Author: tirana

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur këtë fillim jave grupin parlamentar. Mbledhje kjo e cila vjen pak para nisjes së kryeministrit për në Bruksel. Në foton e mësipërme mund të shihni Kryeministrin teksa futet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Kujtojmë se në orën 14:00 Rama do të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta. Ku pritet që bisedimet të fokusohen në procesin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka mbyllur vitin 2025 me një tjetër rekord historik, me 11.6 milionë pasagjerë, çka përfaqëson një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin 2024. Të dhënat janë publikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI), i cili e rendit TIA-n në vendin e parë në rajon për nga performanca dhe fluksi i udhëtarëve. Lajmin e ka ndarë në Facebook edhe kryeministri Edi Rama. “Gjatë vitit 2025 u shtuan 15 destinacione të reja dhe 7 linja ajrore partnere”, shkruan kreu i qeverisë.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel sot e hënë më 9 shkurt, ku do të ketë një takim me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Takimi vjen në një moment vendimtar për Shqipërinë, pasi fokusi kryesor pritet të jetë procesi i negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Një nga çështjet kryesore të mbetura pezull është Raporti i Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit, i njohur si IBAR, i cili lidhet me kapitujt 23 dhe 24 të procesit të negociatave. Deri më tani, Shqipëria nuk ka mundur ta marrë këtë raport…

Read More

Kryeministri Rama, ka ndarë në Facebook pamje nga Xhamia e Ballies në zemër të Elbasanit, tashmë e rikonstruktuar dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht si një nga objektet më të veçanta të kultit. Xhamia ka fituar Çmimin Ndërkombëtar 2025 nga platforma ArchDaily për Arkitekturën më të Bukur Fetare në Botë, duke e vendosur Elbasanin në hartën globale të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës moderne fetare. ‘dhe me Xhaminë e Ballies në zemër të Elbasanit, tashme e rilindur e vlerësuar si një nga objektet më të veçanta të kultit në botë dhe fituese e Çmimit Ndërkombëtar 2025 nga ArchDaily për Arkitekturën më të Bukur…

Read More

Ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës.Reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në relievet malore shtrëngata afatshkurtra. Prej orëve të mesditës e pasdite reshjet shiu me intensitet kryesisht të ulët humbasim territor duke mbetur prezent në relievet malore dhe në ndërprerjen graduale. Në zonën e Alpeve, dhe relievet e larta malore mbi 1000-1100metër në verilindje -juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Era…

Read More

Juristi i njohur Bledi Dervishaj thotë se vendimin e djeshëm, për të mos marrë vendim, Gjykata Kushtetuese ka dështuar në misionin e saj sublim, sepse nuk e zgjidhi në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjen e lindur mes Qeverisë dhe Drejtësisë për rastin “Balluku”. Sipas tij, duke e lënë çështjen pa zgjidhje dhe në konflikt të hapur midis pushteteve, atëherë kjo çështje tashmë ligjërisht, rikthehet edhe njëherë për shqyrtim në tryezën e një gjyqtari në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për shkak se ende nuk është shqyrtuar ankimi individual, ndaj masës së sigurimit “pezullim nga detyra”. “Efektet që sjell dhe pasojat që krijohen…

Read More

Nëse ju vjen një mesazh nga një mik i njohur, me të cilin keni pasur biseda të mëparshme, dhe ju kërkohet ndihmë për një “konkurs” apo “votim”, duhet të tregoni kujdes të shtuar. Në shumicën e rasteve, nuk bëhet fjalë për mikun tuaj, por për një haker që ka marrë ose po tenton të marrë kontrollin e profilit të tij. Skema funksionon duke shfrytëzuar faktin që mesazhi vjen nga një kontakt i besuar dhe nga një bisedë ekzistuese, çka e ul vigjilencën e marrësit. Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, mashtruesi sillet dhe shkruan si miku juaj, duke u referuar bisedave…

Read More

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan të Tregtisë me Zëvendëssekretarin për Tregtinë Ndërkombëtare, William P. J. Kimmitt, dhe Zëvendëssekretarin për Industrinë dhe Sigurinë, Jeffrey I. Kessler. Takimi me dy zyrtarët e lartë u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, sidomos për rritjen e investimeve amerikane, energjinë, infrastrukturën dhe projektet me rëndësi strategjike. Spiropali theksoi se “Shqipëria mbetet një aleate e besueshme në NATO dhe një vend i hapur për biznesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.” “Partneriteti ynë me SHBA-të…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hapur një faqe të re zyrtare të qeverisë me synim uljen e kostove të barnave me recetë për qytetarët amerikanë. Platforma, e quajtur TrumpRx.gov, u prezantua nga Shtëpia e Bardhë si pjesë e përpjekjeve të administratës për të frenuar çmimet e larta të ilaçeve në tregun amerikan. Faqja liston mbi 40 ilace nga pesë kompani të mëdha farmaceutike – të cilat kanë arritur marrëveshje çmimesh me administratën Trump. Sipas presidentit, reduktimi i cmimeve aty do të jetë i ndjeshëm. “Do të kurseni një pasuri,” u shpreh Trump, duke e cilësuar iniciativën si…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Shtetet e Bashkuara synojnë që konflikti me Rusinë të përfundojë deri në qershor. Ai shtoi se të dyja palët janë ftuar për bisedime në SHBA javën e ardhshme. “Amerika propozoi për herë të parë që ekipet negociuese të Ukrainës dhe Rusisë të takohen në Shtetet e Bashkuara, ndoshta në Miami, javën tjetër. Ne konfirmuam pjesëmarrjen”, tha Zelensky. Ndërkohë, Rusia vazhdoi sulmet mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë gjatë temperaturave të ulëta. Ministri i Energjisë, Denys Shmyhal, raportoi për një sulm masiv që përfshinte mbi 400 dronë dhe 40 raketa,…

Read More

Tradhti të lartë nga ana e Dashnor Sulës e konsideron Sali Berisha, emërimin e tij si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Komentin ai e bëri ditën e sotme, 7 shkurt, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre. “E kam menduar shpeshherë këto kohë. Në qoftë se tradhtia ndaj atdheut quhet tradhti e lartë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta të demokracisë nuk ka pse të mos quhet tradhti e lartë. Është absolutisht e njëjta gjë në doktrinë. Të tradhtosh ti burra dhe gra fisnikë që kanë 12 vjet që nuk të kthejnë shpinën, por të mbështesin…

Read More

“Pingpongu” politik i kthimit të ligjeve mes presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, dhe Kuvendit po e ngadalëson edhe më tej rrugën evropiane të këtij vendi. Kjo ndodh në kohën kur Mali i Zi, edhe pa këto përplasje institucionale, ka nisur të shfaqë shenja ngecjeje në përmbushjen e detyrimeve në disa fusha të rëndësishme për integrimin evropian. Më 3 shkurt, Millatoviç ia ktheu Kuvendit një paketë ligjesh për rishqyrtim, duke u arsyetuar se dëshiron që deputetët t’i lexojnë dhe shqyrtojnë me seriozitet ato. “Reformat evropiane nuk nënkuptojnë thjesht ngritje dore në Kuvend, as miratim ligjesh pa debat dhe diskutim”,…

Read More