Author: tirana

Në Policinë e Shtetit do të kemi emra të rinj drejtuesish për qarqet Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Ishte drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda që çeli garën sipas ligjit të Policisë së Shtetit për rifreskimin e kupolës drejtuese. Emrat e oficerëve që kanë aplikuar janë që nga Loard Sallaku, Uljan Shpataraku, Islor Islami, Alban Çela dhe Dritan Lena. Oficeri i karrierës Loard Sallaku me 21 vite eksperiencë, një nga emrat e rinj më me perspektivë në Policinë e Shtetit prej 5 muajsh drejtor i komanduar në Policinë e Kukësit, është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë së Elbasanit. Oficeri…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bën me dije se në 2 ditët e para të shpërndarjes së bonusit të pensionistëve në të gjithë vendin janë tërhequr 42 631. “Pensionistët në të gjithë vendin vijojnë të tërheqin bonuset e fundvitit në masën 10,000-15,000 lekë. Vetëm në 2 ditët e para janë tërhequr 42 631 bonuse nga pensionistët. Bonusi i fundvitit është një mbështetje e Qeverisë për mbi 762 mijë përfitues në të gjithë vendin”, shkruan Ibrahimaj. Sipas Ibrahimajt, nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë, aty ku po merr pjesë në forumin për të ardhmen e Europës, bashkë me liderët e tjerë politikë nga rajoni. ”Në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”, një forum i nivelit të lartë që trajton çështje kyçe mbi të ardhmen e Europës, ku marrin pjesë liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë, e ku ishte privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi në drejtimin e njërit prej paneleve, si edhe në konkluzionet përfundimtare”,-shkruan Rama.

Read More

Ish-kreu i Nismës ”Thurje”, Endri Shabani, ka zyrtarizuar kandidaturën për postin e Avokatit të Popullit. Në media Shabani deklaroi se kandidatura e tij është mbështetur në 35 firma deputetësh opozitarë, duke nënkuptuar se Shabani është mbështetur edhe nga deputetë të Partisë Demokratike. Pas zyrtarizimit, kandidatura e Shabanit pritet t’i kalojë Kuvendit në seancë plenare.

Read More

Kjo seancë plenare në Kuvend është dedikuar që deputetët të flasin për problemet e qytetarëve, dhe deputeti i PS-së, Erion Braçe ngriti si shqetësim shërbimin shëndetësor për banorët e njësisë nr.5 në Tiranë, të cilët marrin shërbim nga një qendër e ndodhur në katin e parë të një pallati. Një tjetër problematikë që theksoi deputeti i PS, ishte moslegalizimi i disa banesave në Selitë, për të cilën qeveria ka premtuar mbyllje të kësaj problematike brenda vitit 2028. ”Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë lekë për të moshuarit. Për një çift të moshuarish vlera e përfituar…

Read More

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj në seancën e sotme plenare në Kuvend u ndal në përmbytjet e ndodhura në këtë zonë. Sipas tij përmbytjet ndodhën për shkak të lënies pas dore të investimeve nga pushteti lokal dhe qendror. ”Ajo që ndodhi me përmbytjet nuk është surprizë dhe as fatkeqësi e pashmangshme, ishte fatkeqësi natyrore e stimuluar, është pasqyrë e korrupsionit dhe dështimit të pushtit lokal dhe qendror. Histori e përsëritur që qytetarët vuajnë dhe qeveria fshihet. Përmbytjet në zonën e Lezhës, nuk erdhën papritur, as mungesa e dritave, ndodh ajo që gjithmonë ndodh…

Read More

Në Kuvend po mbahet seanca plenare, ku po diskutohet për problematikat e konstatuara që prekin qytetarët. Deputetja demokrate Ina Zhupa foli në lidhje me rastin ku ish-zv/presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, që u arrestua për akuzat e mashtrimit dhe të korrupsionit. Zhupa tha me ironi se me arrestimin e Mogherinit u kuptua qartë se çfarë nënkupton mazhoranca me standardin europian. “Sot kuptuan të gjithë ç’nënkuptojmë me standard europian. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar që zgjedhin të bashkëpunojnë në Shqipëri apo vijojnë e masterizohen këtu për t’u korruptuar”, tha mes të tjerash Zhupa. PD është përplasur…

Read More

Këtët të enjte do të vendoset nëse ankimi i qeverisë ”Rama 4” në Gjykatë Kushtetuese për shfuqizimin e masës së pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, do të kalojë për gjykim apo jo. Gjykata Kushtetuese e la ende në pritje verdiktin për çështjen Balluku. Tre gjyqtarët Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja nuk arritën dot unanimitet për të vendosur nëse ankimi i kryeministrit Rama do të kalojë për shqyrtim dhe çështja i kaloi Mbledhjes së Gjyqtarëve. Me firmë të kryeministrit Edi Rama, më 21 nëntor Këshilli i Ministrave çoi për apelim në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës së…

Read More

Kafeja e konsumuar mes disa figurave të PD-së, ka hedhur në debat nevojën për Ndryshimin e kësaj partie. Analisti dhe gazetari Mentor Kikia thotë se kjo situatë ka ndezur diskutimet për një lëvizje të re të brendshme brenda partisë kryesore të opozitës, por ende nuk shihet një nismë e qëndrueshme që mund të sjellë ndryshim real. Kikia tha se perceptimi publik po e fryn këtë histori më shumë sesa është në realitet. ”Mendoj se shumë njerëz dëshirojnë që ajo të ndodhë dhe kjo histori po fryhet. Nëse shohim mënyrën si po ndërtohet ky tur takimesh, ngjan me një foltore që…

Read More

Shorti i Kupës së Botës 2026 do të mbahet në ”Qendrën Kennedy” të Washingtonit në orën 12:00 sipas orës lokale të premten, më 5 dhjetor (ora 18:00 me atë shqiptare). Bazuar në shortet e mëparshme, do të ketë disa fjalime, disa kërcime dhe disa video me fëmijë që shkelmojnë një top për të treguar se FIFA është në prag të sjelljes së paqes botërore nëpërmjet futbollit. Numri i ekipeve pjesëmarrëse do të rritet nga 32 në 48 dhe turneu do të zhvillohet për herë të parë në tre vende: SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke zgjeruar kohëzgjatjen në pesë javë (11…

Read More

Këtë të martë ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit të pensionistëve. Përveç pensionit të përmuajshëm pensionistët fierak po tërheqin dhe bonusin e ndarë sipas fashave nga 10-15 mijë lekë. ”Unë jam invalid dhe mora 150 mijë lekë. Po jemi të kënaqur”, tha një qytetarë. ”Unë përfitova 100 mijë, këto janë mundësitë, do mundohemi që të përballojmë shpenzimet e fundvitit”, tha një tjetër. ”Unë mora 150, jam e kënaqur”, tha një pensioniste. Pas vlerësimit që bënë për bonusin shprehen që të kemi vitin tjetër rritjen e pensioneve.

Read More

Fazës së Ligës në Conference League po i vjen fundi, pasi janë luajtur katër ndeshje dhe kanë mbetur edhe dy të tilla. Shqiptarët në aktivitetet europiane të klubeve përfaqësohen nga dy ekipe, Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës. Ndeshjet e fundit sollën një derbi mes skuadrave shqiptare në Europë, nga ku doli fituese Drita, e cila në 4 ndeshje ka arritur të regjistrojë 2 fitore dhe 2 barazime për t’u renditur në vendin e 8-të aktualisht, që nëse do të ishte renditja përfundimtare, do të thotë një vend i sigurtë për kualifikim për fazën tjetër. Aktualisht skuadra e Dritës…

Read More