Author: tirana

Bashkia e Durrësit ka paralajmëruar qytetarët mëngjesin e kësaj të premteje se gjatë ditës së sotme mund të përballen me kushte të këqija moti, ndaj duhet të tregohen të kujdesshëm. “Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e premte qyteti i Durrësit pritet të përballet me reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe erëra të forta. Duke qenë se këto kushte atmosferike mund të sjellin problematika të ndryshme, u bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit me automjete dhe të marrin masa për sigurimin e objekteve në hapësira të jashtme.”, thuhet në njoftimin…

Read More

Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Shkodër pasi në banesë iu gjendën mbi 160 mijë euro të dyshuara false, municion luftarak, lëndë djegëse dhe automjet të vjedhur. Ndaj shtetasit me iniciale O.Ç, rëndojnë veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas uniformave blu, automjeti dyshohet të jetë vjedhur në Fushë Krujë në vitin 2019, ndërsa dy targat në Tiranë në vitin 2025. Njoftimi: Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, ne bashkepunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e Policisë Shkodër,…

Read More

Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit për verifikimin e kushteve të masave të sigurimit personal 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme të Kurum. 13 prej tyre janë në masë sigurie arrest në burg dhe 7 arrest në shtëpi. Të interesuar për pjesëmarrjen në seancë edhe përfaqësues të konsullatës gjermane. Media nuk u lejua për shkak të numrit të lartë të personave dhe masave të sigurisë.

Read More

Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt. Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Në fokus të garave do të jetë Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë dhe ka pretendime të mëdha për të fituar medalje olimpike. Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të sjellë një medalje për Shqipërinë. Në kuadër të përurimit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tri ceremoni: një në Milano,…

Read More

Greqia është tronditur nga një rast i rëndë spiunazhi, ku një oficer i lartë i Forcave të Armatosura dyshohet se u ka shitur Kinës informacion të klasifikuar ushtarak, përfshirë të dhëna që lidhen me NATO-n. Zyrtarët grekë njoftuan se oficeri u arrestua brenda kampit ku shërbente, pasi ishte nën vëzhgimin e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (EYP). Sipas autoriteteve, oficeri kishte akses në informacion të ndjeshëm mbi sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe zhvillimin e teknologjive të avancuara të ushtrisë. Ai dyshohet se kishte dërguar elektronikisht këto të dhëna në Kinë. Ai ishte komandant i një njësie të Forcave Ajrore në Kavouri dhe…

Read More

Finalizohet si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Blue Punisher”. Kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre, për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen, vihen në pranga 2 shtetas (të afërm). Sekuestrohen 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA). Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi penal në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blue Punisher”.…

Read More

Vetëm një ditë pas vizitës së tij në Vatikan ku u takua me Papa Leonin XIV, kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të premteje disa momente nga ky takim. “Mirëmëngjes dhe me disa çaste të bukura nga takimi me Papa Leonin XIV, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri krahas videos në Facebook, ku shihet i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali i vogël Zaho. Takimi mes Ramës dhe Papa Leonit XIV u zhvillua në ditën e dytë të vizitës së kryeministrit shqiptar në Vatikan, në Pallatin Apostolik. Gjithashtu, pjesë e vizitës në…

Read More

Toyota, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, njoftoi të premten se drejtori ekzekutiv Koji Sato do të japë dorëheqjen pas vetëm tre vitesh në krye të kompanisë, për t’u zëvendësuar nga drejtori financiar Kenta Kon. Ky ndryshim në menaxhim, ku Sato do të marrë rolin e nënkryetarit dhe drejtorit kryesor për industrinë, vjen ndërsa kompania është nën presion për blerjen e planifikuar të filialit Toyota Industries, një marrëveshje që investitorët minoritarë kanë kritikuar si jo transparente dhe me çmim të ulët. Ndryshimi i menaxhimit nuk pritej. Toyota e bëri njoftimin paralel me publikimin e fitimeve të tremujorit të tretë, ku rriti…

Read More

Pushtimi rus i Ukrainës ka shtyrë edhe vendet më të vogla anëtare të Bashkimit Evropian të zhvillojnë industri mbrojtjeje vendase, të teknologjisë së lartë, ashtu siç domosdoshmëria e ka bërë Kievin një lider botëror në teknologjinë më të avancuar të mjeteve ajrore pa pilotë. Shumë vende të BE-së kanë bashkëpunuar me Kievin për ta zhvilluar këtë teknologji, dhe vijat e frontit në Ukrainë shpesh shërbejnë si terren testimi për to. Ekziston mundësia që zhurma e frikshme e helikave që dëgjohet në fushëbetejat e Ukrainës të vijë nga dronë të ndërtuar nga Qiproja, një vend me pak më shumë se një…

Read More

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore me intensitet të ulët. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e veriperëndimit, qendërs nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmje reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në intervale të shkurtra…

Read More

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FShU), pjesë e OShEE Group, bën të ditur se po verifikon kontratat e energjisë elektrike për të gjitha kategoritë e klientëve, me qëllim përshtatjen e tarifimit sipas sistemit të ri të pagesës. Ky proces synon të sigurojë një tarifim të drejtë, duke ndryshuar kategorinë e klientëve që rezultojnë të regjistruar gabimisht si familjarë, ndërsa në realitet ushtrojnë aktivitet biznesi. Gjatë kontrolleve në terren, grupet e verifikimit të FShU-së kanë konstatuar se disa subjekte private, kryesisht që ofrojnë shërbime, po tarifoheshin si klientë familjarë me çmim 8,5-9,5 lekë/kWh, ndërkohë që tarifa e miratuar për klientët biznes është…

Read More

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e dokumenteve që lidhen me projektin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen. Vendimi është marrë më 4 shkurt 2026 me kërkesë të prokurore Suela Beluli, në kuadër të hetimeve pas përmbytjeve në fillim të janarit të këtij viti. Sipas prokurorisë, është kërkuar administrimi i dokumentacionit pranë Bashkisë Durrës, i cili ka shërbyer për realizimin e punimeve në këtë zonë. Konkretisht, është urdhëruar sekuestrimi i dokumentacionit të procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim të objektit “Rehabilitimi i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit Erzen”, si dhe i gjithë…

Read More