Më 21 gusht, telefoni i Nicolas Guillou praktikisht “u shua”. Nuk mund të rezervonte një Uber, një biletë treni apo të bënte blerje online. Kartat e kreditit iu bllokuan, duke e lënë pa mundësi pagese në supermarkete, restorante apo akses në llogarinë bankare. Edhe Expedia i refuzoi rezervimin e një hoteli në Francë. “Faji” i Guillou dhe i katër gjyqtarëve të tjerë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë ishte autorizimi i një urdhër-arresti për krime lufte ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant. Për këtë vendim, administrata e Donald Trump vendosi sanksione, duke ndaluar çdo kompani…
Author: tirana
Viktimat civile në Ukrainë nga bombardimet ruse janë rritur me 26% gjatë vitit 2025. Shifrat janë publikuar nga Organizata për Veprimin kundër Dhunës së Armatosur, (Action on Armed Violence (AOAV)), e cila monitoron konfliktet në nivel global. Sipas raportit, 2,248 civilë janë vrarë dhe 12,493 janë plagosur gjatë vitit të kaluar. Mesatarisht, 4.8 civilë janë vrarë ose plagosur në çdo sulm, 33% më shumë krahasuar me vitin 2024. Sulmi më i rëndë u regjistrua më 24 qershor në qytetin e Dnipros. Raketat ruse goditën një tren pasagjerësh, apartamente dhe shkolla. Si pasojë, humbën jetën 21 persona dhe u plagosën 314…
Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme grupin parlamentar. Siç paralajmëroi një ditë më parë kryeministri Edi Rama, mazhoranca do të depozitojë në Kuvend një nismë për të adresuar sipas tij boshllëkun ligjor e lënë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Balluku. “Nisma do t’i paraqitet fillimisht, Grupit Parlamentar në mbledhjen e tij të fillim javës, ditën e hënë në mëngjes, dhe do të jetë transparente edhe për opinionin publik, pasi prezantimi i nismës do të bëhet me praninë e medias”, tha Rama. Kreu i qeverisë theksoi se pezullimi i një ministri për një masë sigurimi penal nuk…
Një shpërthim në një dyqan fishekzjarrësh në Kinën lindore vrau tetë persona dhe plagosi dy të tjerë, thanë autoritetet të dielën në mbrëmje. Jashtë qendrave kryesore urbane, ku përdorimi i fishekzjarrëve kontrollohet rreptësisht, banorët shpesh ndezin sasi të mëdha fishekzjarrësh gjatë ngjarjeve ose festave të rëndësishme, siç është Viti i Ri Hënor, i cili fillon në Kinë të martën. Keqpërdorimi i fishekzjarrëve nga disa njerëz shkaktoi një shpërthim në një dyqan në provincën Jiangsu rreth orës 14:30 të dielën, thanë autoritetet në një deklaratë në mediat sociale. Zjarri u shua plotësisht rreth orës 16:00, tha deklarata, duke shtuar se tetë…
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht në pjesën e parë të ditës. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët. Gjatë ditës reshjet mbeten prezente në relievet malore në veri me intensitet të ulët, për tu riaktivizuar në orët ë mbrëmjes vonë në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar. Përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore reshjet në periudha…
Udhëheqës nga e gjithë bota, mes tyre presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Friedrich Merz, si dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, u mblodhën në Mynih për Konferencën e Sigurisë, takimin më të madh në Europë për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë. Pyetja që dominon mbi tryezë: a është ende Amerika një aleate e fortë e Europës? Fjalimi më i pritur ishte ai i Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Pritej të shihej nëse ai do të përsëriste kritikat e ashpra të bëra më herët nga zëvendëspresidenti JD Vance ndaj vendeve europiane, apo do të mbante një qëndrim më…
Kur përmend derbin Partizani-Tirana mendon gjithnjë spektaklin, rivalitetin, emocionet, tensionet në dfushën e lojës dhe në shkallët e tribunave, tifozeria e zjarrtë e të dyja skuadrave gjithnjë dhuron koreografi spektakolare. Pavarësisht pozicioneve të skuadrave në fushën e lojës, kur vjen sfida në Derbi çdo gjë lihet mënjanë dhe diferencat zerohen admiruesit e futbollit mbajnë frymën për 90 minuta sfidë të rivalizuar nga fillimi deri në fund. Dhe e gjithë kjo pritet të shihet edhe këtë të dielë teksa në ‘Air Albania Stadium, Partizani dhe Tirana do të vihen sërish përballë njëra -tjetrës në këtë sfidë që ka shkruar faqe të arta…
Serbia do të rrisë investimet në fushën e mbrojtjes, dhe arsyeja për këtë, sipas presidentit Aleksandar Vuçiç është shqetësimi i thellë që rrethon aleancën mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Vuçiç e përsëriti edhe një herë për mediat në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih se ende pret sqarime se çfarë arsyesh ka që po ndërtohet një aleancë ushtarake ndërmjet Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit. Vuçiç paralajmëroi se Beogradi do ta trajtojë këtë zhvillim me seriozitet maksimal. “Do të marr pjesë në mbledhjen e kolegjiumit të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe do të vizitoj fabrikat e…
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe Ministrin për Europën, Eric Beißwenger. Spiropali deklaron se në takimin me dy zyrtarët e lartë u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer mes dy vendeve tona, teksa qeveria bavareze mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi ekonomik, me theks te rritja e investimeve bavareze në vendin tonë. “U angazhuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies sonë ekonomike, falë edhe prezencës së zyrës bavareze të tregtisë në Tiranë, me synimin e qartë…
Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, është zgjedhur President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), e cila është një rrjet ndërkontinental i monitorimit të të drejtave të njeriut. Sipas njoftimit të Avokatit të Popullit, vendimi u mor me unanimitet nga Bordi i organizatës. E themeluar si një platformë strategjike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, AOM bashkon mbi 30 institucione garantë të të drejtave të njeriut nga Evropa, Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme. Ky rrjet përfshin vende si: Franca, Spanja dhe Greqia, Maroku, Egjipti, Izraeli dhe Jordania, duke krijuar një front të përbashkët…
Pas rreth dy orësh mbledhje në bashki me banorët që banesat e tyre preket nga projekti TID, Kryeministri Rama ka deklaruar se pati një bisedë konstruktive, por sqaroi se projekti do të shkojë para dhe nuk do të ndalet.Ndërkohë në ambientet e jashtme të bashkisë, Rama u prit thirrje protestuese nga disa qytetarë, që pretendojnë se preken po ashtu nga ky projekt. “O hajdut”, iu drejtuan ata ndërsa Rama u tha se ata s’kanë lidhje, dhe se janë “PD”, duke nënkuptuar se janë të nxitur politikisht për të qenë aty. “Çfarë qytetarësh, ju jeni partia demokratike, këta janë qytetarët, unë…
Kishte paralajmëruar se bisedimet me partitë opozitare për të arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit do t’i niste qysh të premten, por këtë e ka shtyrë pas kthimit nga Mynihu. Pas konstituimit të Kuvendit dhe votimit të Qeverisë, në radhë është zgjedhja e presidentit të ri, proces i cili duhet të përfundojë më së largu deri më 5 mars. Por a do të jenë të suksesshme këto negociata? Negociatat që të jenë të suksesshme do të varen kryesisht nga mënyra se si kryeministri Kurti, i cili ka shumicën parlamentare, do t’u qaset partive opozitare, si dhe nga forma dhe…