Author: tirana

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash qytetarëve, duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate banke, për t’i bindur për depozitimin, arrestohen 2 shtetas bashkëjetues. Mandatet e falsifikuara, 2 shtetasit ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve se iu kishin dhënë shuma parash, 2 shtetasve, të cilët i kishin mashtruar dhe nuk kishin blerë apartamentet e kërkuara në këmbim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me…

Read More

Një e treta e fëmijëve britanikë që nisin arsimin fillor ngatërrojnë faqet e librave me ekranet e telefonave, duke pasur vështirësi në përdorimin e tyre. Ky studim i huaj gjen vend edhe në Shqipëri, ku profesionistët vënë re raste të ngjashme të nxënësve që shpenzojnë kohë të ekzagjeruar në pajisje teknologjike duke I shkëputur nga realiteti. “Shumë fëmijë njohin më mirë IPAD-in apo telefonin sesa njohin librin fizik. Shpeshherë kemi raste që fëmijët shpenzojnë mbi 6-8 orë në ekrane. Një nga gjërat që ne testojmë është nëse arrin të shfletojë librin, e nuk e bëjnë, veprojnë vetëm me scroll. Dhe…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të dhëna nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.Përmes avokatit të tij, ish-ministri ka publikuar letrën e tij drejtuar anëtarëve të Kushtetueses, ku shprehet se ende nuk ka dijeni të rezultatit të votimit, ndërsa shton se “rrëzimi i kërkesës tregon se kundër kërkesës sime kanë votuar të paktën 4 gjyqtarë, por ndoshta kanë votuar en bloc të tetë gjyqtarët”. Më tej ai thotë “ne nuk kemi mundësinë të dëgjohemi. Rregullat na pengojnë të flasim…

Read More

U zhvillua sot në Vlorë forumi i Dialogut me temën “Edhe disa hapa akoma drejt BE”, ku morën pjesë Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ambasadorja franceze në vend, Catherine Suard, ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë. Ambasadorja Suard theksoi se “askush nuk mund të dyshojë se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj, që nga reforma në drejtësi, digjitalizimi i shërbimeve, mbrojtja e qytetarëve dhe harmonizimi me politikat e jashtme”. Sipas saj, këto arritje japin besim në arenën ndërkombëtare. “Për këtë besim, Presidenti Emmanuel Macron erdhi dy herë radhazi në Shqipëri, vizita që…

Read More

Së fundmi, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve ka publikuar një pjesë të dosjes së madhe të Jeffrey Epstein, duke përfshirë mesazhe dhe email-e që lidhen me figura të njohura si Bill Gates, Elon Musk dhe Kimbal Musk. Dokumentet u publikuan më shumë se një muaj pas afatit të caktuar ligjor të 19 dhjetorit 2025 dhe janë pjesë e një arkivi prej disa miliona faqesh. Sipas një email-i të zbuluar, Epstein pretendon se Bill Gates kishte kërkuar ndihmë për të fshehur një sëmundje seksualisht të transmetueshme nga bashkëshortja e tij, Melinda, pas marrëdhënieve intime me vajza ruse. Një përfaqësues i Gates…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot, 31 janar, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe. Tre anëtarë kanë votuar për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë kanë abstenuar. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se palët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit për 48 orë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës,…

Read More

Kontakti me pemët sjell përfitime të mëdha për njeriun. Të përqafosh një pemë është shumë pozitive nga ana fizike dhe mendore, pasi ka aspekte terapeutike të mëdha, shkencërisht të faktuara. Pemët çlirojnë substanca që fuqizojnë sistemin imunitar dhe nxisin prodhimin e proteinave antitumorale, dhe nga kontakti fizik mes trungut dhe njeriut stimulohet reagimi në tru që prodhon neurotransmetues të shëndetshëm. Rrënjët e kësaj lidhjeje janë shumë të thella, pasi gjesti i përqafimit është shumë i ngjashëm me atë të nënës me fëmijën, ku trupi human është i ekspozuar plotësisht me natyrën nëpërmjet gjithë sipërfaqes trupore, pra lëkurës dhe ajrit që…

Read More

Skemat e reja të mbështetjes dhe orientimi i fermerëve drejt tregut janë në fokus të politikave mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për këtë vit, i cili ka në dispozicion një buxhet prej 16,3 miliardë lekësh për sektorin bujqësor, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë. Zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, tha se Skema Kombëtare e Mbështetjes nuk është vetëm një instrument për financimin e fermerëve, por edhe një mekanizëm i rëndësishëm orientimi për ta. Sipas tij, synimi është që fermerët të drejtohen drejt kushteve më të mira të prodhimit, të kenë më shumë…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit me iniciale S.A., i cili është dënuar në SHBA për vepra penale në fushën e akteve terroriste Ai rezulton i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg, për vepra penale në fushën e akteve terroriste, me akuzën se ka siguruar ose ka tentuar të sigurojë mbështetje materiale për individë apo grupe të përfshirë në aktivitet terrorist dhe ka bërë deklarim të rreme për t’u pajisur me pasaportë. Njoftimi i Prokurorisë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi konfiskimin…

Read More

Punimet për ndërtimin e parkut rekreativ “Dua të luaj” në Elbasan po vijojnë, një investim që i shërben komunitetit, duke krijuar hapësira moderne për sport dhe argëtim, si dhe duke rritur cilësinë e jetës në qytet. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga punimet në këtë kantier, një hapësirë moderne prej 22 mijë m², me fusha sportive, kënde lojërash dhe ambiente rekreative për fëmijë, familje dhe të moshuar. Ky projekt po realizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe synon krijimin e një hapësire moderne dhe funksionale rekreative, në shërbim të të gjitha grupmoshave. Projekti parashikon…

Read More

Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, operacioni i koduar “Brand 3”. Identifikohen 7 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kontrabandonin veshje nga Kina dhe nga Turqia, i magazinonin në Tiranë dhe i shitnin duke shmangur detyrimet tatimore. Vihen në pranga 3 nga këta shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerët. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta dhe 2 automjete. Si rezultat i hetimeve të shpejta të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe…

Read More

Ka shkuar në 46 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë, pasi një nga pasagjerët e plagosur ka ndërruar jetë të premten në spital, 30 janar. Kështu bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore rajonale, raportojnë mediat e huaja. Aksidenti i 18 janarit 2026 në rajonin jugor të Andaluzisë ishte një nga më vdekjeprurësit e këtij shekulli në Europë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, e cila ka rrjetin e dytë më të madh të tillë në botë, pas Kinës. Një zëdhënëse e departamentit shëndetësor të Andaluzisë tha se viktima e fundit vdiq në spitalin Reina Sofia të qytetit të…

Read More