Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ende nuk dihen arsyet se përse kryebashkiaku ndodhet atje.
Author: tirana
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe ShBA. Gjatë takimit me senatoren Elissa Slotkin, u trajtua koordinimi strategjik për çështjet e sigurisë, bashkëpunimit ekonomik e politik mes dy vendeve. Spiropali theksoi në një mesazh në rrjetet sociale se, “si përfaqësuese e Michiganit, senatorja Slotkin vlerëson rolin aktiv të komunitetit të madh shqiptar në zonën e saj”.Slotkin mbështet gjithashtu kontributin e diasporës shqiptare në fuqizimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane. Ministrja u takua edhe me senatorin Gary Peters themelues dhe bashkëkryetar…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) së bashku me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri organizuan sot një aktivitet në kuadër të Ditës Botërore të Zgjedhjeve. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran ka komentuar gjithashtu edhe punën e Kuvendit për hartimin e Reformës së re Zgjedhore. Tarran inkurajon ligjvënësit për të vijuar bashkëpunimin në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ndërsa i referohet rekomandimeve të ODIHR duke thënë se disa probleme vijojnë ende të jenë të pazgjidhura. “Rekomandimet e ODIHR janë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve, dhe këtu inkurajojmë punën e komisionit për reformën zgjedhore. Shpresojmë shpejt të fillojë punën…
Shqipëria do të presë Forumin Ekonomik të Korridorit VIII më 18 shkurt, njoftoi sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. MEPJ thekson se, Europa po hyn në një fazë vendimtare, ku ndërlidhja, qëndrueshmëria dhe integrimi rajonal po shndërrohen në shtylla themelore të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik. Në këtë kontekst, Korridori VIII Paneuropian, që lidh detin Adriatik me Detin e Zi, po konsolidohet si një nga projektet më strategjike të infrastrukturës dhe lidhshmërisë për Europën Juglindore dhe më gjerë. Si pjesë integrale e Rrjetit Transeuropian të Transportit (TEN-T), Korridori VIII lidh Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, duke u shtrirë…
Ukraina dhe Rusia kanë rifilluar ditën e dytë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara në Abu Dhabi, për të diskutuar mënyrat e përfundimit të luftës katërvjeçare. Negociatori kryesor ukrainas, Rustem Umerov shkroi në një postim në Telegram: “Ka filluar dita e dytë e negociatave në Abu Dhabi. Po punojmë në të njëjtat forma si dje: konsultime trilaterale, punë grupore dhe harmonizim të mëtejshëm të pozicioneve” Nga ana tjetër, negociatori rus Kirill Dmitriev tha se bisedimet kanë patur “progres” dhe po lëvizin në një drejtim pozitiv. “Ka padyshim përparim, gjërat po ecin përpara në një drejtim të mirë, pozitiv,” tha…
Sondazhisti Eduard Zaloshnja për të kryer një sondazh për opinionin e shqiptarëve rreth pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në gjithë territorin e vendit dhe u plotësua në mënyrë anonime nga të anketuarit. Kampioni: 1158 të anketuar, i ripeshuar statistikisht për të përfaqësuar sa më afërsisht 1.9 milionë banorët e rritur të vendit, gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/-2.8%
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se ai është paraqitur për zhvillimin e seancës paraprake lidhur me çështjen e hakerimit të e-maileve zyrtare të prokurorëve të SPAK në mars të vitit të shkuar. Kujtojmë se sulmi kibernetik ndodhi në mars të 2025-ës, ndërsa procedimi penal është regjistruar 2 muaj më vonë. Sipas asaj që u raportua asokohe, autorët kishin arritur të kishin në dorë disa adresa e-maili të prokurorëve të SPAK. Nga hetimet e SPAK-ut, rezulton se personat e përfshirë dyshohet se…
Haley Robson, një nga viktimat e pedofilit Jeffrey Epstein, ka dhënë së fundmi një dëshmi tronditëse për mediat italiane, duke rrëfyer përjetimet e saj traumatike kur ishte vetëm 16 vjeçe.Ajo tregon se në vitin 2002 u dërgua në rezidencën e Epstein përmes personave që i besonte, përfshirë edhe një shok klase. Sipas dëshmisë së saj, sapo mbërriti në shtëpi, Epstein e çoi në katin e sipërm dhe e abuzoi për rreth një orë.Sot, Robson shpreh zhgënjim të thellë jo vetëm ndaj sistemit të drejtësisë amerikane, por edhe ndaj presidentit Donald Trump, të cilin e akuzon se ka tradhtuar viktimat duke mos mbajtur…
Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ka hapur thirrjet për projekte të kërkimit shkencor në Programet Kombëtare dhe Ndërkombëtare për vitin 2026. Në aktivitetin e informues ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro si dhe rektorë, dekanë dhe pedagogë të universiteteve në vend. Kumbaro tha se “Ministria e Arsimit ka vendosur 7 milionë euro si mbështetje për kërkimin shkencor dhe inovacionin, një rritje domethënëse dhe mbështetje konkrete për studiuesit, universitetet dhe kërkuesit shkencorë në Shqipëri”. Sipas saj, sfida e përbashkët mbetet jo vetëm sigurimi i fondeve, por përdorimi i tyre në mënyrë efikase dhe me rezultate konkrete.…
Turi i dëgjesave me fermerët që zhvilloi ministri i Bujqësisë Andis Salla, u mbyll në Fier në një takim me fermerë të Patosit, Roskovecit, Mallakastrës dhe Fierit, me prezencën e zv.kryeministres Belinda Balluku dhe ministrit të financave Petrit Malaj. “Lidhja me fermerët e qarkut Fier është më shumë se bashkëpunim, është respekt, besim dhe përgjegjësi ndaj atyre që prodhojnë dhe mbajnë gjallë ekonominë tonë.”, shkruan zv.kryeministrja Balluku. Në këtë takim, ministri Salla tha se qëllimi i dëgjesave është, adresimi i mbështetjes së munguar, rishikimi i kritereve dhe maksimizimi i fondeve për skemën kombëtare të subvencioneve 2026. Sipas specialistëve të drejtorisë…
Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë së Tij, papa Leone XIV. Pritja i paraprin audiencës që kryeministri Rama do të ketë me papa Leonen XIV, në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, djali Zaho dhe delegacioni që e shoqëron, kryeministri Edi Rama ka nisur dje vizitën e tij zyrtare në Vatikan, me ftesë të Selisë së Shenjtë. Rama u ndal dje në bazilikën e Genazzano-s, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur…
Autonomia gjatë vaktit të fëmijëve që 1 vjeç ndikon pozitivisht në komunikim dhe zhvillimin social. Gjatë momentit të vaktit aktivizohen shumë procese të rëndësishme zhvillimore. Autonomia gjatë ushqyerjes te fëmijët që nga mosha 1 vjeç ndikon pozitivisht në komunikim dhe në zhvillimin social të tyre. Fëmijët që ushqehen vetë që në moshën 1 vjeç e zhvillojnë më shpejt procesin e të folurit. Sipas një pune kërkimore ndërkombëtare, dy fusha të zhvillimit, ushqyerja në mënyrë autonome dhe aftësia e komunikimit, janë ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën. Kështu, fëmijët që ushqehen më shpesh vetë janë ata që tregojnë një zhvillim më të…