Author: tirana

Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, u shpreh se frika nga virusi Nipa, i raportuar në Indi, është e tepruar dhe nuk ka arsye për panik. Ai theksoi se ky virus njihet që prej vitit 1998 dhe gjatë 25 viteve të fundit, ka shkaktuar një numër shumë të vogël vdekjesh në Indi, Bangladesh dhe Malajzi. Alimehmeti sqaroi se përhapja e virusit te njerëzit është shumë e kufizuar dhe kryesisht ndodh përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara, duke bërë që rreziku për zonat e largëta si Evropa të jetë praktikisht zero. Ai…

Read More

Pesticidet dëmtojnë shumë peshqit. Në doza të larta janë mjaft toksikë dhe vdekjeprurës, por edhe në sasi minimale janë mjaft të dëmshëm, veçanërisht në rastet e ekspozimit kronik. Sipas një studimi të publikuar në revistën Science, ato përshpejtojnë procesin e plakjes dhe shkurtojnë në mënyrë dramatike jetën, në rastin specifik të klorpirifosit. Ky është një pesticid tashmë i ndaluar plotësisht në Evropë, por gjerësisht i përdorur në Kinë, në disa vende në SHBA-të dhe në vende të tjera të botës. Nga të gjitha analizat e kryera në ujëra mbi peshqit, rezulton se në ato liqene apo lumenj ku kjo substancë është…

Read More

Gjatë diskutimeve për zhvillimin e mbledhjes së komisionit, Taulant Balla akuzoi opozitën për paqartësi dhe mospërputhje në qëndrime lidhur me bojkotin. Ai u shpreh se deklaratat e bëra në mbrëmje bien ndesh me ato të mëngjesit dhe se qëndrimi i opozitës është i vështirë për t’u kuptuar, duke ironizuar se i është dashur t’i drejtohet ChatGPT për sqarim. Balla theksoi se nga ana e mazhorancës ka pasur sinjale se, nëse opozita merr pjesë në komision, nuk ka nevojë për ndryshime në organizimin e mbledhjes. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e përfaqësimit të opozitës, duke thënë se për të njëjtën çështje flasin…

Read More

Shqiptarja Fatmire Isaku, i ka shpëtuar deportimit nga Mbretëria e Bashkuar pasi gjykata pranoi se bashkëshorti i saj ishte përgjegjës për mashtrimin e saj lidhur me kombësinë dhe të kaluarën penale. The Telegraph shkruan se Isaku kishte aplikuar për shtetësi britanike disa herë, duke mos deklaruar historinë e saj të vjedhjeve. Ajo gjithashtu pretendonte se kishte lindur në Kosovë, ndërkohë që ishte nga Tirana. Pas një aplikimi të katërt, ajo mori shtetësinë, por më pas Ministria e Brendshme e hoqi, sapo doli në dritë se ishte nga Shqipëria dhe jo nga Kosova. Gjykata e shkallës së parë pranoi se bashkëshorti i…

Read More

Ukraina ka arritur një marrëveshje me partnerët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara që çdo shkelje e vazhdueshme nga Rusia e një armëpushimi të ardhshëm të pasohet nga një përgjigje e koordinuar ushtarake. Plani parashikon një mekanizëm reagimi me disa nivele, që do të aktivizohej brenda 24 orëve nga shkelja fillestare, duke nisur me paralajmërime diplomatike dhe, nëse është e nevojshme, me veprime të ushtrisë ukrainase për të ndalur shkeljen në terren. Nëse përplasjet do të vazhdonin, propozimi do të kalonte në një fazë të dytë ndërhyrjeje, ku do të përfshiheshin forcat e të ashtuquajturit “koalicioni i të gatshmëve”, i cili përfshin…

Read More

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) ka përcaktuar një dozë maksimale të rekomanduar ditore të sigurt për toksinën cereulidë për foshnjat, pas dyshimeve për kontaminim të qumështit formulë për foshnjet, që shkaktoi tërheqje nga tregu në më shumë se 60 vende, sipas “Euractiv”. Cereulida, e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus, mund të shkaktojë të përziera, të vjella dhe diarre – dhe tek foshnjat e vogla mund të çojë në dehidratim. Që nga dhjetori, prodhuesit kryesorë të qumështit formulë, përfshirë “Nestlé”, “Lactalis” dhe “Danone”, kanë kryer tërheqje paraprake të serive të formulës për foshnje në të gjithë botën pasi u zbulua…

Read More

Është dënuar me 25 vite burg 34-vjeçari që porositi një vrasje të mbetur në tentativë për gjakmarrje. Sipas uniformave blu, Laert Hasalla, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë, ndodhej nën masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, pasi dyshohej që ka porositur vrasjen e shtetasit me iniciale M.H., në vitin 2023. Njoftimi: Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën një marrëveshje tregtare me Indinë që ul tarifat amerikane mbi mallrat indiane në 18% nga 50%, në këmbim që India të ndalë blerjet e naftës ruse dhe të ulë barrierat tregtare. Trump e njoftoi marrëveshjen në rrjetet sociale pas një telefonate me kryeministrin indian Narendra Modi, duke theksuar se India tani do të blejë naftë nga SHBA-të dhe potencialisht nga Venezuela. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Reuters se SHBA-të po heqin një taksë ndëshkuese prej 25% mbi të gjitha importet nga India për shkak të blerjeve të naftës ruse, e cila ishte…

Read More

Administrata e qytetit të Romës ka vendosur një tarifë hyrjeje prej dy eurosh për ata që duan të afrohen deri tek bordura e shatërvanit. Kjo masë synon të rregullojë fluksin e vizitorëve dhe të mbrojë këtë monument. Dhjetëra-mijëra vetë vizitojnë çdo ditë Shatërvanin e Trevit për të bërë fotografi ose për të hedhur një monedhë në ujë. Por duke filluar nga 2 shkurti hyrja në zonën direkt pranë bordurës së shatërvanit të famshëm në Itali do të kushtojë dy euro. Kurse sheshi i madh përpara shatërvanit do të vazhdojë të jetë i lirë për t’u vizituar. Sipas autoriteteve të qytetit…

Read More

Sigurim i detyrueshëm nga tërmetet, por edhe nga përmbytjet. Sipas draftit që është në fazë të avancuar dhe pret miratimin final në Këshilin e Ministrave përpara se t’i përcillet Kuvebdit për shqyrtim dhe miratim, skema do të administrohet nga Fondi Kombëtar, në formën e një SH.A-je shtetërore, duke lënë jashtë shoqëritë e sigurimit. Ekspertët e Ministrisë së Financave janë konsultuar me disa versione dhe modele të skemave të sigurimit nga katastrofat, përpara hartimit të draftit, me synim garantimin e një mbrojtjeje sa më të plotë jo vetëm për qytetarët, por edhe për buxhetin e shtetit. Në thelb, drafti i ri…

Read More

Kuvendi mblidhet këtë të martë, më 3 shkurt, në seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar 14 pika, ndër të cilat njëra prej tyre pritet të shoqërohet me debate politike. Bëhet fjalë për propozimin e shumicës për ndryshime në përbërjen dhe drejtimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Partia Socialiste kërkon rishikimin e formulës aktuale të komisionit, duke kaluar nga ndarja e barabartë mes mazhorancës dhe opozitës në një përbërje me 17 anëtarë, ku 9 do t’i përkasin PS-së, ndërsa 8 opozitës. Po ashtu, propozohet që komisioni të mos ketë më dy bashkëkryetarë, por të…

Read More

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike reletivisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore e në jug të vendit. Nga orët e para të 24 orëshit deri gjatë orëve të mëngjesit parashikohen reshje të dobëta shiu të karakterit lokal. Gjatë ditës, kryesisht në orët e mesditës e pasdites, reshjet parashikohen me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra në zonën qendrore. Në orët e mbrëmjes parashikohet ndërprerja e reshjeve. Në lartësinë mbi 900-1000 metër në veri-verilindje-juglindje reshje bore…

Read More