Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të zhvilluar sot në fokus ishte edhe procesi i integrimit europian. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në një postim në rrjetet sociale tha se gjatë mbledhjes u diskutua për koordinimin e agjendës kombëtare të integrimit europian. “Në fillim të vitit 2026, kuadri negociues me Bashkimin Europian do të kërkojë një ritëm edhe më të përshpejtuar, duke përfshirë çdo nivel të administratës shqiptare”, tha Spiropali. Spiropali informoi se “një numër i madh projektligjesh janë përgatitur ose janë në proces përgatitjeje nga ekspertët tanë, të cilat do të ndjekin rrugën…
Author: tirana
Këtë të martë në Akademinë Përkujtimore të mbajtur në Çair, nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi ka përlotur të gjithë të pranishmit me fjalët e saj të ndjera. Ajo e nisi fjalimin duke falënderuar mikun e familjes, kryetarin e sapozgjedhur të Çairit, Izet Mexhitin, për organizimin e këtij nderimi. ”Faleminderit zotëri Izet Mexhiti, miku im, që organizove këtë eveniment për nder të humbjes së madhe të shpirtit tim, gjysmës së shpirtit tim, Shpatit”,-tha ajo mes dëshpërimit. Pavarësisht karrierës së gjatë në arsim, ajo rrëfeu se përballë kësaj humbjeje, fjalët i kishin humbur peshën. ”Sot do thoni pse…
Qytetarët shqiptarë mendojnë se ekonomia nuk po shkon mirë. Ata janë veçanërisht të shqetësuar nga rritja e çmimeve këtë fillim-dimër. “Po janë 20-30 apo edhe 50 lekë më shtrenjtë. Zarzavatet një herë janë shtrenjtuar shumë. Që nga domatet, specat. Edhe bulmeti duket se po rritet”, thotë një qytetar. Në pyetësorin e përmuajshëm që Banka e Shqipërisë bën, treguesi i besimit konsumator vijoi për të tetin muaj të shfaqte pasiguri. Ndonëse u rrit me 0.8 pikë, shqiptarët janë tërhequr nga blerjet, veçanërisht nga ato në shumë të mëdha. “Kjo lidhet me faktin se konsumatori nuk ka garanci. Asgjë nuk është e…
Ka një tjetër reagim nga ana e kryeministrit Edi Rama sa i takon vendimit të Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Rithekson se është rast unikal në botë dhe sipas tij, lufta ndaj korrupsionit nga ana e drejtësisë së re, nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar. Postimi i kreut të qeverisë në “X”: Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie! Se të më thoni…
Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe ish-ministre e Jashtme Federica Mogherini është arrestuar këtë të martë nga forcat e rendit të Belgjikës. Ajo u ndalua, në kuadër të hetimeve dhe bastisjeve të kryera pranë Kolegjit të Evropës dhe Shërbimit për Veprim të Jashtëm (SEAE). Kështu raporton e përditshmja belge “L’Echo”. Më herët doli se autoritetet belge kishin arrestuar tre të dyshuar për një mashtrim të dyshuar të lidhur me formimin e financuar nga BE për diplomatët e rinj. Bastisjet, të kryera me kërkesë të Prokurorisë Evropiane (EPPO) dhe të miratuara nga…
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 22-vjeçar, banues në Spinetoli të Italisë, i dyshuar se bënte pjesë në një rrjet trafiku kokaine në zonë. Mediat e huaja raportojnë se gjatë një kontrolli rutinë, ai u kap me drogë të fshehur në një çokollatë. Ai u arrestua në fundjavë, kur një patrullë e Guardia di Finanza po patrullonte zonën e Monsampolos, në rrugën Salaria. Oficerët ndaluan një Toyota Auris të drejtuar nga i riu shqiptar, i cili u duk nervoz kur iu kërkua e identitetit.
Menaxheri i njohur Xhani Demika ka ndarë për emisionin “Pa filtra” në Radar.al informacione të shumta nga bota e shoëbizz-it për yjet e skenës shqiptare. Nuk mund të mungonte edhe një deklaratë për këngëtarin shumë të dashur për shqiptarët Flor Mumajesi, i cili prej kohësh ka qenë jo aktiv në skenë apo koncerte, duke aluduar për largimin e përhershëm apo rikthimin e tij të afërt. Demika tha se Flor Mumajesi është duke përgatitur një album dhe pritet rikthimi i tij i shpejtë.“Flori me dijeninë që kam…mund të mendoj që ai është duke përgatitur një album të fortë. Kam përshtypjen që kur Flori të dalë,…
Një anije cisternë me flamur rus, që lundronte nga Rusia drejt Gjeorgjisë dhe ishte ngarkuar me vaj luledielli, u sulmua pranë brigjeve turke. Ngjarja ndodhi rreth 80 milje larg bregdetit të Turqisë, njoftoi Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e vendit. Të 13 anëtarët e ekuipazhit të “Midvolga 2” shpëtuan pa lëndime. Sipas ministrisë turke, anija nuk ka kërkuar ndihmë dhe po vazhdon lundrimin drejt Sinopit. Disa ditë më parë, dronë ukrainas goditën dy anije ruse pranë brigjeve turke. Më herët, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi janë të papranueshme dhe bëri…
Numri i rasteve të referuara për veprën penale “Pastrimi i parave” ka arritur në 311 raste për muajt janar-gusht 2025, niveli më i lartë në 5 vitet e fundit, duke shënuar rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, vlera e parave të sekuestruara ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke shënuar sekuestrimi në vlerë 9,4 mln euro për janar-gusht 2025, kundrejt 53,9 mln eurove të sekuestruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ulje prej rreth 82%. Të dhënat janë bërë publike në raportet statistikore mujore të Ministrisë së Brendshme. Referuar të dhënave…
Është mbyllur argjinatura e çarë në lagunën e Vainit. Rikuperimi i saj u realizua rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që gjatë ditës do të vijojë puna me mjete dhe forcat e ushtrisë për përforcimin e argjinaturës, në mënyrë që dëmtime të tilla të mos ndodhin më. Si pasojë e çarjes së argjinaturës një ditë më parë, disa toka bujqësore në zonat e Treshit dhe Spitenit u përmbytën sërish.
Një javë pasi plazhi i Velipojës u mbulua nga mbeturinat urbane, autoritetet lokale kanë nisur aksionin për pastrimin e vijës bregdetare. Pasi u mbyllën të gjitha ditët e pushimit zyrtar, punonjës të bashkisë zbritën këtë të martë në terren për t’u angazhuar në pastrimin e plazhit. Për këtë punë u përdorën edhe tri fadroma për të larguar mbetjet që u nxorrën nga uji pas reshjeve të dendura. Mësohet se mbetjet do të depozitohen në landfillin e Bushatit. Ndërkohë, në këtë zonë pritet të zhvillohet edhe një aksion tjetër i madh pastrimi më 10 dhjetor, ku do të marrin pjesë vullnetarë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e verifikimit paszgjedhor të 210 kutive të votimit, të përdorura në zgjedhjet e 11 majit. Ky kontroll i detajuar synon të sigurojë saktësinë e numërimit të votave dhe të verifikojë korrektësinë e procedurave të ndjekura nga administrata zgjedhore. Fletët e votimit dhe gjithë materiali zgjedhor po shqyrtohen me kujdes, për të garantuar integritetin dhe transparencën e procesit. Kutitë e para që u hapën për verifikim ishin ato të qytetit të Durrësit, ndërsa procesi do të vijojë gradualisht në të gjithë vendin. Ky hap i KQZ-së është pjesë e mekanizmave të pasqyruar në ligjin…