Në Kukës ka nisur puna për rindërtimin e shkollave “Bajram Curri”, “Avni Rustemi”, si dhe konviktit. Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet për rindërtimin e këtyre objekteve arsimore. Rama shprehet se rindërtimi i shkollave synon që të përmirësijë cilësinë e arsimit për nxënësit dhe mësuesit. “Mirëmëngjes, dhe me punën për rilindjen e shkollave ‘Bajram Curri’ dhe ‘Avni Rustemi’, si edhe të konviktit në Kukës, investime direkte në përmirësimin e cilësisë së mësimit për nxënësit dhe mësuesit e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Author: tirana
Tre shqiptarë janë dënuar me nga 15 vite burg secili nga Gjykata Penale e Kantonit Basel-Landschaft, në Zvicër. Sipas mediave vendase, të dënuarit, të moshave 31, 32 dhe 34 vjeç, kishin tentuar në pranverën e vitit 2022 të transportonin një kontejner me rreth gjysmë ton kokainë, e fshehur në thasë me kafe. Hetimet treguan se droga ishte transportuar drejt Zvicrës dhe se ata kishin thurur plane për ta marrë dhe për ta zhvendosur ngarkesën. Ata tentuan disa herë të lokalizonin kontejnerin në ambientet e kompanisë së transportit Swiss Terminal në Frenkendorf, por pa arritur ta gjenin. Ngarkesa u zbulua më vonë në…
Ditën e premte moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtra kryesisht në zonën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Në orët e mbrëmjes ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, në…
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho u takua sot, 12 shkurt, me Presidentin e Eurojust-it, Michael Schmid, në selinë qendrore të Eurojust-it. Fotoja nga ky takim është publikuar në faqen zyrtare të SPAK-ut, duke cituar Agjencinë e Bashkimit Europian për Bashkëpunimin në Drejtësinë Penale. Të mërkurën, 11 shkurt, drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Teravakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri.
“Nuk ka ekzistuar “grupi i zjarrit”. Ai u shpik pas 21 janarit”. Në një intervistë për “Panorama” të dates 15 Shkurt 2016, Malaj thotë se emërtimi “grup zjarri” është krijuar dhe përdorur nga ata që janë përgjegjësit e vërtetë të vrasjes së 4 personave në bulevard, më 21 janar të vitit 2011.Megjithëse Malaj flet për herë të parë. Ai tregohet i rezervuar për shkak të faktit se kjo ngjarje po hetohet nga drejtësia shqiptare. Kryefjala e prononcimit të gardianit Malaj është fakti se, më 20 janar 2011, nuk ka dokumente të shkruara për “grupin e zjarrit”, ndërkohë që kjo është…
Mesditën e sotme, 58-vjeçari Bardhyl Fusha tentoi të grabisë pa sukses bankën Fibank në kryeqytet. Me kallash dhe një çantë në dorë, Fusha është futur në ambientet e bankës, ku sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në dysheme. Lëvizja e radhës ishte drejt bankës ku ka arritur të marrë një sasi parash të cilat shihen në foto. Një qytetar arriti të telefonojë policinë, ku në kohë rekord patrulla mbërriti dhe kapi autorin e dyshuar i cili po dilte nga dera e bankës.
Kombëtarja, para se të luajë play-off për Botërorin 2026, do të njohë kundërshtarët për Ligën e Kombeve 2026–2027. Shorti do të hidhet sot në orën 18:00 në Bruksel. Shqipëria është pjesë e Ligës C, pasi sezonin e kaluar e mbylli e fundit në grupin e saj. Kuqezinjtë janë kokë grupi, ashtu si Islanda, Mali i Zi dhe Kazakistani. Në vazon e dytë ndodhen rivalët më të fortë: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria dhe Armenia. Në vazon e katërt ka skuadra që ende nuk e kanë përcaktuar nëse do të jenë në Ligën C apo do të zbresin në Ligën D, pasi në…
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro gjatë interpelancës së sotme në Kuvend të kërkuar mbi dhunën në shkolla, prezantoi planin e masave institucionale për të garantuar sigurinë në shkolla, mbështetjen psikologjike dhe këshillimin e karrierës për mbi 355 mijë nxënësit e sistemit parauniversitar duke theksuar rëndësinë e të trajtuarit të sfidave duke marrë pjesë të gjithë aktorët e shoqërisë, nga familja tek institucionet. “Po flasim për një sfidë globale që, në forma të ndryshme, po përjetohet nga të gjitha shoqëritë, dhe që lidhet drejtpërdrejt me dinamikat që shoqërojnë ndryshimin e botës ku rriten fëmijët tanë: E kam fjalën për hapjen pa…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka anuluar pjesëmarrjen e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë. Si arsye për anulimin e vizitës janë përmendur angazhimet institucionale dhe prioritetet që lidhen me zhvillime brenda vendit. Konferenca e Sigurisë në Mynih i mban punimet këtë vit më 13-15 shkurt në qytetin gjerman. Ajo konsiderohet konferencë me nam, për shkak të pjesëmarrjes së zyrtarëve shtetërorë të niveleve më të larta. Paraprakisht ishte raportuar se përveç Osmanit, në këtë konferencë do të merrnin pjesë edhe kryeministri…
“FiBank’ është tentuar të grabitet me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës. Policia njofton se Bardhyl Fusha, rreth 58 vjeç, ka hyrë në ambientet e bankës, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. “Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, 12 shkurt, se duhet bërë diçka që u reziston kohërave referuar godinave apo infrastrukturës në tërësi për institucionet e drejtësisë. “Për fat të keq trashëgimia në këtë drejtim është goxha problematike, kemi shumë institucione që janë qiramarrës në godina dhe hapësira private. Kemi filluar një proces që do na çojë drejt zgjidhjes përfundimtare me Korporatën Shqiptare të Investimeve, duke marrë pronat shtetërore që janë ende në Tiranë apo vende të tjera, duke i vënë në dispozicion të këtij interesi publik”, tha ai, në Konkursin Ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë. Tha se disa projekte lidhur me…
Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njofton për grabitjen me armë të një banke në Tiranë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut. Mësohet se autori ka qëlluar njëherë në ajër, gjatë tentativës për grabitje. Ai është arrestuar më vonë nga policia, pa arritur të marrë para. Efektivët në vendin e ngjarjes kanë gjetur një gëzhojë plumbi.