SPAK dërgon në gjykim çështjen ndaj ish-Kryetarit të Bashkisë Memaliaj.SPAK çon për gjykim Gjolek Guci, ish-Kryetar i Bashkisë Memaliaj, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021); Po ashtu edhe ndaj Edmonda Harizi, ish-Nënkryetare e Bashkisë Memaliaj, e akuzuar për të njëjtën vepër penale, Feta Hoxha, ish-Drejtor i Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Memaliaj, i akuzuar për të njëjtën vepër penale dhe Bersant Ylli, administrator i subjektit “Bersant Ylli”, i akuzuar për të njëjtën vepër penale.Hetimet…
Author: tirana
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari i ka cilësuar sulmin ndaj efektivëve të policisë gjatë protestës së djeshme të opozitës si “një akt kriminal dhe shkelje të së drejtës legjitime për tubim paqësor”. Lamallari ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihen punonjësit e policisë të cilët u përballen me akte dhune nga protestuesit. “Mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët për fat të keq, krahas mundimit të përditshëm për të ofruar më shumë siguri për qytetarët, u duhet të përballen me vetëpërmbajtje duke rrezikuar dhe jetën nga akte të tilla kriminale, të cilat janë një shkelje flagrante…
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ishte i pranishëm këtë të mërkurë në prezantiminm e 14 shërbimeve të programit “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”. Në fjalën e tij, Gonzato theksoi rëndësinë e mbrojtjes sociale në të gjitha aspektet, si një ndër elementët thelbësore edhe të traktatit themelues të Bashkimit Europian. Sipas ambasadorit, vendi duhet të punojë për të pasur më shumë sisteme efektive të mbrojtjes sociale dhe vënien në qendër të qytetarëve. “Ka një gjë në protokollin shqiptar, që personi më i rëndësishëm flet i fundit. Kështu që ju kërkoj ndjesë…
Në një botë që ecën me shpejtësi drejt uniformitetit, ku identitetet shpesh treten në emër të globalizimit, Plisi i bardhë qëndron ende aty, i thjeshtë në formë, por i thellë në kuptim. Një kapuç prej leshi të bardhë, i punuar me dorë, që për shekuj me radhë ka shoqëruar shqiptarët në gëzime, në beteja, në rite dhe në përditshmëri. Sot, ai po kërkon diçka më shumë se respektin tonë: po kërkon njohjen e botës. Nisma e fundit përmes një peticioni online, që i bën thirrje UNESCO-s për përfshirjen e Plisit në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, nuk është…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së dytë kombëtare të zhvilluar ditën e djeshme, 10 shkurt. “Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur! Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës!…
Një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur Kosovën mbrëmjen e së martës. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, me epiqendër në zonën e Shtërpcës. Tërmeti është ndier në pjesën më të madhe të vendit. Tash për tash, nuk ka raportime për dëme materiale. Sipas një postimi në Facebook të Komunës së Prishtinës, “institucionet përkatëse po e monitorojnë situatën në vazhdimësi”. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, duke i këshilluar që gjatë lëkundjeve të qëndrojnë larg dritareve dhe objekteve të rrezikshme, të strehohen nën tavolina të forta ose…
Agjencia Shtetërore e Kadastrës hedh një hap të ri në procesin e digjitalizimit të shërbimeve, duke bërë të mundur që vendimet për legalizimin e ndërtimeve informale t’u dërgohen qytetarëve drejtpërdrejt në profilin e tyre në platformën e-Albania. Dokumenti përkatës mbërrin menjëherë në telefon apo kompjuter, duke eliminuar nevojën për paraqitje fizike në sportele, pritje në radhë apo dërgim përmes postës. Ky ndryshim synon të përshpejtojë procedurat dhe të rrisë sigurinë në dorëzimin e dokumentacionit zyrtar. Përfitimet kryesore të këtij shërbimi përfshijnë rritjen e sigurisë në dorëzimin e vendimit, shkurtimin e kohës për pajisjen me titullin e pronësisë, si dhe një…
Reshjet intensive të shiut që ranë gjatë natës kanë shkaktuar disa problematika në qytetin e Lezhës. Sasia e lartë e ujit ka tejkaluar kapacitetet e sistemit të kanalizimeve nëntokësore, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të përmbytë disa zona të qytetit. Më të prekura rezultojnë blloqet e banimit “11 Janari” dhe zona e njohur si “11.2 hektarë” në lagjen ‘Besëlidhja’, ku prania e ujit në rrugë ka vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Në disa akse, lëvizja është ndërprerë përkohësisht. Për shkak të nivelit të lartë të ujit, Policia Bashkiake ka ndërhyrë duke bllokuar disa segmente rrugore…
Njoftimi i policisë: “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim, shtetasin I.M për veprën penale “Pornografia”, parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 117 të Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1433 të vitit 2025, regjistruar mbi bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, u evidentua se i pandehuri I.M kishte në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale si “Mobile Streaming, Tik Tok, Pinterest.com” në total 111 materiale foto dhe video me përmbajtje abuzive seksuale…
Pas përfundimit të protestës së djeshme të Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, policia ka bërë një bilanc me protestuesit e arrestuar dhe efektivët e lënduar. Bëhet me dije se 21 persona janë ndaluar gjatë protestës mbrëmë, ndërsa 19 efektivë janë shtruar në spital, pas lëndimeve që kanë marrë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë: Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi tubimin e zhvilluar më datë 10.02.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: -arrestuan…
Sipas një studimi të ri të publikuar këtë të mërkurë, 11 shkurt, në revistën shkencore The Lancet Global Health, pothuajse gjysma e njerëzve në botë që përballen me verbëri të shkaktuar nga katarakti ende nuk kanë akses në kirurgjinë e nevojshme. Katarakti, i cili shkakton mjegullim të thjerrëzës së syrit dhe sjell turbullim të shikimit që mund të çojë deri në verbëri, prek më shumë se 94 milionë persona në nivel global. Kirurgjia e kataraktit konsiderohet një ndër procedurat mjekësore më efikase, zgjat rreth 15 minuta dhe mundëson rikthim të menjëhershëm dhe afatgjatë të shikimit. Sipas OBSH-së, gjatë dy dekadave…
Pesëmbëdhjetë persona u arrestuan sot në Holandë, me dyshimin për përhapje propagande për Shtetin Islamik nëpërmjet TikTok dhe përpjekje për të bindur të tjerët të kryejnë sulme terroriste, thanë prokurorët holandezë. Arrestimet u shkaktuan nga një llogari në TikTok që po përhapte propagandë për Shtetin Islamik me titra në holandisht, thanë prokurorët. Postimet në TikTok, disa prej të cilave me më shumë se 100,000 shikime, i inkurajuan njerëzit të bashkoheshin me Shtetin Islamik dhe lavdëruan atë që do të thotë të jesh martir për grupin e dhunshëm islamik, sipas prokurorëve. Trembëdhjetë nga të dyshuarit janë sirianë dhe katër kanë shtetësi holandeze, thanë prokurorët, duke…