Author: tirana

Administrata Publike, Arsimi, Shëndetësia, Tregtia, Transporti dhe Akomodimi kanë patur një kontribut pozitiv në Produktin e Brendshëm Bruto përgjatë 6-mujorit të parë të këtij viti sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Ky indikator ekonomik në terma realë për gjysmën e pare të 2025 ka një rritje mesatare prej rreth 3.45%, ku në periudhën Janar-Mars rezultoi +3.39% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2024, ndërsa në vlerën +3.51% në muajt prill-maj-qershor kundrejt të njëjtës periudhë të 2024. Të ndarë sipas sektorëve në kontributin pozitiv të Produktit të Brendshëm Bruto në 6-mujorin e parë të vitit 2025 Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia rezultuan…

Read More

Në Forumin e Dohas, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, deklaroi se Rusia dhe Ukraina janë “më pranë se kurrë” një marrëveshjeje paqeje, edhe pse negociatat mbeten të vështira dhe pa një përparim të qartë. Sipas tij, Rusia ka treguar sjellje të paparashikueshme dhe agresive, por aleanca mbetet e vendosur dhe më e fortë se kurrë. “Rusia është shumë e papërgjegjshme dhe shpesh e paparashikueshme. Ne duhet të jemi më të fortë se kurrë dhe të mos tregojmë asnjë shenjë dobësie. NATO është më e fortë tani dhe me zbatimin e angazhimit 5%, do të bëhemi aleanca…

Read More

“Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është renditur në vendin e tretë në botë, në garën “Cambrian Patrol” në Uells, e konsideruar si më e vështira në botë”. Nëntoger Serxhio Salliu sapo është kthyer me ekipin që drejtoi në garën ndërkombëtare të mbrojtjes, ku Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut u shpërblye me medalje të bronztë. Sfida finale në Uells zgjati 48 orë në terren të ashpër, ndërsa sipas efektivit të FA, më të vështirë e bënte fakti që secili prej tyre duhet të mbante një peshë të rëndë në trup. “Pesha nga 45 deri në…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali i ka dërguar një mesazh falenderimi homologëve të saj në Belgjikë dhe Danimarkë pas vendimeve të të dyja vendeve për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë. Duke shprehur mirënjohjen ndaj dy ministrave të jashtëm, Spiropali shkruan në rrjetin social X se “këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE.” Postimi i Spiropalit: Mirënjohje e sinqertë për Ministrin e Jashtëm belg Maxime Prévot dhe Ministrin e Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen mbi vendimet e rëndësishme për hapjen e…

Read More

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës kanë reaguar pas deklaratës së Prokurorisë së Posaçme, e cila njoftoi se Erion Veliaj është njohur me të gjitha aktet e procedimit penal ndaj tij, si dhe që i është vënë në dispozicion çdo material me USB. SPAK gjithashtu njoftoi se janë shtyre 8 seanca gjyqësore të Veliajt për shkak të avokatëve të tij, që sipas Prokurorisë, kanë qenë mungesa të pajustifikuara. Ndërkohë, avokatët në reagimin e tyre, pretendojnë se kërkesat për kohë shtesë nuk kanë synuar vonesa, por kanë qenë të nevojshme për të mundësuar njohjen e plotë me provat. Sipas tyre, çdo shtyrje e seancave…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot pjesëmarrjen e qindra nxënësve nga i gjithë vendi në fazën e dytë të Olimpiadave Kombëtare, ku talentet më të mira të matematikës zhvilluan provimin e radhës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i përshkroi të rinjtë si shembull të përkushtimit dhe ambicies, duke theksuar se gara e ekselencës po shoqërohet nga një përgatitje serioze dhe pasion për dijen. Sipas kreut të qeverisë, nxënës nga Tirana, Vlora, Berati, Dibra, Hasi dhe çdo qytet tjetër i Shqipërisë u testuan sot në disiplinën e matematikës, ndërsa mbështetja e mësuesve është thelbësore për suksesin e tyre. Rama…

Read More

“Rastet e shumta dhe konfliktet në shoqërinë shqiptare kanë ngritur edhe shqetësimin e sociologëve. Sipas tyre, shoqëria shqiptare ka dalë nga busulla, dhe kjo për faktin pasi jo vetëm fëmijët, por edhe të rinjtë dhe mosha e rritur po përfshihen në konflikte banale duke gjeneruar vrasje dhe dhunë”, thotë gazetarja e Tv Klan Erikleda Dorezi. “Ne kemi një situatë të përhapjes së dhunës në shoqërinë shqiptare. Dhuna është bërë patologjia kryesore në jetën e sotshme të shoqërisë shqiptare. Pra, është bërë një linjë që rrjedh kudo, dhe të përfshirë në këtë situatë objektet e sherrit dhe krimit janë shtuar shumë dhe…

Read More

7 km rrugë e ndërtuar nga Fondi i Zhvillimit rrezikon jetën e 200 banorëve, shkak rrëshqitja e masiveve malore. Segmenti 7-kilometërsh i ndërtuar në fazën e parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hyrë në një gjendje alarmante, pasi masive malore kanë nisur të rrëshqasin drejt rrugës, duke krijuar çarje dhe deformime të mëdha në trupin e saj. Situata po rrezikon jetën e rreth 200 banorëve të Golëmit, të cilët lëvizin çdo ditë në një aks që tashmë është bërë i pasigurt dhe në disa zona i pakalueshëm. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, duke theksuar se prej ditësh presin reagimin…

Read More

Në fshatin Lusën, mes maleve të Kukësit, ende qëndron gjallë një traditë e vjetër sa koha. Qazim Peposhi, afro të gjashtëdhjetave, është një nga të paktët që vazhdon të mbajë gjallë blegtorinë autoktone të zonës. Prej dekadash, ai kujdeset për 150 krerë dhi, bashkë me tri lopë, tre kuaj dhe katër qen, që i shoqërojnë çdo ditë në mal. Me bashkëshorten, Qazimi ka ndërtuar gjithë jetën mbi këtë punë: ka rritur fëmijët, ka ngritur shtëpinë dhe u ka dhënë tre bijve të tij arsimin që dikur dukej i paarritshëm. Krenaria e tij e madhe mbetet dhia e kuqe autoktone, një…

Read More

Në Tiranë u prezantua libri i ri i diplomatit amerikan Christopher Hill, një njohës i rëndësishëm i çështjeve të Ballkanit. Gjatë aktivitetit, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë përshëndetëse, ku vlerësoi rolin dhe kontributin e Hill në rajon, si dhe theksoi rëndësinë e këtij botimi për debatet diplomatike dhe historike në vijim. ”Chris faleminderit shumë, faleminderit sinqerisht për atë që je përpjekur të bësh, të takon ty që vendosësh se sa i suksesshëm ke qenë për të ndihmuar këto vende, për të ndihmuar komunitetet e politikën kudo që ke qenë, që të rriten”. Fjala e plotë kryeministrit Edi Rama Për…

Read More

Sali Berisha mblodhi aleatët, këtë herë jo në seli por në një sallë private. Ai tregoi qëllimin e takimit, që ishte gjetja e një dakordësie për reformën reformën zgjedhore dhe reformën administrativo-territoriale, për t’u paraqitur me propozime të unifikuara të opozitës, para një mazhoranca që i ka numrat edhe e vetme të veprojë si të dojë. “Ne nuk jemi mbledhur se rezultatin e zgjedhjeve e diktoi kodin elektoral. Rezultatin e diktoi droga, krimi, e diktoi partia shtet. Shqipëria ka pasur sisteme të ndryshme për zgjedhjen e deputetëve. Natyrisht nuk mund të them se PD nuk ka pasur rolin kryesor në…

Read More

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”, që goditi Greqinë juglindore në orët e para të së premtes. Stuhitë me reshje të dendura shiu shndërruan rrugët e Athinës në lumenj që vërshonin, duke marrë përpara edhe automjete të parkuara dhe duke bllokuar qarkullimin rrugor. Jo vetëm në Athinë, por edhe në rajone të tjera, përfshirë ishujt e Egjeut, përmbytjet kanë izoluar zona të tëra të banuara dhe fshatra. Në Nea Peramos, në perëndim të rajonit të Atikës, u përdorën varka për të evakuuar banorët. Autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave në 20 qytete të vendit, ndërsa ekipet e emergjencës…

Read More