Author: tirana

Për ta bërë euron më të fortë dhe më konkurruese në tregjet globale, nevojitet më shumë borxh i përbashkët europian, ose, thënë ndryshe, më shumë eurobond. Kjo ishte një nga pikat kyçe të diskutuara në takimin e eurogrupit, ku ministrat e Financave të vendeve që përdorin monedhën e përbashkët u fokusuan te mënyrat për të rritur rolin ndërkombëtar të euros, edhe përballë dollarit. Një dokument i Komisionit Europian sfidon skepticizmin e atyre që kundërshtojnë krijimin e borxhit të ri të përbashkët. Edhe pse studimi shmang termin “eurobond” dhe përdor shprehjen “safe asset” (asete të sigurta), mesazhi mbetet i njëjtë: obligacionet…

Read More

Kryeministri Rama ka urua Kosovën në 18 vjetorin e saj të pavarësisë. Në një postim në Facebook kryeministri Rama ka ndarë foto nga vizita e tij e djeshme në Prishtinë ku u takua me Presidenten Vjosa Osmani dhe me homologun e tij, Albin Kurti. “Keqardhje që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritet me 4 pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkruan kryeministri. Postimi i plotë: MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me…

Read More

Republika e Kosovës feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, në orën 15:39 u shpall Pavarësia në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet në Hagë ku po përballet me një proces gjyqësor që për shumicën e shqiptarëve është i padrejtë. Pavarësisht fushatës agresive nga ana e Serbisë, Republika e Kosovës tashmë njihet nga 119 shtete.

Read More

Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, më të theksuara në pjesën e parë të ditës. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët dhe mesatar, në formë shtrëngatash afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit. Në jug në orët e para të mëngjesit reshjet priten me intensitet deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore. Gjatë ditës reshjet e shiut pritet të vijojnë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, hera-herës lokalisht deri mesatar me…

Read More

“Sot jemi këtu mund të themi fjalë sa të duam mes vetes, mund të përdorim të gjithë qoshet e pasura të fjalorit të gjuhës shqipe për të nxjerrë duftin të një prokurorie idiotësh. Me ligjet e asaj Serbie 45 vite që do të thotë varrosje për se gjalli e njerëzve. Drejtësia ndërkombëtare e financuar nga shtetet demokratike që për turpin e tyre vazhdojnë të ndjekin me indiferencën më të madhe, përveçse për katër njerëz krejtësisht të pafajshëm, që ne sot të ngremë një pikëpyetje për veten tonë se çfarë mund të duhet të bëjmë. Nuk e kam përgjigjen për këtë…

Read More

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot besimin e plotë ndaj drejtimit aktual duke zgjedhur Armand Dukën President për një mandat të ri katërvjeçar. Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar. Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional. Ky mandat i ri jo vetëm konfirmon lidershipin e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës, që ka shkruar me qartësi e thellësi mbi gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së. Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Prokuroria nuk provoi asgjë kundër UÇK. Rama theksoi se ish-krerët e UCK, u armatosën kundër një politike shfarosëse. “Përballë një situate të tillë fjalët nuk janë të lehta për t’u gjetur. Ndërkohë ndër…

Read More

Gjatë fjalës së saj në Komisonin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, prezantoi këtë të hënë vizionin dhe panoramën mbi të cilën është konceptuar rishikimi i paketës kurrikulare për kurrikulat bërthamë, si dhe për programet lëndore për klasat I, VI dhe X. “Për klasat 1,6,10 përditësimi i programeve lëndore ka ndodhur në vitin 2025, përditësimi i teksteve po ndodh aktualisht, dhe zbatimi i kurrikulës së re do të nisë në shtator të vitit 2026. E njëjta logjikë dhe proces do të ndiqet për klasat 2, 7, 11, me kurrikulën e re që do të zbatohet në…

Read More

Atletët italianë vazhdojnë të shkëlqejnë në Lojrat Olimpike Dimërore të “shtëpisë”, duke arritur edhe objektivin e parë të organizatorëve. Më saktë një rekord, sa i përket medaljeve të fituara nga sportistët e kaltër në historinë e Olimpiadave të Dimrit. Federica Brignone u konfirmua si mbretëresha e skive në “Milano Cortina 2026”, duke fituar medaljen e artë të dytë në këtë kompeticion. Trimufi i saj në slalomin gjigand dhe ai i Lisa Vittozzi në garën e ndjekjes në biathlon e çuan në tetë numrin e tetë numrin e medaljeve të arta për skuadrën italiane. Po ashtu, dyshja Moioli-Sommariva në garën e krosit…

Read More

Ka vijuar në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “Metamorfoza”. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar të thirren 40 dëshmitarë në gjyq, sipas asaj që ka mësuar gazetarja Glidona Daci. Ata do pyeten për vrasjen e Gjin Ndojit dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasje ndaj Kleanthi M. në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë gjatë seancës së sotme ka pasur debate të forta mes avokatëve të biznesmenti Pëllumb Gjoka dhe prokurorëve të posaçëm. Shkak kanë qenë mospërputhjet e orareve të bisedave në Sky ECC dhe orarit të vrasjes së Gjin Ndojit në…

Read More

Kryeministri Edi Rama menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste që u zhvillua mëngjesin e kësaj të hëne, u nis për në Kosovë, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Pas takimit me Osmanin, ai pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Më vonë gjatë ditës, kryeministri Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Read More

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka theksuar sot nevojën për një sistem drejtësie që dëgjon, mbron dhe përkrah realisht viktimat e krimit. Lamallari ishte i pranishëm në aktivitetin ku u hap java Ndërgjegjësuese për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2026 dhe Forumit Kombëtar me temë “Mbrojtja e Viktimave të Krimit: Një Sistem që Dëgjon, Mbron dhe Përkrah”. Në fjalën e tij, ministri u shpreh se ky aktivitet nuk është thjesht një moment simbolik institucional, por një reflektim mbi mënyrën se si sistemi i drejtësisë dhe institucionet publike reagojnë ndaj qytetarëve që kanë përjetuar dhunë apo shkelje të ligjit. Ai theksoi…

Read More