Author: tirana

Gjykata e Tiranës, vendosi këtë të shtunë, 14 shkurt, që të lërë të lirë protestuesit të cilët u arrestuan nga uniformat blu nga tubimi i 10 shkurtit, i organizuar nga Partia Demokratike, duke caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Prokuroria kërkoi dy arreste në burg, tre arreste në shtëpi, si dhe nëntë detyrim paraqitje. Kujtojmë se uniformat blu arrestuan 21 protestues, shtatë prej të cilëve ishin të mitur. Për këta të fundit, u vendos gjithashtu masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Nga ajo protestë, 19 efektivë përfunduan në spital, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Nën hetim për këtë tubim…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit gjeti shkelje të rregullave pvr sigurinë ushqimore. AKU bëri me dije se në kuadër të kontrolleve të ushtruara, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HAÇP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. AKU informon se për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta. Produktet janë ​1400 kg krem gjalpi, ​2415 kg mocarela, ​90…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm, 14 shkurt, komunitetin e Santa Maria a Monte në provincën e Pisa. Shqiptari 25-vjeçar, Kevin Muharremi, është vrarë me armë zjarri teksa po kthehej nga një mbrëmje me dy shokë. Sipas hetimeve të para, një automjet i është afruar makinës së viktimës në qendër të Montecalvolit dhe ndaj tij është qëlluar tre herë.  Një prej tyre plumbave, i riu e ka marrë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Shokët që ishin me të nuk patën lëndime, ndërsa po merren në pyetje nga hetuesit. Zona është rrethuar nga forcat policore për kryerjen…

Read More

Qytetarët e Durrësit, të cilët preken drejtpërdrejt nga projekti TID, kanë vijuar edhe sot protestën e tyre para dyerve të bashkisë. Mësohet se ditën e sotme ato po zhvillojnë edhe një takim në Bashki, ku sapo ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama për të diskutuar mbi projektin TID. Rama hyri në Bashki por banorët nuk kanë mundur të afrohen e të flasin me të.

Read More

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Qerret, ku shtetasi Ardjan Varrosi është vetëplagosur me thikë pas një konflikti brenda familjes me të shoqen dhe vajzën e tyre. Ai ka dalë nga banesa duke e ndjekur vajzën me thikë në dorë, por është ndaluar nga policia. Sipas bluve të qytetit, efektivët arrestuan në flagrancë shtetasin A.V., 55 vjeç, banues në Qerret, Durrës. Ky shtetas, rreth orës 19:00, të datës 13.02.2026, në banesën e tyre në fshatin Qerret, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.V., 42 vjeçe, dhe më…

Read More

Të tronditur nga planet e presidentit Trump për Grenlandën dhe komentet e tij shpesh armiqësore ndaj aleatëve tradicionalë të Amerikës, udhëheqësit europianë u zotuan në Mynih për një rol më të madh në mbrojtjen e përbashkët të NATO-s. Udhëheqësit kryesorë kanë theksuar se kjo është thelbësore që Europa të përballet me një Rusi armiqësore. Presidenti francez Emmanuel Macron, ndërsa hyn në vitin e fundit të presidencës, u bëri thirrje homologëve europianë të mendojnë në mënyrë strategjike, duke investuar në programe raketore me rreze të gjatë veprimi. Gjithashtu, ai ofroi ombrellën bërthamore të Francës për vendet europiane, duke garantuar arkitekturën e…

Read More

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”. Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Burrel-Komsi”, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan automjetin tip “Volkwagen” me të cilin udhëtonte 46-vjecari, i armatosur. Gjatë kontrollit fizik të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e…

Read More

Rrjetet sociale janë tashmë pjesë e pandashme e përditshmërisë njerëzore. Tek brezat e rinj, kryesisht adoleshentët, akoma më tepër, me statistika reale në Evropë, përdoren nga 80% e tyre. Është temë qendrore në shumë aspekte të debateve publike, në kontekst shëndetësor, për pro-të dhe kundër, sikurse ndodh me fenomenet kryesisht të reja. Por padyshim, deri tani, gjurma e rrjeteve sociale, dhe jo vetëm, e teknologjisë, është e fortë dhe e zhurmshme. Përdorimi i tepruar, sikurse në çdo aspekt, mund të sjellë rreziqe domethënëse për shëndetin mendor, shëndetin fizik, por edhe cyberbullizmin. Nga njëra anë, rrjetet sociale kanë ndryshuar përgjithmonë marrëdhëniet…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kllojka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kllojka” në kuadër të të cilit, u arrestua shtetasi: -M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Bërzhitë. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri(një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka hapur fjalimin e shumëpritur në Konferencën e Sigurisë në Munih të shtunën duke i vënë theks rëndësisë historike të aleancës mes Evropës dhe Amerikës që “e ka shpëtuar botën” nga kërcënimet e së kaluarës. Ruboi pohoi se SHBA-ja ndonjëherë mund të jetë disi “direkte”, por siguroi udhëheqësit evropianë se Administrata Trump është e përkushtuar ndaj aleancës. “Derisa jemi të përgatitur nëse është e nevojshme ta bëjmë këtë vetëm, por ne preferojmë she shpresojmë ta bëjmë me ju, miqtë tanë këtu në Evropë”, ka thënë ai. “SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës”, shtoi…

Read More

Një sulm me dron rus gjatë natës vrau një grua në Odessa, në jug të Ukrainës, thanë autoritetet lokale herët këtë mëngjes. Sipas kreut të komandës ushtarake rajonale të Odessa-s, Oleh Kiper, një nga sulmet me dron shkaktoi shembjen e çatisë së një shtëpie familjare. “Fatkeqësisht, një grua ka vdekur si pasojë e sulmit”, shtoi ai nëpërmjet Telegramit. Në Zaporizhia, kreu i komandës ushtarake lokale, Ivan Fedorov, foli gjithashtu për një të vdekur dhe tre të plagosur në bastisjet ruse në 24 orët e fundit në rajonet Zaporizhia dhe Polokhiv. Granatimet e reja po regjistrohen ndërsa bisedime të reja që…

Read More

“Open Masters Games Abu Dhabi 2026” vijuan me ritëm të lartë në ditën e tetë të garave, duke regjistruar pjesëmarrje të gjerë të sportistëve në 22 disiplina sportive, të zhvilluara në 14 impiante në të gjithë Emiratet. Ndërsa Lojërat po hyjnë në fazën përmbyllëse, garat vijojnë në një gamë të gjerë disiplinash, duke tërhequr delegacione ndërkombëtare, nxënës dhe vizitorë, të cilët po ndjekin nga afër aktivitetet sportive dhe programin e Community Hub. Një delegacion nga Japonia, vendi pritës i edicionit të ardhshëm të World Masters Games, vizitoi ambientet e Abu Dhabi National Exhibition Centre (ADNEC), ku ndoqi garat dhe u…

Read More