Dy projekte të tjera do t’i shtohen kryeqytetit: Kompleksi i ri i Inspektorateve Shtetërore dhe Shtëpia e Re e Fëmijëve, të cilat dolën fituese në Konkursin Ndërkombëtar. Të dyja projektet i përkasin dy studiove nga Meksika, Taller Hector Barroso dhe Rojkind Arquitectos. Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet sesi do të duken dy godinat e reja. “Mirëmëngjes, dhe me projektet fituese të dy studiove prestigjioze nga Meksika, Taller Hector Barroso dhe Rojkind Arquitectos, në Konkursin Ndërkombëtar për ‘Shtëpinë e Re të Fëmijëve & Kompleksin e Ri të Inspektorateve Shtetërore’, organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve, ju uroj një…
Author: tirana
Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Shijak, në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar nga Policia e Shtetit. Bëhet fjalë për shtetasin F.K., banues në Shijak, i cili ishte dënuar në Itali me 9 vite burg për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhura me narkotikët dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, arrestimi u realizua gjatë operacionit të koduar “Decision”, i cili u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës. Operacioni erdhi si rezultat i…
Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.Sipas informacioneve paraprake, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banore e Kukësit. Për pasojë, këmbësorja është dërguar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. N., është shoqëruar nga policia në ambientet e DVP Kukës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, sekuestroi pesë tonë drogë, të llojit marihuanë. Operacioni u zhvillua në fshatin Konjuh, afër Krushevcit në Serbinë qendrore më 29 janar. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ky është sekuestrimi më i madh i drogës në Serbi deri më tani. Vlera e drogës së kapur vlerësohet të jetë nga 7 deri në 10 milionë euro. Daçiç tha se në këtë aksion janë arrestuar N.S. (1986) dhe R.S. (1958), ndërsa për një person tjetër vazhdojnë kërkimet mbi dyshime se kanë kryer vepra penale për prodhimin…
Rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës Nipah përtej Indisë është i ulët, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke shtuar se nuk po rekomandonte kufizime udhëtimi ose tregtie pasi u raportuan dy infeksione nga vendi i Azisë Jugore. Hong Kongu, Malajzia, Singapori, Tailanda dhe Vietnami janë midis vendeve aziatike që këtë javë shtuan kontrollin në aeroporte për t’u mbrojtur nga përhapja e mundshme e virusit pasi India konfirmoi dy infeksione. “OBSH-ja e konsideron të ulët rrezikun e përhapjes së mëtejshme të infeksioneve nga këto dy raste”, tha agjencia në një email drejtuar Reuters, duke shtuar se India ka…
Në vitin 2026, Shqipëria ka thjeshtuar udhëtimin për shtetasit indianë duke ofruar si akses pa viza ashtu edhe një sistem të lehtë të vizave elektronike, shkruan faqja e njohur turistike ”Travel and Tour Word” (TTW). Mbajtësit e pasaportave indiane me një vizë të vlefshme dhe të përdorur me shumë hyrje nga zona Schengen, Mbretëria e Bashkuar ose SHBA-ja tani mund të vizitojnë Shqipërinë deri në 90 ditë pa pasur nevojë për një vizë shtesë. Për ata që nuk kanë këto viza, një vizë elektronike e Tipit C lejon një proces aplikimi pa probleme për qëndrime deri në 90 ditë brenda…
Presidenti Donald Trump tha se po heq certifikimin nga të gjitha avionët e prodhuar në Kanada dhe kërcënoi me një tarifë prej 50% për këto aeroplanë derisa avionët Gulfstreams të prodhuar në Amerikë të certifikohen në atë vend. Trump tha konkretisht se po i hiqte certifikimin Global Express, një avion biznesi nga Bombardier me seli në Kebek, së bashku me “të gjithë avionët e prodhuar në Kanada”. “Kanadaja po e ndalon në mënyrë efektive shitjen e produkteve Gulfstream në Kanada përmes të njëjtit proces certifikimi”, shkroi Trump në Truth Social. “Nëse, për ndonjë arsye, kjo situatë nuk korrigjohet menjëherë, unë…
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me alternime vranësirash, por nuk do të mungojnë intervale me kthjellime. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme që prej orëve të para të 24-orëshit deri në mesditë, në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët. Lokalisht, në qendër dhe perëndim, reshjet do të paraqiten në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje–juglindje parashikohen reshje bore me intensitet kryesisht të ulët. Era do të fryjë me drejtim juglindja–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë…
Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull të gjatë bizneseve që Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner po përpiqen të vënë në vijë në Mesdhe, duke u shfaqur gjithnjë e më shumë si figura kyçe të biznesit global, duke ndjekur nga afër filozofinë e famshme të Donald Trump për “artin e marrëveshjes”. Ndërsa presidenti amerikan u tërhoq nga përpjekja për të aneksuar Groenlandën, vajza e tij po bënte një lëvizje të madhe në Mesdhe: sigurimin e një marrëveshjeje për zhvillimin e ishullit të Sazanit në Shqipëri. Ivanka Trump, 44 vjeç, dhe Jared Kushner, përmes kompanisë së…
Kryeministri Edi Rama priti gazetarin e prestigjiozes franceze “Le Monde” ku zhvilloi një intervistë në Kopshtin e Edenit që në Kryeministri. “Që kur hyn në zyrën e tij e kupton që hyn në zyrën e tij e kupton që nuk po hyn në zyrën e një politikani të zakonshëm, shprehet gazetari i Le Monde. Gjatë intervistës kryeministri shpreh se më në fund Shqipëria është gati t’i flasë francezëve nëpërmjet bukurive të saj dhe se jo vetëm francezët por e gjithë bota po zbulojnë një vend të bukur dhe mikpritës, ku fetë bashkëjetojnë në harmoni të plotë dhe ku, pavarësisht diversitetit…
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një kërkesë institucioneve shtetërore, Kuvendit, Ministrisë së Brendshmë si dhe Policisë për marrjen e masave për sigurinë në gjykata. Në kërkesën e tyre, theksohet se punonjësit e policisë të vendosen me prezencë të përhershme si dhe me plan të detajuar sigurie. Po ashtu kërkohet dhe klasifikimi i gjykata si institucione të rëndësisë së veçantë. Sipas KLGJ-së, kyplan duhet të përfundojë brenda një kohë sa më të shkurtër dhe të jetë bazë për ristrukturimin e plotë të sistemit të sigurisë në gjykata. Shkresa e plotë: Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon institucioneve ndërhyrje urgjente…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përshëndetur paraqitjen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të projektligjit “Preshevo Valley Discrimination Assessment Bill”, një iniciativë që kërkon nga Departamenti i Shtetit raportim të detajuar mbi trajtimin e pakicave etnike nga Serbia, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ky projektligj konsiderohet një njohje institucionale e problematikave serioze që përballen shqiptarët në këtë rajon, duke përfshirë çështjet e pasivizimit të adresave, diskriminimit në arsimin dhe punësimin, si dhe kufizimeve në pjesëmarrjen qytetare. Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, akti përfaqëson një hap domethënës në trajtimin serioz…