Author: tirana

Përpjekjet e vazhdueshme të fuqive rajonale për të ndërmjetësuar një marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara po përballen me një pengesë thelbësore: hendekun e thellë strategjik mes palëve. Administrata amerikane, nën Presidentin Trump, po artikulon kushte që Irani i konsideron ekzistenciale dhe të panegociueshme, ndalim të plotë të pasurimit bërthamor, kufizim drastik të programit raketor balistik dhe heqje dorë nga kapacitete që Teherani i sheh si elemente kyçe. Kjo qasje, e bën dialogun formal pothuajse të pamundur, pavarësisht retorikës për hapje diplomatike. Si rezultat, distanca mes palëve jo vetëm që mbetet e madhe, por po thellohet. Në këtë kontekst tensioni, Irani…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Besford Lamallari, në një konferencë për mediat sot në 30 janar njoftoi se amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, duke përfshirë të dënuarit për vepra të ndryshme penale, por edhe ata që janë në ndjekje penale për shkelje të lehta. “Nga amnistia penale pritet që të përfitojnë mbi 10 mijë persona të cilët janë dënuar për vepra të ndryshme penale, por edhe ata për të cilët janë nën ndjekje penale për vepra të lehta. Kemi grupe të vulnerabël, të cilët kanë kryer vepra të lehta, që përfitojnë nga amnistia”, tha Lamallari. Ministri theksoi rëndësinë…

Read More

Transportuesit nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina po i vazhdojnë bllokadat në pikat kufitare me Bashkimin Evropian për të pestën ditë me radhë. Ndërkohë, kolegët e tyre nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë hequr dorë prej këtyre masave më 29 janar, pasi Komisioni Evropian bëri të ditur se po punon në një strategji të re për viza që parasheh zgjidhjen e problemit të ditëve të kufizuara për punëtorët e vendeve të treta që duhet të hyjnë në Zonën Schengen. Terminalet për mallra janë bllokuar në 22 pika dalëse dhe 19 pika hyrëse vetëm në Serbi. Transportuesit e mallrave janë…

Read More

Tregtarët e Tregut Industrial kërkojnë zgjidhje nga Bashkia e Vlorës. Ata janë mbledhur sot pranë Pallatit të Kulturës, ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare për vendosjen e tyre pas nisjes së punimeve për tregun e ri. Ata kërkojnë një treg të mirëfilltë, ku të mund të vazhdojnë aktivitetin pa u dëmtuar ekonomikisht. Sipas tyre qëndrimi në trotuar dhe në qiell të hapur nuk është normale, pasi zhvendosja drejt stacionit të trenit në Vlorë ku nuk ka asnjë kusht. Ata shprehen se është e pamundur për të punuar.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 29 janarit 2026 në fshatin Ostren, Bulqizë, ku një 58-vjeçar ka plagosur me mjet prerës thikë djalin e tij. Rreth orës 23:00, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës së tij, ka goditur me thikë djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç. Falë reagimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes. Autor i dyshuar u arrestua në vendngjarje dhe u sekuestrua mjeti prerës (thikë) që përdori. Shtetasi i plagosur ndodhet në spital, nën…

Read More

Një mashtrim online lidhur me ofertat e rreme për kredi që synon të marrë paratë e kujtdo që bie në grackë, po shënjestron qytetarët. Policia e Shtetit bën me dije se persona të panjohur përdorin faqe të dyshimta, rrjete sociale dhe mesazhe elektronike për t’u paraqitur si përfaqësues të institucioneve financiare. Policia bën thirrje për kujdes të shtuar dhe mosndarjen e të dhënave personale e bankare me persona të paidentifikuar. Gjithashtu këshillon verifikimin e informacionit dhe komunikimin drejtpërdrejt me faqet zyrtare të bankave, si dhe të denoncojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë. Njoftimi i plotë: Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit…

Read More

Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë, ai u përball me kritika nga një fermer. Fermeri i tha kryeministrit se “mallrat nga jashtë kanë zaptuar tregun vendas”. Rama iu përgjigj se kjo nuk është e vërtetë dhe se në demokraci, nuk mund të mbyllen kufitë, që të mos ketë mallra nga jashtë vendit. Kreu i qeverisë i tha se askush nuk mund ta imponojë atë përmes forcës. Fermeri: I thamë ministrit të Financave, na mbro se po hyn mall nga jashtë. Ju duhet ta bëni monopol mallin. Rama: Kjo nuk është e vërtetë. Fermeri: Kryetari e di shumë mirë. Rama: Mua…

Read More

Në fjalën e tij drejtuar fermerëve në Divjakë, kryeministri Edi Rama, u tregua kritik kur vjen puna te prodhimi i produkteve në vendin tonë. “Të nxjerrim nënprodukte këtu, të krijojmë vlerë të shtuar këtu, për tregun vendas dhe atë të huaj. Siç ndodh me vajin e ullirit dhe financimet janë. Nuk kemi shkuar në pikën që të themi se po mbiprodhohet salcë domatesh dhe s’kemi më mundësi të financojmë fabrikat që përpunojnë prodhimet tona bujqësore. Kjo është e papranueshme! Ata që kanë ambicie, duhet të agropërpunojnë, jo thjesht të punojnë atje, jo ra breshëri, erdhi uji, s’erdhi uji. Historia e…

Read More

Gjatë një takimi të zhvilluar me fermerët në Divjakë, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare dhe bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë. Ai njoftoi se për këtë sektor janë vënë në dispozicion 250 milionë euro, fond që mund të shkojë deri në 1 miliard euro në rastin më të mirë, duke u dhënë fermerëve mundësinë për të zhvilluar projekte të qëndrueshme dhe të suksesshme. “Paratë janë, por ajo që është problem është mungesa e informacionit dhe mungesa e përgatitjes për t’i thithur paratë,” tha Rama, duke nënvizuar rëndësinë e aftësisë për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian dhe…

Read More

Zv/kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi sot se “qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve”. Në takimin me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, ku është i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Balluku tha se “mjafton t’i referohemi shifrave nga viti në vit për të kuptuar se si ka ndryshuar kjo mbështetje dhe se si skemat e mbështetjes sot arrijnë të asimilohen shumë më mirë nga fermerët”. “Në vitin 2025 mbi 600 milionë lekë janë vënë në dispozicion të skemave, të cilat janë ezauruar në 95% të tyre, gjë që…

Read More

Raportuesi i Shqipërisë në PE Andreas Schieder, në një konferencë për mediet sot në 30 janar u pyet nëse Shqipërisë i duhet një qeveri teknike. Schieder u shpreh se Tirana ka bërë hapa madhorë në negociata. Ai deklaroi se maxhoranca dhe opozita duhet të bashkëpunojnë sa më shumë, me qëllim që të përafrojnë legjislacionin me atë të BE-së dhe që këto ligje të gjejnë zbatim edhe në përditshmëri. Sipas tij, vendi nuk ka nevojë për molotovë, por për argumente sa më të mira për të ardhmen e vendit. Gazetarja: Opozita ka dalë në protesta dhe mazhoranca ka thënë se ligjet…

Read More

Andreas Schieder, raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, ka dalë sot, 30 janar, në një konferencë për mediat. Ai tha se “takimet në vendin tonë, në përgjithësi kanë qenë të suksesshme”, duke shtuar se lufta ndaj korrupsionit duhet fuqizuar. “Në këtë vizitë unë u përqendrova edhe te politikat sociale kur fola me përfaqësuesit e komisionit treplaësh, sepse cilësia e një dialogu të mirë është shumë i rëndësishëm dhe roli i shoqërisë civile duhet të përmirësohet”, deklaroi ai. “Sigurisht që kur vjen në Shqipëri, lexon shtypin, por dëgjon edhe aktorët e ndryshëm. Së pari, Parlamenti Europian nuk komenton çështje juridike apo ligjore,…

Read More