Kryeministri Rama prezantoi sot, Dashnor Sulën në rolin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Kryeministri nuk i kurseu batutat për Dashnor Sulën, i cili në legjislaturën e fundit ishte kundërshtar i tij politik. “Emërimi i tij është edhe një lloj sfide sepse ky zotëria nuk më ka lënë gjë pa thënë në parlament”, u shpreh Rama. Megjithatë ai shtoi se Sula ka kualifikimin e duhur për ta kryer detyrën në nivelet më të larta. “Një gjë është e sigurt, që deri tani, nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progresin e nevojshëm. Inspektimi mbetet një problem në të gjithë organizimin…
Author: tirana
Retreat-in e 9 janarit qe mbajti me ministrat tek Vila Qeveritare ne Sauk, kryeministri Rama po e vijon sot në godinën qeveritare. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama ka mbledhur ministrat për të diskutuar mbi vijimin e detyrave të lëna në janar, përfshirë hartimin e një plani pune për 2026-ën mbi dikasteret qe drejton secili prej tyre.
SPAK do të marrë në dorë hetimet përatentatin e bujshëm pranë aeroportit të Rinasit, më 11 nëntor 2025. Mësohet se Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar kompetencat Prokuroris së Posaçme pasi ngjarja është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Prej atentatit mafioz, mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani alias Sheqeri. Ky i fundit drejtonte makinën me të cilën lëvizte Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë në vend nga breshëria e plumbave të armëve të zjarrit. Shaljani i cili ishte agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ndërroi jetë në spital, disa ditë pas atentatit. Aq shumë…
Bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë nuk paraqet asnjë kërcënim për askënd dhe se synimi i tij është stabiliteti i rajonit, ka deklaruar të enjten, 12 shkurt, ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anušić. “Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për BE, Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO, Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s, dhe për këtë arsye interesat tona janë të përbashkëta. Ne kemi interes stabilitetin e këtij rajoni të Evropës, e jo destabilizimin”, ka thënë Anušić për agjencinë e lajmeve “Beta”. Ai ka theksuar se Kroacia dëshiron t’i ndihmojë Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën…
8 milionë lekë arriti të grabiste Bardhyl Fusha një ditë më parë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Në njoftimin e sotëm të policisë së kryeqytetit, sqarohet se Fusha ka hyrë në këtë bankë me armë zjarri automatik, dhe pasi ka kërcënuar punonjësit e institucionit financiar, ka grabitur paratë. Ai u vu në pranga sapo doli nga dera e bankës, pasi patrulla e policisë ishte sinjalizuar nga punonjësit. Sapo policia i bëri thirrje për t’u dorëzuar, Fusha hodhi armën dhe çantën me para dhe pa asnjë rezistencë iu bind efektivëve. Dyshohet se Bardhyl Fusha, me origjinë nga…
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot, 13 shkurt, Kryeinspektorin e ri të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qëndro, i cili së fundmi ka mbajtur detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë, duke zëvendësuar në këtë funksion Dallëndyshe Bicin. Gjatë fjalës së saj, Koçiu u shpreh se “Qëndro do të marrë detyrën e drejtuesit të Inspektoratit të Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit, një detyrë e cila në vetvete mbart sfida por gjithashtu dhe një përgjegjësi të madhe sa i përket zbatimit të ligjshmërisë dhe mbrojtjes së territorit. Afrimi vjen nga një eksperiencë e jashtëzakonshme në institucionet publike dhe…
Korridori 8, me pikënisje në kompleksin portual Durrës – Porto Romano dhe dalje në Detin e Zi është përfshirë zyrtarisht në planet dhe infrastrukturën kritike ushtarake të NATO, duke u njohur si korridor sigurie për mbrojtjen kolektive të Aleancës. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar sot lidhur vendimin e marrë një ditë më parë në Ministerialin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, të mbajtur në Bruksel, ku merrte pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. Peleshi thekson se “përfshirja zyrtare e Korridorit VIII në infrastrukturën kritike ushtarake të NATO-s shënon një arritje strategjike që e vendos…
Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Zbulohet në Patos, një subjekt ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara. Vihet në pranga pronari i subjektit. Sekuestrohen 4 automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, si rezultat i punës hetimore të kryer për një rast të kryerjes së aktivitetit ekomonik, me produkte të kontrabanduara, arrestuan shtetasin: -Xh. H., 50 vjeç, banues në Patos. Gjatë kontrollit në subjektin e tij (servis automjetesh), në Patos, janë gjetur automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh, të dyshuara të kontrabanduara nga shtete të ndryshme të Europës. Nga verifikimet…
Liderët e Bashkimit Evropian kanë intensifikuar diskutimet për forcimin e konkurrueshmërisë ekonomike dhe përshpejtimin e integrimit të tregut të përbashkët gjatë një takimi joformal të mbajtur në Castello di Alden Biesen në Belgjikë. Takimi u shoqërua me një deklaratë të përbashkët nga kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit franko-gjerman për të çuar përpara integrimin ekonomik të BE-së, pavarësisht dallimeve në disa qëndrime politike. Merz deklaroi se Berlini dhe Parisi janë “pothuajse gjithmonë në një linjë”, ndërsa Macron nënvizoi se ekziston një marrëveshje e fortë mes dy vendeve për zhvillimin e Bashkimit…
Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit: Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja…
Një 25-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar makinën e tij nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe i është gjetur një sasi kokaine në mjet. Njoftimi i policisë: Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe posedonte një sasi Kokaine, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan dhe vihet në pranga 25-vjeçari. Sekuestrohen automjeti dhe sasia e lëndës narkotike. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të…