasos, kryeministri Edi Rama i druhet përballjes me drejtësinë pasi do t’i duhet të japë llogari për shumë çështje të tjera për të cilët vartësit e tij tashmë janë nën hetim apo të izoluar. ”Së pari në asnjë vend s’ka ndodhur që zv.kryeministri të jetë i pandehur dhe të merret në mbrojtje nga shefi kryeministër. Ai ose jep dorëheqjen ose shkarkohet. Duhet ta kemi të qartë se me refuzimin e tij për…

Read More

Ogerta Manastirliu së bashku me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe deputetët e Tiranës, zhvilluan një dëgjesë publike me banorët e Njësisë 7 dhe 10 në Tiranë, ku prezantoi prioritetet e Buxhetit 2026 dhe investimet që do të prekin drejtpërdrejt komunitetin. Gjatë takimit, Manastirliu u fokusua te projektet kryesore në arsim, rindërtimi dhe zgjerimi i infrastrukturës shkollore, si dhe te programet e reja që do të mbështeten nga buxheti i vitit të ardhshëm, përfshirë ushqimin në shkolla dhe programet pas shkollore. “Jemi këtu për të diskutuar politikat dhe programet me Buxhetin 2026. Dua të ndalem te çerdhet, kopshtet…

Read More

Pas “kafes” që duket që trazoi selinë blu, Ervin Salianji është paraqitur në protestën e thirrur nga Sali Berisha mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë. Disa ditë më parë, Salianji organizoi një takim me figura të rëndësishme të PD, përfshirë fitues të Primareve dhe kandidatë për deputetë që morën numër të konsiderueshëm votash por nuk arritën të fitonin mandatin më 11 maj.

Read More

Edhe këtë të hënë, PD po mban tubimin e radhës të ”Foltores” kundër qeverisë ”Rama 4”. Para godinës së Kryeministrisë janë vendosur figura të improvizuara të ish-zyrtarëve të PS të dënuar me burg, siç janë Erion Veliaj, Vangjush Dakon, apo ish-deputetët Alqi Bllako, Ilir Beqaj. Ajo çfarë bie në sy, është që funksionarët e lartë të PS shihen të veshur me uniformat e burgut.

Read More

Këtë të hënë klubi i Futbollit Tirana ka njoftuar zyrtarisht afrimin e Basilio Ndong, një mbrojtës krahu me përvojë në Europë dhe mbi 50 paraqitje me përfaqësuesen e tij. Lojtari u prezantua dje nga drejtori sportiv Omer Bunjaku dhe konsiderohet një përforcim strategjik për skuadrën bardheblu në vazhdimin e sezonit aktual. Klubi i uroi Ndong mirëseardhjen dhe shumë suksese me fanellën e KF Tiranës, duke shpresuar që përvoja e tij të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave të sezonit.

Read More