Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“S’vjen llokum nga shteti”/ Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi

11:00 / January 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7200
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fjalën e tij drejtuar fermerëve në Divjakë, kryeministri Edi Rama, u tregua kritik kur vjen puna te prodhimi i produkteve në vendin tonë.

“Të nxjerrim nënprodukte këtu, të krijojmë vlerë të shtuar këtu, për tregun vendas dhe atë të huaj. Siç ndodh me vajin e ullirit dhe financimet janë. Nuk kemi shkuar në pikën që të themi se po mbiprodhohet salcë domatesh dhe s’kemi më mundësi të financojmë fabrikat që përpunojnë prodhimet tona bujqësore. Kjo është e papranueshme!

Ata që kanë ambicie, duhet të agropërpunojnë, jo thjesht të punojnë atje, jo ra breshëri, erdhi uji, s’erdhi uji. Historia e planetit ka ndryshuar. Po shikoja dje se çfarë ka bërë uji në jugun e Italisë, ishte e tmerrshme!”, tha ai.

Sipas tij, nëse nuk arrihet kjo gjë, nuk ka sukses edhe te negociatat me Bashkimin Europian, sa i takon sigurisë ushqimore.

“Nëse nuk arrihet, ndalon shitja këtu, jo më të shkojë atje! Nëse do na duhen 5 vjet që të jemi përfundimisht në BE, në 2040-ën nis kjo, po 15 vjet kalojnë shpejt. Më pyesni mua…”, tha kreu i qeverisë.

“Po nuk tregove projektin dhe po nuk the kaq më duhet, e kështu do nxjerr fitim, nuk merr dot lekët”, shtoi ai sa i takon financimit të sektorit.

Kryeministri theksoi se duhen krijuar ndërmarrjet e përpunimit.

“Nuk është e vështirë në rast se fokusohemi, duket e pamundur nëse presim që çfarë kemi nevojë të na e sjellë shteti llokum nga buxheti”, deklaroi Rama.

Divjakë fermerët Rama Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revolucioni i Flamingove”, Rama për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shqipëria nuk shitet! Nuk ndihem i kërcënuar, protestat janë pjesë e demokracisë!

17:59 / September 20, 2026

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.