Kryeministri Rama ka ndarë në Facebook disa foto nga takimi i tij në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun e tij të çmuar, António Costa. Fotot tregojnë momentet përpara darkës së punës që zhvilluan së bashku, duke theksuar bashkëpunimin dhe miqësinë mes Shqipërisë dhe institucioneve europiane. ‘MIRËMËNGJES 😊dhe me këto momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa, ju uroj një ditë të mbarë🇦🇱🤝🇪🇺’, shkruan Rama ku bashkëngjit edhe fotot nga takimi.
Author: tirana
Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë orëve të pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në formën e shtrëngatave.Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi në Kryesinë e Kuvendit, Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë, një projektligj që sipas saj, hap një kapitull të ri për sistemin e diplomacisë shqiptare. Gjatë prezantimeve në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Spiropali theksoi se ky është një ligj për integrimin europian, sepse vendos standarde më të larta profesionalizmi, meritokracie, transparence dhe koordinimi institucional, në një moment kur vendi ynë po përshpejton ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE. “Projektligji për Shërbimin e Jashtëm…
Krimet kibernetike dhe shfrytëzimi i fëmijëve në internet po shndërrohen në një nga sfidat më serioze për sistemet e drejtësisë dhe sigurisë në mbarë botën. Në këtë kuadër, zyrtarë të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit nga Shqipëria kanë marrë pjesë në një trajnim të specializuar të udhëhequr nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Ambasadës së SHBA-ve, ku theksohet rëndësia e mbrojtjes së fëmijëve nga kërcënimet që vijnë nga bota digjitale. “Nuk ka përgjegjësi më të madhe sesa t’i mbajmë fëmijët tanë…
Shkëlqim Hajdari ka marrë zyrtarisht detyrën si Prefekti i ri i Tiranës. Në fjalën e tij të parë në këtë post, Hajdari ka theksuar se udhërrëfyesi në punën e tij do të jetë ligji, duke premtuar drejtësi dhe shërbim për të gjithë banorët e kryeqytetit pa dallime. “Do të jem prefekt i të gjithëve, të çdo qytetari që jeton në këtë metropol. Tirana është e fortë vetëm kur banorët janë të bashkuar”, ka deklaruar ai, duke shtuar se kjo detyrë mund të jetë edhe e fundit pas 35 viteve shërbim në administratën shtetërore. Ai u shpreh gjithashtu se dëshiron të ushtrojë…
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve, më 30 janar 2026, planin e inspektimeve në prokurori e gjykata për vitin 2026. Inspektimet tematike dhe institucionale do jenë edhe gjatë vitit 2026, instrumenti me të cilin Inspektori i Lartë i Drejtësisë mat eficencën e drejtësisë në vend, ndërsa këtë vit, në mënyrë të dedikuar, do të monitorojë edhe zbatimin e rekomandimeve të lëna nga inspektime të mëparshme. Në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve u paraqit analiza e të dhënave mbi llojin e pretendimeve të ankuesve, qytetarë apo institucione deri në dhjetor 2025, si dhe pretendimet…
Një vit nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sot Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të tij dhe 29 personave të tjerë. Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. Për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona dhe shoqëri të tjera, pjesë e dosjes së njohur si “Veliaj”. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu u shpreh sot se pasuritë e përfituara nga veprimtaria kriminale nuk do të gëzohen dhe nuk do të trashëgohen, por do të kthehen në shërbim të interesit publik. Në një mesazh në rrjetet sociale, Koçiu vuri në dukje se “para e prona, që burojnë nga droga, mashtrimi apo forma të tjera të kriminalitetit nuk janë më simbol fuqie apo privilegji, por do të rikthehen aty ku u përkasin, tek fëmijët, familjet, komunitetet në nevojë dhe viktimat e dhunës”. Si një provë konkrete e këtij angazhimi, theksoi Koçiu, Agjencia e Administrimit të Pasurive të…
Rama: 3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga : Një shtesë nga ana ime: SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen.
Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për aferën Partizani, ku dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka paraqitur parashtrimet e tij. Në seancë pati debate, për shkak të sulmeve që dhëndri Jamarbër Malltezi ka adresuar ndaj prokurorëve të çështjes, duke i quajtur prokurorë politikë. Gjykata ndërhyri për termin e përdorur nga Malltezi, duke kërkuar t’iu drejtohet vetëm me “prokuror” Malltezi: Po si tu them prokuror, ata janë prokuror politik që ngritën një akuzë politike. Gjykata ndërhyn sërish: Jo këtë gjuhë ndaj përfaqësuesve të akuzës, ata janë prokuror. Malltezi: Prokurorët politik e kam artikuluar edhe më parë pse qenka sakrilegj. Po…
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Privatësia”. Kanosi një shtetase, për t’i dhënë 100 000 euro, që të mos i publikonte në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, arrestohet shtetasi kosovar. Menjëherë pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin kosovar: -H. L., 37 vjeç, banues në Kosovë. Materialet…
Kryeprokurorja Kimberly West, në fjalën e saj në seancën përmbyllëse të gjyqit më të madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ka folur për dënimet që mund t’i marrin ish-krerët e UÇK-së.Sipas saj, dënimi mund të shkojë deri në 45 vjet, siç tha ajo, për krime të rënda lufte, transmeton Klankosova.tv. “ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjithë pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave. Këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në…