Author: tirana

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shpërndajë më shumë se 345 milionë lekë fonde për partitë politike në vend, ku pjesën më të madhe do të marrin dy forcat kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Sipas KQZ-së, gjithsej përfitojnë 17 parti, ndërsa ndarja bëhet sipas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit 2025. Partia Socialiste kryeson me 166,067,986 lekë, e ndjekur nga Partia Demokratike me 81,187,402 lekë. Në vendin e tretë renditet Partia e Lirisë, e cila do të marrë 10,985,978 lekë, ndërsa Partia Social Demokrate e Tom Doshit përfiton 10,327,314 lekë. Partitë e reja në Parlament, Mundësia e Agron…

Read More

Emigracioni 2.0 krijon një brez të ri fëmijësh që flasin dy gjuhë e shumëkulturorë, që rriten mes dy identiteteve dhe dy realiteteve. Por bashkë me potencialin e madh ekonomik dhe arsimor, vijnë edhe rreziqe: shkëputja e brezit të ri nga Shqipëria dhe humbja e kapitalit njerëzor.  Pyetja thelbësore është nëse vendi do të dijë ta kthejë këtë energji të re në zhvillim, apo do ta lërë të shpërndahet jashtë kufijve. Në fillim të viteve 2000, fjala emigracion në Shqipëri kishte një ngarkesë të fortë emocionale: Ajo lidhej me ndarjen, me imazhin e një prindi që largohej për të punuar kryesisht…

Read More

Turizmi në Shqipëri po ndryshon profil: Rritet ndjeshëm interesi nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan faqja e njohur ‘’Travel and Tour Word’’. Turizmi në Shqipëri po hyn në një fazë të re zhvillimi, me një ndryshim të dukshëm të strukturës së vizitorëve të huaj dhe një rritje të fortë të interesit nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo prirje evidentohet në një analizë të publikuar nga portali ndërkombëtar Travel and Tour World, i cili thekson se ‘’vendi po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregjet turistike perëndimore’’. Sipas raportimit, ndonëse Kosova dhe Italiavijojnë të jenë burimet kryesore të turistëve për…

Read More

Qeveria amerikane ka hyrë në një mbyllje të pjesshme (shutdown) pas përplasjes mes demokratëve dhe republikanëve në Kongres për financimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS). “Shutdown-i” erdhi pasi senatorët demokratë refuzuan të votojnë një projektligj që do të siguronte vazhdimin e financimit për DHS, në kundërshtim me politikat e administratës Trump për deportimet masive. Vendimi lidhet me vrasjen e dy shtetasve amerikanë në Minnesota, Alex Pretti dhe Renee Good, nga agjentë federalë, në një kohë kur Donald Trump kishte urdhëruar shtimin e forcave të emigracionit në Minneapolis. Demokratët kërkojnë që ligji i financimit të DHS të rishkruhet dhe të…

Read More

Këtë të shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga juglindje – jugperëndim, në mbrëmje drejtimi i erës kthehet nga Verilindja me shpejtësi mesatare 6 m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

Read More

Kreu i PD-së Sali Berisha njoftoi sot në 30 dhjetor se protesta e radhës e opozitës së bashkuar do të mbahet në 10 shkurt. Kreu i PD: Vetëm qytetarët e rrëzojnë këtë grup kriminal nga pushteti. Të gjithë të bashkohen në 10 shkurt në orën 17.00 në Tiranë për t’i dhënë leksionin e merituar kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën.

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur sot në rend dite shqyrtimin e çështjes së dënimit të gjyqtares Irena Gjoka. Pas shqyrtimit, KLGJ nuk ka pranuar nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës, duke ia kaluar çështjen ILD. RENDI I DITËS: 1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për numrin e kandidatëve që do të pranohen në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2026-2027”. 2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Raportit vjetor mbi veprimtarinë e Komisionit Disiplinor gjatë vitit 2025””. 3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Raport mbi veprimtarinë e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës për…

Read More

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën “Play-off” të Champions League. 16 skuadrat që nuk arritën kualifikimin direkt, tashmë kanë mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të diskutojnë 8 biletat e fundit për në raundin e 1/8-ave. Goglat kanë rezervuar një përballje epike mes Benficas dhe Real Madrid. Vetëm pak ditë pas humbjes në Lisbonë në raundin e fundit të ligës, “Los Blancos” do të rikthehen në “Estádio da Luz” për të kërkuar hakmarrjen në një sfidë ku gabimi nuk lejohet. Ndërkohë, një tjetër çift që spikat është ai mes Monaco-s dhe PSG-së. Një “derbi” francez…

Read More

Kristjan Asllani mbërriti këtë të premte në Stamboll për t’u bërë pjesë e Besiktas. Mesfushori i Kombëtares do të jetë i huazuar, ndërsa në fund të sezonit klubi turk ka të drejtë ta blejë kartonin nga Inter. Gjysmën e parë të sezonit, Asllani e kaloi te Torino, që vendosi ta ndërpresë para kohe bashkëpunimin me të. Besiktas pretendon që ta paguajë rreth 10 milionë euro kartonin e 23-vjeçarit, por “zikaltërit” kërkojnë pak më shumë. Në drejtim të Kristjan Asllanit pati interesim nga disa ekipe në Itali, Francë apo Spanjë. Kjo do të jetë përvoja e parë e Asllanit jashtë Italisë,…

Read More

Përpjekjet e vazhdueshme të fuqive rajonale për të ndërmjetësuar një marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara po përballen me një pengesë thelbësore: hendekun e thellë strategjik mes palëve. Administrata amerikane, nën Presidentin Trump, po artikulon kushte që Irani i konsideron ekzistenciale dhe të panegociueshme, ndalim të plotë të pasurimit bërthamor, kufizim drastik të programit raketor balistik dhe heqje dorë nga kapacitete që Teherani i sheh si elemente kyçe. Kjo qasje, e bën dialogun formal pothuajse të pamundur, pavarësisht retorikës për hapje diplomatike. Si rezultat, distanca mes palëve jo vetëm që mbetet e madhe, por po thellohet. Në këtë kontekst tensioni, Irani…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Besford Lamallari, në një konferencë për mediat sot në 30 janar njoftoi se amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, duke përfshirë të dënuarit për vepra të ndryshme penale, por edhe ata që janë në ndjekje penale për shkelje të lehta. “Nga amnistia penale pritet që të përfitojnë mbi 10 mijë persona të cilët janë dënuar për vepra të ndryshme penale, por edhe ata për të cilët janë nën ndjekje penale për vepra të lehta. Kemi grupe të vulnerabël, të cilët kanë kryer vepra të lehta, që përfitojnë nga amnistia”, tha Lamallari. Ministri theksoi rëndësinë…

Read More

Transportuesit nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina po i vazhdojnë bllokadat në pikat kufitare me Bashkimin Evropian për të pestën ditë me radhë. Ndërkohë, kolegët e tyre nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë hequr dorë prej këtyre masave më 29 janar, pasi Komisioni Evropian bëri të ditur se po punon në një strategji të re për viza që parasheh zgjidhjen e problemit të ditëve të kufizuara për punëtorët e vendeve të treta që duhet të hyjnë në Zonën Schengen. Terminalet për mallra janë bllokuar në 22 pika dalëse dhe 19 pika hyrëse vetëm në Serbi. Transportuesit e mallrave janë…

Read More