Author: tirana

Shqipëria nuk është më një vend i panjohur! Ajo është tashmë nën radarin e turistëve ndërkombëtarë, e lehtë për t’u arritur, dhe ende mund të duket e egër në mënyrë surprizuese, shkruan Vincent Mabire në një artikull të botuar në median franceze të udhëtimeve “Ulysse News”. Sekreti është të ngadalësoni ritmin sa duhet, për t’i dhënë vendit mundësinë të shfaqë anën e tij më të bukur — nga gjiret magjike joniane, te qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore. Nëse pyesni vizitorët pse janë dashuruar me Shqipërinë, shumica do të fillojnë me detin e saj të kristaltë. Pastaj, do…

Read More

“Ka një mundësi që të më takojë sërish mua”, thoshte Denni Xhepa vetëm të mërkurën. Shpresa u bë realitet dje: Skiatori 22-vjeçar, i lindur në Pinerolo nga prindër shqiptarë dhe i rritur në Sestriere, ishte sërish flamurtar i Shqipërisë. Në Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026 ai do ta përsërisë përvojën e Pekinit 2022, kur sapo kishte mbushur 18 vjeç dhe ishte sportisti i vetëm i Shqipërisë në ceremoninë hapëse, në një stadium të heshtur dhe të izoluar për shkak të Covid-it. “Ishte diçka e paharrueshme edhe pse gjithçka ishte e zbehur. Këtë herë do të jetë ndryshe, më e lirë, më reale.…

Read More

Hapësira ajrore mbi aeroportet e Lublinit dhe Rzeszovit, në Poloninë juglindore, është mbyllur në orët e fundit për shkak të “aktivitetit ushtarak të paplanifikuar”, bëri të ditur sot Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA). Sipas FAA-së, aeroportet janë bërë të paarritshme për fluturimet civile për arsye që lidhen me sigurinë kombëtare, siç specifikohet në një Njoftim për Pilotët (NOTAM) të publikuar në faqen zyrtare të institucionit. Ndërkohë, faqja e gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24 raportoi në platformën X se mbyllja e hapësirës ajrore lidhet me operacione të avionëve të NATO-s që po zhvillohen në këtë zonë. Ky nuk është rasti…

Read More

Një urdhër ekzekutiv që kërcënon të vendosë tarifa prej 25% për vendet që tregtojnë me Iranin u nënshkrua nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump të premten, në një veprim që vjen mes shenjave të një uljeje të tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit. Një urdhër ekzekutiv që kërcënon të vendosë tarifa prej 25% për vendet që tregtojnë me Iranin u nënshkrua nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump të premten, në një veprim që vjen mes shenjave të një uljeje të tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit. Urdhri vjen pas bisedimeve në Oman, ku delegacionet nga të dy vendet diskutuan programin bërthamor të…

Read More

Ditën e shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme me kthjellime. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit e deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën qendrore, reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë herë pas here me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe në zonën qendrore priten reshje shiu lokalisht deri mesatare,…

Read More

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë rënë në jug të vendit, veçanërisht në qytetin e Himarës, kanë shkaktuar daljen nga shtrati të përroit që kalon në mes të qytetit. Si pasojë, janë përmbytur rrugë periferike, ndërsa uji ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë. Në katin e parë të këtij institucioni ka hyrë ujë, ndërkohë që efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ngritur pajisjet nga toka për t’i shpëtuar nga dëmtimi. Situata vijon të mbetet problematike, pasi reshjet kanë qenë intensive dhe të pandërprera.

Read More

Monika Kryemadhi ishte e ftuar në “Breaking”, Top News, ku foli për politikën, dashurinë dhe rolin e saj si opinioniste e Big Brother Vip Albania 5. Ajo u ndal gjatë në raportin me ish-bashkëshortin Ilir Metën, për të cilin tha ‘e kam dashur dhe e dua për hir të gjërave që kam me të’, ndërsa zbuloi se nuk ka asnjë kontakt me ish-presidentin, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në paraburgim. “S’kam asnjë kontakt me Metën. S’kam kërkuar asnjë kontakt me të. E kam dashur, e dua për hir të gjërave që kam. Kam kujtime shumë të…

Read More

I ftuar në emisionin “Ora e fundit”, gazetari Ardit Rada komentoi çështjen “Balluku” duke u shprehur se Qeveria ka të drejtë për ankimimin në Gjykatën Kushtetuese. “Është një precedent për të cilin ne kemi nevojë ta kalojmë, për të ditur se çfarë ndodh në të ardhmen mes gjyqësorit dhe Qeverisë. Logjika nuk ta lejon të besosh se një prokuror bashkë me një gjyqtar mund të pezullojnë numrin dy të qeverisë. Madje asnjë minsitër. Sepse kështu i bie që të çmendet një prokuror në Dibër fjala bie, edhe të thotë se në një hetim që po kryen mes grupeve kriminale, figuron…

Read More

Ish-Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e rradhës së Qeverisë. Me një karrierë mbi 20 vjeçare në Drejtësi, Hajdari, ka marrë një tjetër post të rëndësishëm, këtë herë në pushtetin lokal të kryeqytetit. Emërimi i tij në këtë post nuk duket rastësi, pasi lidhja me Tiranën mbetet e fortë për Hajdarin i cili është edhe kryetar i Asamblesë së Shoqatës Tirana. Në karrierën e tij prej më shumë se dy dekadash në sistemin e Drejtësisë, Hajdari ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Shoqatës Kombëtaret të Prokurorëve për katër vite në 2012-2016,…

Read More

Një 39-vjeçar është kapur nga policia e Krujës pasi ka kultivuar bimë narkotike në muajin maj të vitit të kaluar. Gjykata i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. “Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë vunë në pranga autorin e dyshuar të një rasti kultivimi, shtetasin A. H., 39 vjeç. Gjykata i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.…

Read More

Qeveria shqiptare ka për qëllim që të rrisë pagat për ushtarakët në mesataren e NATO-s deri në vitin 2029. Kështu shprehet ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një postim në rrjetet sociale. Sipas tij, pagat do të vijojnë trajektoren e rritjes në këtë mënyrë: 60-70% për nivelet bazë dhe 30-40% për nivelet e larta të komandimit. “Forcimi i kapaciteteve njerëzore nuk vjen vetëm përmes trajnimeve, por edhe përmes pagave që reflektojnë përgjegjësinë, profesionalizmin dhe sakrificën”, shkruan Vengu.

Read More