Author: tirana

Ish-kryetari i degës së PD në Kavajë, Hysen Kadiu ka bërë një reagim në rrjete sociale pasi mori pjesë në takimin e djeshëm të Ervin Salianjit në Durrës. Ai shprehet se e vërteta nuk mund të fshihet nga ata që bëjnë thirrje entuziaste, duke shtuar se partia ka nevojë për “ndryshim, freskim dhe frymëmarrje”. Sipas Kadiut, vetëm duke folur hapur e gjetur rrugën për reformim, do të mund të rrëzojnë qeverinë e Ramës. “Të vërtetat, edhe kur dhembin, duhen thënë. Përndryshe, gabimet përsëriten dhe asnjë qëllim i mirë nuk arrihet dot. Ky ishte edhe qëllimi i takimit në Durrës, ku…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video ku shpjegon pse vendimi i pezullimit të Belinda Ballukut i marrë nga Gjykata e Posaçme, bën që askush tjetër të mos marrë dot vendime të firmosë gjë në emër të dikasterit. “Prandaj edhe vendimi i pezullimit të ministrit është absurd si koncept, sepse është bllokim i krejt zinxhirit të vendimmarrjes për sektorët që vetë ministri mbulon. Dhe ndër gjërat që janë penguar është edhe marrëveshja për Kanadanë për fluturimet ajrore, që po mundohemi mos e zgjidhim me Ministrinë e Jashtme. Po ta zëmë se e zgjidhëm, por me 35 vendimet e tjera…

Read More

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti në një takim, Antonio Durso, tashmë bashkëpunëtor edhe i MTKS. Gjatë takimit, Gonxhja dhe Durso biseduan për urat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe rajonit të Pulias, Itali në fushat e turizmit, kulturës dhe sportit. Në fokus të takimit gjithashtu ishin aktivitetet në fushën e turizmit dhe karvaneve të mjeteve historike në itenerare kulturore e natyrore shqiptare, për muzealizimin RETRO në kuadrin e Automotopark Albania, lidhje dhe shkëmbime me disa nga brandet më të rëndësishme italiane të Tour Operatorëve dhe ekselencës sektoriale për menaxhimin e destinacioneve dhe gjenerimit të vizitorëve të eksperiencës,…

Read More

Deputeti i PS-së, Erion Malaj i është përgjigjur Agron Shehaj i cili nxori në Kuvendin e Shqipërisë një listë me zyrtarë që janë nën hetim nga SPAK dhe kërkoi që ata të largohen nga detyra. Malaj i tha Shehajt se s’mund të vijë të japë leksione për individë që janë në hetim ose të pandehur, duke shtuar se PS nuk ndërhyn në çështje gjyqësore. Ligjvënësi socialist tha se nuk i bëjnë gjyqin publik askujt, dhe as nuk merren me gojëdhëna, por presin vendime gjyqësore. “Ti e di se cfarë do të thotë i pandehur? Si del aty dhe na nxjerr…

Read More

Një i moshuar rreth 88-vjeç ka ndërruar jetë brenda një farmacie në qytetin e Pogradecit, pasi kishte shkuar për të blerë medikamente. “Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr. 17 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, personi ka shkuar për të marrë ilaçe pasi vuante nga zemra ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt”, njofton policia.

Read More

Federica Mogherini, ish-diplomatja më e lartë e BE-së, ka dhënë dorëheqjen nga roli i saj si rektore e Kolegjit të Evropës, pasi hetimeve ndaj saj si e dyshuar për mashtrim për favorizim të dyshuar në trajnimin diplomatik të financuar nga BE-ja. Në një deklaratë pas një takimi të Komitetit Ekzekutiv të Kolegjit të enjten, ajo tha: “Në përputhje me rigorozitetin dhe drejtësinë më të madhe me të cilën kam kryer gjithmonë detyrat e mia, sot kam vendosur të jap dorëheqjen si rektore.” Vërejtja vjen një ditë pasi zyrtari i lartë i BE-së, Stefano Sannino, tha se do të tërhiqej në fund të…

Read More

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi të qëndrojnë në paraburgim. Sipas gjykatës, rreziku i arratisjes, pengimit të procedurës dhe ai i kryerjes së veprave të reja penale, vazhdojnë ekzistojnë dhe nuk mund të zbuten përmes masave më të lehta të paraburgimit. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se asnjë kusht lirimi nuk i adreson në mënyrë të sigurt këto rreziqe, ndërsa Mbrojtja kërkoi rivlerësim duke theksuar ndryshimet e rrethanave pas përfundimit të fazës së provave në rastin kryesor të vitit 2020. “Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vazhdimin e paraburgimit të z. Thaçi, me arsyetimin se…

Read More

Kompania ajrore “China Eastern Airlines” njoftoi të enjten nisjen e fluturimit më të gjatë pa ndalesa në botë, një itinerar i ri që mbulon rreth 20,000 kilometra, që lidh tre kontinente dhe zgjat 25 deri në 29 orë. Fluturimi me kod MU745 u nis nga aeroporti Pudong i Shangait me destinacion Auckland, Zelanda e Re, dhe destinacioni i tij përfundimtar ishte Buenos Aires në Argjentinë. Sipas linjës ajrore, itinerari kalon Hemisferat Lindore dhe Perëndimore, si dhe Hemisferat Veriore dhe Jugore, duke vendosur një rekord të ri botëror për fluturimin më të gjatë të vajtjes. Përveç arritjes së distancës më të…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar në Kuvend, se ndërprerja e bashkëpunimit nga fondacioni gjerman nuk ka ardhur për shkak të qeverisë shqiptare. Sipas tij kjo vendimmarrje e “Hanns -Seidel” lidhet edhe me shkurtimin e fondeve që qeveria federale gjermane i jep fondacionit. Ai u shpreh më tej se marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë janë në nivelin më të mirë që ndonjëherë kanë qenë. Balla tha se Gjermania mbetet partneri kryesor i Shqipërisë brenda vendeve të BE-së, por është vendi i pari sa i përket financimeve të drejtpërdrejta. “Në emër të grupit të PS falenderoj fondacionin…

Read More

Deputetja socialiste Olta Xhaçka, gjatë seancës së sotme plenare i është përgjigjur akuzave të opozitës, e cila ashtu si herët e tjera akuzoi mazhorancën për vjedhje dhe korrupsion. Deputetja Xhaçka tha se në fund të ditës janë qytetarët ata që vlerësojnë punët e bëra nga PS. Xhaçka: Nuk ka qeveri pa gabime, por mjafton të shohim realitetin. Shqipëria sot ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon, kemi rritje pagash dhe pensionesh jo premtime abstrakte, jemi vend lider në turizëm, kemi hapur negociatat me BE. Infrastruktura, energjia, politika e jashtme, siguria, energjia etj janë fusha që sot Evropa i konsideron histori…

Read More

Në Mallakastër, fabrikat e vajit po punojnë me kohë të reduktuar, pasi prodhimi i ullirit këtë vit ka rënë ndjeshëm. Shkak nuk janë vetëm kushtet atmosferike, por edhe moskujdesi ndaj ullishtave, pasi shumë fermerë nuk kanë mundur të kryejnë shërbimet bazë për pemët. Kostoja e lartë e plehrave dhe mungesa e fuqisë punëtore kanë bërë që një pjesë e mirë e parcelave të mbeten pas dore. “Është viti i tretë radhazi që prodhimi është i pakët. Çmimi prej 6 mijë lekë të vjetra për litër është i arsyeshëm, por sërish vaji nuk shitet. Besoj se kjo ndodh për shkak të…

Read More