Më 18 shkurt 2026, Tirana do të shndërrohet në qendrën e dialogut rajonal për riafirmimin e rëndësisë strategjike të një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe gjeopolitike të rajonit: Ministerialit të Korridorit VIII, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia dhe Rumania, si dhe përfaqësues nga vende partnere. Takimi synon të thellojë bashkëpunimin ndërqeveritar për përshpejtimin e zhvillimit të Korridorit VIII si një arterie strategjike transporti, zhvillimi ekonomik dhe sigurie, duke kontribuar njëkohësisht në forcimin e integrimit rajonal dhe ndërlidhjen me rrjetet kryesore evropiane. Seanca plenare…
Author: tirana
Pas Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe Drejtoria e Verifikimit dhe Koordinimit në terren kanë përqendruar kontrollet në Durrës dhe Lezhë. Administrata Tatimore njoftoi se kontrollet e kryera, në zbatim të planit operacional në sektorin e ndërtimit, kanë identifikuar shkelje të rënda të legjislacionit tatimor, praktika të qëllimshme që agjencitë imobiliare apo subjektet ndërtuese aplikojnë me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, si dhe parregullsi në deklarim dhe në dokumentimin e aktivitetit ekonomik. Sipas tatimeve, konkretisht, në agjencitë imobiliare dhe subjektet ndërtuese të kontrolluara në Durrës dhe Lezhë, u konstatuan raste të përdorimit të dokumentacionit jotatimor dhe mospërputhje…
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës, ndërsa në veriperëndim reshje në formën e shtrëngatave. Nga orët e mesditës e kryesisht në orët e mbrëmjes përgjatë Ultësirës Perëndimore e në jug parashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme, ndërsa pjesa tjetër e vendit parashikohet të vijojë me reshje shiu me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët. Era…
Albcontrol nis një studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, me qëllim përcaktimin e strategjisë më të përshtatshme për ofrimin e shërbimeve të kontrollit të trafikut ajror dhe planifikimin e zhvillimit të aeroportit në afatmesëm dhe afatgjatë. Kontrata për realizimin e studimit është lidhur me kompaninë DFS Aviation Services GmbH, me seli në Langen, Gjermani, pas një procedure prokurimi të hapur, të çelur në shtator dhe të mbyllur në tetor 2025. Vlera e kontratës është rreth 162 mijë euro. Studimi i fizibilitetit synon të ofrojë të dhëna të detajuara për konfigurimin më efikas të infrastrukturës…
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion një platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin në kohë reale të rasteve të emigracionit të paligjshëm. Ministria e Brendshme bëri të ditur se platforma përfaqëson një nivel të ri të bashkëpunimit dypalësh institucional, duke e pozicionuar Shqipërinë ndër vendet e para në Europë që zbaton një sistem të integruar elektronik për trajtimin, koordinimin dhe ndjekjen e proceseve të rikthimit. Ky sistem synon të rrisë efikasitetin e procedurave përmes përshpejtimit të proceseve administrative, uljes së barrës burokratike dhe forcimit të koordinimit ndërinstitucional mes autoriteteve përkatëse të dy vendeve. Platforma digjitale garanton gjithashtu një nivel më…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me gjyqin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Rama ka shkëputur fjalën e prokurorit të Hagës, duke u shprehur për të se është “idiot ndërkombëtar”. Çfarë tha prokurori në sallën e gjyqit? Prokurori i Hagës në fjalën e tij pretendoi se ish-kreu i UÇK-së Hashim Thaçi kishte gënjyer ndërkombëtarët për veprimtarinë e tij të vërtetë. “Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Uesley Clark dhe ndërkombëtarët e tjerë është se Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dyhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre, për të kuptuar vërtetë…
Agjencia Shtetërore e Kadastrës informon qytetarët mbi shërbimin “Kërkesë për kalimin e pronësisë të truallit shtetëror në përdorim”, i cili u vjen në ndihmë individëve dhe subjekteve që përdorin truall shtetëror, por nuk disponojnë akt pronësie për të, ose kanë një akt të pavlefshëm sipas legjislacionit në fuqi. Ky shërbim u jep mundësinë qytetarëve të pajisen me dokument pronësie për truallin, në rastet kur ata zotërojnë ose mund të regjistrojnë akt pronësie vetëm për ndërtesën e ndërtuar mbi truall shtetëror. Për të përfituar nga shërbimi, trualli dhe ndërtesa duhet të jenë në posedim të subjektit aplikues, ndërtesa duhet të jetë…
Banorët e Durrësit janë përplasur ditën e sotme me këshilltarët bashkiakë duke i ndaluar që ata të hyjnë në godinën e bashkisë për të miratuar bonusin e qirave për familjet që do u shemben banesat. Qytetarët e Durrësit protestojnë përballë bashkisë kundër shembjes së banesave dhe kërkojnë urgjentisht takim me kryetaren e bashkisë, Emirjana Sakon. Bashkia e Durrësit ka lajmëruar banorët se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesat e tyre për të vijuar me realizimin e Projektit TID.
Kremlini ka konfirmuar se ka pasur kontakte me Francën për të nisur një dialog diplomatik, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se dokumentet mbi garancitë e sigurisë nga Perëndimi, në rast të një armëpushimi me Rusinë, janë të gatshme. Ndërkohë, situata në frontin e luftës mbetet e tensionuar, me sulme të reja ruse ndaj qyteteve ukrainase dhe humbje në radhët e Ushtrisë së Ukrainës. Kontaktet diplomatike Kremlin–Francë Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se ka pasur “kontakte” për të nisur një dialog midis Moskës dhe Parisit. “Kontakte ka pasur, dhe nëse kjo do të jetë e nevojshme, do të ndihmojë…
Portali Politico i është rikthyer planeve që qarkullojnë në Bruksel për anëtarësimin e Ukrainës në BE brenda vitit 2027. Kjo ka shkaktuar polemika të brendshme që lidhen me avantazhin që po i jepet këtij shteti në luftë, në raport me shtetet ballkanike që presin prej një kohe të gjatë. Planet për ta sjellë Kievin përpara se të kenë përfunduar të gjitha reformat dhe për të hequr veton e Hungarisë sinjalizojnë një ndjenjë urgjence në Bruksel. Katër vjet pas agresionit të Rusisë ndaj Kievit, anëtarësimi në vitin 2027, i përfshirë në një marrëveshje paqeje me Kremlinin, do të shënonte një ndryshim dramatik në…
Në përvjetorin e parë të paraburgimit të Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, firmat ligjore ndërkombëtare Kasowitz dhe Mishcon de Reya ngrenë alarmin për një shkelje të vazhdueshme të të drejtave themelore të njeriut dhe të procesit të rregullt ligjor në Shqipëri. Sipas tyre, rasti i Veliajt është shndërruar në një shembull të qartë të persekutimit politik dhe abuzimit me paraburgimin, duke minuar standardet demokratike, besimin në drejtësi dhe aspiratat europiane të vendit. Reagimi: Kasowitz dhe Mishcon de Reya: Prej 365 ditësh e në vazhdim, Kryebashkiaku Veliaj përballet me mohimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe me…
Policia e Durrësit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla, 39 vjeç, si dhe Blerim Xhamani e Ndriçim Tafxhafa, të cilët akuzohen për korrupsion në zgjedhje. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ekzekutuan vendimin e datës 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka dënuar me nga 1 burgim, shtetasit E. M., 39 vjeç, B. Xh., 48 vjeç dhe N. T., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.”, njofton policia. Memolla u vetëdorëzua dje…