Author: tirana

Rritja e fortë e çmimeve të arit dhe metaleve të çmuara tregon një zhvendosje globale të kapitalit, ndërsa dollari humbet rolin tradicional si aset strehë dhe Europa përballet me rrezik, por edhe me një mundësi historike. E matur në dollarë, euroja është forcuar me rreth 15% gjatë vitit që nga rikthimi i Donald Trump në pushtet, ndërsa paundi britanik ka shënuar një rritje më të moderuar. Jeni japonez, pas disa luhatjesh, është kthyer afërsisht në të njëjtin nivel si një vit më parë. Tregues të tillë do ta bënin vitin e parë të mandatit të dytë të Trump të dukej…

Read More

Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim do të jepen për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së shkuar. Kështu njofton Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bashkitë që do marrin nga ky fond, renditen si më poshtë: 📍 Delvinë – 36 mln lekë 📍 Dibër – 10,5 mln lekë 📍 Gramsh – 86,6 mln lekë 📍 Has – 0,7 mln lekë 📍 Rrogozhinë – 1,8 mln lekë 📍 Krujë – 146 mln lekë 📍 Kukës – 0,6 mln lekë 📍 Librazhd – 0,2 mln lekë 📍 Peqin – 4 mln lekë 📍 Tepelenë…

Read More

Suedia planifikon të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme për të siguruar që fëmijët të përqendrohen në mësim gjatë orës së mësimit, njoftoi qeveria. Ky ndalim do të thotë se nxënësit deri në klasën e nëntë ose të moshës 15–16 vjeç, do t’i dorëzojnë telefonat e tyre në mëngjes dhe do t’i marrin përsëri në fund të mbarimit të mësimit. “Sipas studimeve, nxënësit suedezë shpërqendrohen nga mjetet digjitale gjatë klasës më shumë se sa mesatarja e nxënësve në vendet të tjera të Evropës”, tha qeveria në një deklaratë. “Prandaj qeveria propozon një ndalim të telefonave…

Read More

Pamje të reja që dolën të mërkurën, 28 janar, tregojnë një përplasje të mëparshme midis Alex Pretti-t dhe agjentëve federalë, 11 ditë para se infermieri të qëllohej për vdekje në Minneapolis. Rreth 2 minuta video, e publikuar nga The News Movement, tregojnë një incident më 13 janar në Minneapolis, gjatë protestave të ashpra komunitare kundër veprimeve të forta të agjentëve në qytet. Në pamje, agjentët e kapin me forcë Pretti-n, ndërsa ai bërtet ndaj tyre dhe godet dritën e pasme të një automjeti të tyre. Pak më vonë, një agjent i armatosur rëndë del nga makina dhe e rrëzon Pretti në tokë,…

Read More

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizoi fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 2-javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Si rezultat i këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe dy shtetas E. D. dhe S. A., banues në Durrës. Në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një postim në rrjetin social Facebook, ku prezanton pamjen e re të Gjimnazit “Kolë Idromeno” në Shkodër, pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit. Në mesazhin e tij, Rama thekson se objekti shkollor tashmë ofron hapësira të rinovuara dhe infrastrukturë moderne, duke përfshirë laboratorë inteligjentë, terrene për aktivitete sportive, si dhe ambiente për arte dhe zeje. Sipas kryeministrit, investimi është realizuar duke ruajtur elementet lokale të qytetit dhe duke rikthyer dinjitetin e emrit të piktorit dhe arkitektit të shquar Kolë Idromeno. Rama shton se shkolla do t’u shërbejë rreth 400 nxënësve, mësuesve dhe gjithë komunitetit të…

Read More

Të mërkurën, 28 janar, në ditën e tretë të protestës u bllokuan dhjetëra pikëkalime kufitare në Bosnje, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Edhe shoferët serbë bllokuan pikakalimet kufitare për në hapësirën Shengen, duke krijuar radhë të gjata me kamionë. Në pikëkalimin kufitar Bajakovo, kalimi më i rëndësishëm kufitar ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, të mërkurën kamionët krijuan një kolonë të gjatë prej rreth 2 km. Dhoma serbe e tregtisë CCIS u ankua se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor çdo ditë po humbasin rreth 100 milionë euro nga vlera e eksporteve. Arrestime të shoferëve shkak për bllokadat në kufi Shoqatat e spedicionit…

Read More

Për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët priten në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e jugut, reshjet do të shfaqen në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave. Ndërsa në zonën e Alpeve, verilindje mbi 900–1000 metra dhe juglindje në lartësitë mbi 1000–1100 metra, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar, kryesisht në juglindje. Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës…

Read More

Për shkak të motit të keq Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar pajisjen me leje nisjeje të mjeteve të vogla lundruese dhe të atyre të peshkimit për 24 orë. Sipas njoftimit për shtyp, në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare moti do të përkeqësohet brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, ku era do të fryjë në drejtimin jug-juglindje në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri në 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra. Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar pajisjen me leje-nisje të mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, të cilat duan të…

Read More

‘Bashkia nuk mund të jetë thjesht një institucion demografik, por kërkon lidership politik e organizativ, ku roli i kryetarit të bashkisë të ndihet’. Kështu u shpreh Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor. Gjatë konferencës për shtyp, Demo tha se mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj është e ndjeshme për shkak të natyrës së vetë institucionit dhe rolit të kryetarit, ndërsa shtoi se ka pasur përpjekje nga bashkia për tejkalimin e kësaj periudhe. “Patjetër që shumë! Bashkia për vetë natyrën që ka dhe aq më tepër, për rolin që kryetari i bashkisë ka, patjetër që është aty për të drejtuar…

Read More

Gent Gazheli jep dorëheqjen nga detyra prej rreth 5 vitesh në krye të Drejtorisë së Doganave. Në krye të kësaj drejtorie do të vendoset Besmir Beja, i cili më parë ka mbajtur detyrën e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave. Burime për gazetaren Marinela Lina bëjnë me dije se Gazheli do te mbajë në vijim detyrën e zëvendësministrit të Mjedisit.

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo në konferencën e sotme për shtyp u ndal tek reforma territoriale duke theksuar se ky proces duhet të jetë gjithëpëfshirës dhe transparent. “Reforma territoriale është një instrument jashtëzakonisht i rëndësishëm për të garantuar që bashkitë që në nisje të kenë mundësitë, asetet, kapacitetet e duhura dhe mbi të gjitha potencialin e mundshëm nga pikëpamja e rritjes ekonomike, që ti përballojnë të gjitha këto sfida”, theksoi Demo. Ministri Demo u shpreh se “reformë territoriale e kemi në komisionin parlamentar, ku të gjitha partitë janë të përfshira në atë komision. Kuptohet që procesi, i…

Read More