Author: tirana

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e verifikimit paszgjedhor të 210 kutive të votimit, të përdorura në zgjedhjet e 11 majit. Ky kontroll i detajuar synon të sigurojë saktësinë e numërimit të votave dhe të verifikojë korrektësinë e procedurave të ndjekura nga administrata zgjedhore. Fletët e votimit dhe gjithë materiali zgjedhor po shqyrtohen me kujdes, për të garantuar integritetin dhe transparencën e procesit. Kutitë e para që u hapën për verifikim ishin ato të qytetit të Durrësit, ndërsa procesi do të vijojë gradualisht në të gjithë vendin. Ky hap i KQZ-së është pjesë e mekanizmave të pasqyruar në ligjin…

Read More

Mbrojtja e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në burg prej më shumë se një viti, ka kërkuar shtyrje të seancës në Apelin e Posaçëm. Kujtim Cakrani, tha për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha se ka apeluar pezullimin e afateve të paraburgimit. Më tej ka shtuar se nuk është paraqitur mbasi duhet të ndjekë një seancë penale në Durrës. Kujtojmë se pak ditë më parë (27 nëntor) Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, për t’u liruar.

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se nuk do të propozojnë asnjë kandidat për Avokat Populli. Taulant Balla: Ne nuk do mbështesim një kandidat, por do të vlerësojmë kandidaturat, që janë mbështetur me firma nga ana e opozitës. Janë disa kandidatura, që janë mbështetur nga opozita. Ne do shohim kandidaturat që janë propozuar nga opozita dhe do të komunikojmë, se cilën kandidaturë do ta mbështesim. Ne do të shprehemi për kandidaturat, kur të mbyllet afati. Nuk i kam parë ende të gjitha kandidaturat. Pasi Komisioni për Çështjen Ligjore, të marrë kandidaturat, të shikojë nëse plotëson kushtet dhe…

Read More

Vrasja e biznesmenit Edmond Hyka dy ditë më parë në Elbasan është zbardhur. Mësohet se në pranga kanë rënë 2 persona, një bashkëpunëtor si dhe roja i karburantit ‘Xhaxhi Oil’ Kujtim Pisha për moskallëzim krimi. Ndërkohë që dy qitësit janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Ata janë Marselo Arani nga Elbasani, i cili ndodhej në arrest shtëpie për një vepër tjetër penale si dhe Armando Kola nga Laçi. Njoftimi i Policisë: DVP Elbasan Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit. Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24…

Read More

Një shqiptar, rrezikon të dënohet me një vit burg dhe 1,600 euro gjobë pasi vodhi 50 euro nga shtëpia e ministres belge, Zuhal Demir. Me profesion piktor, ai u paraqit (në mungesë) para gjykatës në Tongeren, Belgjikë, i akuzuar për grabitje në shtëpinë e ministres belge të Arsimit, Drejtësisë dhe Punës, Zuhal Demir. Ngjarja ndodhi më 7 janar 2023, kur i pandehuri hyri përmes një dritareje në banesën e rrethuar të ministres në Genk dhe u largua vetëm me 50 euro të marra nga një kuti kursimesh. Hetimi në vendngjarje zbuloi gjurmë ADN-je në kutinë e kursimeve, të cilat më…

Read More

Nëse do të ishte mes nesh, Ibrahim Rugova do të festonte 81-vjetorin e lindjes. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka kujtuar ditëlindjen e Rugovës, ‘Presidentit historik të Kosovës’ të cilin e cilëson si prijës politik e shpirtëror misionar Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se ‘Rugova nuk udhëhiqej nga turmat, por ai i udhëhiqe ato nëpër shtigje të panjohura, nga errësira drejt dritës’. Postimi i plotë: Ndoshta për shkak të emrit Ibrahim/Abraham, në fëmijëri Ibrahim Rugova më fanepsej si profet. Më vonë konstatova se ky politikan nuk ngjante me askënd. Nuk çirrej, nuk mburrej,…

Read More

Mijëra landfill-e në Britani dhe Europë ndodhen në fusha të përmbytshme, duke rrezikuar që mbeturinat toksike të kontaminojnë ujin e pijshëm, lumenjtë, tokat dhe ekosistemet. Kjo u zbulua nga harta e parë e përbashkët e kontinentit mbi landfill-et, realizuar nga The Guardian, Watershed Investigations dhe Investigate Europe. Ndikimi i ndryshimeve klimatike Patrick Byrne nga Universiteti Liverpool John Moores thotë “me përmbytje dhe erozion që ndodhin më shpesh dhe më të forta për shkak të ndryshimeve klimatike, rreziku që mbeturinat të shpërndahen në mjedis është shumë i lartë”. Kjo përfshin mbeturina fizike si plastika dhe materiale ndërtimi, por edhe kimikate të rrezikshme si PFAS (kimikate…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në seancën paraprake të GJKKO ka parashtruar kërkesat e tij. Në një fjalim të gjatë ai është ndalur tek mënyra sesi po trajtohet gjatë seancave, duke kërkuar në radhë të parë që t’i hiqet masa e vendosjes në kafaz. Po ashtu, Erion Veliaj ka kërkuar vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që siç shprehet ai “më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime”. Kryebashkiaku kërkon shtyrjen e procedurës, derisa “kjo…

Read More

Dy persona janë arrestuar lidhur me atentatin e së dielës, 30 nëntor, në Elbasan, ku u ekzekutua me tre plumba biznesmeni Edmond Mëhalla. Sipas gazetarit të Klan News, Besar Bajraktaraj, bëhet fjalë për rojen e karburantit (në pronësi të viktimës) i akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ish-ortakun e biznesmenit të ndjerë, shtetasi me inicialet N.GJ, si bashkëpunëtor në vrasje. Në kërkim është shpallur një person tjetër. Ndërkohë, gazetari Fatos Salliu raporton se shtetasi N.GJ. është shoqëruar dje në komisariat, 1 dhjetor. “Ditët e fundit ishte parë duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin…

Read More

Pika kufitare e Kakavijës do të vijojë të bllokohet për shkak të grevës së fermerët grekë vijojnë grevën. Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 16:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. “Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato iu përgjigj akuzave kryesisht nga opozita, se është ‘i njëanshëm në deklaratat e tij për raportin e progresit, apo për zgjedhjet e 11 majit’. I ftuar ne “Wake Up” në Top Channel, Gonzato tha se kritika nuk e shqetëson, ndërsa për raportin e progesit e cilësoi si busullën e tij. “Akuza është fjalë e fortë, siç e thash më parë kritika nuk më shqetëson, por më bën të reflektoj. Për mua cila është busulla ime, raporti i progresit, jep merita aty ku duhet dhe thekson mangësitë e pengesat që duhen trajtuar. Kjo…

Read More