Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, bëri thirrje që Kuvendi të shprehet me urgjencë në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit pas dhunës në protesta, si edhe të miratojë një deklaratë të përbashkët në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së. Balla theksoi se uniforma e policisë është e paprekshme dhe se Shqipëria nuk mund të pranojë akuza që, sipas tij, hedhin baltë mbi luftën çlirimtare të Kosovës. Balla, e cilësoi të turpshme aktakuzën e Hagës ndaj katër krerëve të UÇK-së, ndërsa tha se janë kërkuar 180 vjet burg ndaj tyre.…
Author: tirana
Vetëgjyqësia vijon të mbetet një nga plagët sociale më të ndjeshme në Shqipëri, duke mbajtur të izoluara qindra familje. Për këtë temë u diskutua në emisionin e sotëm, 12 shkurt, në “Aldo Morning Shoë”, në Tv Klan, ku ishte i ftuar dhe Gjin Marku, Kryetar i Komitetit për Pajtimin Kombëtar. Marku u shpreh se aktualisht, rreth 250 familje jetojnë në ngujim, të privuara nga liria, arsimi dhe jeta normale për shkak të konflikteve të trashëguara dhe mungesës së zgjidhjeve përfundimtare. “Ke 250 familje të paktën, se mund të jenë dy-tre të tjera të kohëve të fundit që kanë probleme, që…
Izraeli është bashkuar zyrtarisht me Bordin e Paqes, nisma e presidentit amerikan Donald Trump për rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës e jo vetëm. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nënshkroi pranimin e Izraelit në këtë mekanizëm ndërkombëtar gjatë një vizite në Uashington, ku u takua me kreun e shtëpisë së bardhë dhe sekretarin e shtetit MARCO Rubio. Bordi i Paqes është autorizuar me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara që të krijojë një forcë ndërkombëtare stabilizimi në Gaza pas arritjes së armëpushimit vitin e kaluar. Bordi do të mbajë takimin e tij të parë më 19…
Vetëm pak minuta pas nisjes, kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërprerë për 5 minuta seancën plenare. Kjo për shkak se Sali Berisha dhe deputetët e PD bllokuan foltoren dhe nuk pranonin që të uleshin në vendet e tyre. Peleshi iu drejtua disa herë Berishës duke i kërkuar që të ulet në vend, ndërsa më pas tha se do të shkohet në një pushim prej 5 minutash deri sa në sallë të vendoset rendi.
Shqipëria synon krijimin e 1600 startup-eve deri në vitin 2030 dhe dyfishimin e ekosistemit ekzistues, me objektivin për të arritur në 825 startup-e aktive në vend. Ky synim është pjesë e programit “Shqipëria 2030”, i cili parashikon një rritje të ndjeshme të financimit për ndërmarrjet e reja, me qëllim mbështetjen e bizneseve në fazat e hershme të zhvillimit, kur ato janë në proces të krijimit të produktit ose shërbimit të tyre, dhe në fazat e zgjerimit, kur synojnë të rriten, të hyjnë në tregje të reja dhe të rrisin numrin e klientëve. Programi synon të ofrojë më shumë mundësi investimi…
Kryeministri Edi Rama vijon që të postojë në lidhje me gjyqin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Këtë herë, ai ka shpërndarë fjalën në gjyq të avokatit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në portin e Durrësit me traget nga Bari trupat e katër anëtarëve të familjes Kola. Familjes Kola do t’i jepet lamtumira e fundit nga familjarë, të afërm e të njohur në fshatin Gryksh i madh. Familjarë i kanë pritur sot trupat e tyre në Durrës për t’i përcjellë drejt fshatit të tyre. Edhe pse kishin emigruar në Itali ata kishin lidhur të ardhmen e ëndrrat e tyre me vendlindjen ku dhe do të prehen.
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re të vendit. Përmes një postimi në X – dikur Twitter – Kallas ka thënë se është krijuar momentum i ri për t’i avancuar marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës si dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, prandaj vetë ajo është e gatshme të organizojë së shpejti një takim të nivelit të lartë. Mes tjerash, Kallas ka përmendur edhe rëndësinë e kryerjes së reformave. “Kjo është rruga më e shpejtë për t’ia hapur rrugën mbështetjes së Bashkimit Evropian në vlerë prej…
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur sot në Bruksel në 12 shkurt, në një takim të rëndësishëm që pason Samitin e Hagës, ku u përcaktuan objektiva të reja mbi bazën e një vlerësimi realist të mjedisit aktual të sigurisë. Në këtë takim merr pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu. Në një status të publikuar në rrjetet sociale nga Brukseli, Vengu thekson se, diskutimet e sotme fokusohen te përshtatja operacionale e Aleancës, përshpejtimi i proceseve të vendimmarrjes dhe një shpërndarje më e balancuar e barrës së sigurisë mes aleatëve. Sipas tij, vendimi për dislokimin…
Aplikacioni i mesazheve WhatsApp ka denoncuar një përpjekje të autoriteteve ruse për të bllokuar funksionimin e tij, duke pretenduar se masa synon t’i detyrojë përdoruesit të kalojnë në një platformë komunikimi të kontrolluar nga shteti. Reagimi erdhi pasi edhe Telegram u përball me kufizime këtë javë, në kuadër të masave të Moskës ndaj platformave të huaja. Sipas një deklarate të publikuar në rrjetin X nga Meta, qeveria ruse tentoi ta bllokonte plotësisht WhatsApp për të shtyrë qytetarët drejt një aplikacioni të mbikëqyrjes shtetërore. Kompania theksoi se privimi i mbi 100 milionë përdoruesve nga një mjet komunikimi privat dhe i sigurt…
Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit Sergej Hasanpapaj, 32 vjeç, të lindur në Elbasan. 32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,…
Pas disa javësh hetimesh intensive, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Jug & Veri”, duke goditur një grup kriminal që dyshohet se transportonte dhe shiste sasi të konsiderueshme lëndë narkotike dhe armë në disa qytete të vendit, nga veriu në jug. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Si rezultat i ndërhyrjes në unazën e qytetit të…