Kryeministri Albin Kurti, gjatë seancës solemne në kuadër të shënimit të Pavarësisë së Kosovës, tha se sot është ditë përkujtimi për të gjithë që flijuan shumëçka e gjithçka për lirinë që populli gëzon sot. Prandaj, siç tha ai, nuk ka kompromis me Republikë dhe sovranitet. “Dita e sotme është ditë përkujtimi për të gjithë ata burra dhe gra e fëmijë, që flijuan shumëçka e gjithçka për Republikën e Kosovës. Aktivistët e luftëtarët që u përpoqën për jetësimin e Republikës, së paku që nga viti 1968 e më tej, ndoshta s’e kishin të njëjtin vizion se si do të ishte Republike,…
Author: tirana
Kuvendi i Kosovës zhvilloi një seancë solemne me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili mbajti edhe një fjalim. Ai u shpreh nga foltorja se Kosova është një realitet i pakthyeshëm. “Në emër të Republikës së Shqipërisë ju uroj gëzuar Ditën e Pavarësisë. Çdo shqiptar kudo ndodhet, çdo familje shqiptare në Shqipëri a diasporë sot ndihen pjesë e festës, e gëzimit, urimit dhe krenarisë. Sot është një ditë e madhe. Sot Kosova mbush 18 vjeç. Në jetën e një njeriu kjo është mosha e pjekurisë, momenti…
Ka nisur seanca solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Fjalën e ka marrë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Kosova u bë shtet për të mbrojtur të vërtetën, populli i Kosovës sakrifikoi gjithçka, në mënyrë që ne sot të gëzojmë lirinë. Në këtë përvjetor me mirënjohje dua të falënderoj aleatët tanë, SHBA, çdo shtet europian që qëndruan krah Kosovë sikur liria dukej e largët dhe e pamundur. Sot pas 18 vitesh kemi arrti shumë, por kemi dhe shumë rrugë përpara.”, u shpreh Osmani. Prezent ishte dhe Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, i cili ndër të tjera tha “Sot Kosova mbush 18…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, uroi Republikën e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Në mesazhin e tij, Rubio theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve për të rritur prosperitetin e të dyja kombeve. Ai vlerësoi, gjithashtu, mbështetjen e Kosovës ndaj përpjekjeve amerikane për sfidat globale dhe rolin e saj si anëtare themeluese e Bordit të Paqes për Gazën. “Në këtë përvjetor të rëndësishëm, ne presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet e ardhshme. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën në ndërtimin…
Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se një ditë më parë ka kanosur me armë zjarri një 38-vjeçar. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimit nga një 38-vjeçar, për një shtetas që e kishte kanosur me armë zjarri, arrestuan në flagrancë shtetasin: -E. K., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj.”, bëjnë me dije uniformat blu. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur më 16 shkurt 2026, në zonën e njohur si “Kodra e Rrashbullit”, ku dy personat janë konfliktuar në rrugë. Gjatë përplasjes,…
Mbajtja e Evropës të sigurt nga moti ekstrem “nuk është shkencë raketash”, ka deklaruar një studiues i lartë, ndërsa bordi këshillimor i BE-së për klimën u ka bërë thirrje vendeve anëtare të përgatiten për një ngrohje globale katastrofike prej 3°C. Maarten van Aalst, anëtar i Bordit Shkencor Këshillimor Evropian për Ndryshimet Klimatike (ESABCC), tha se kontinenti tashmë po “paguan çmimin” për mungesën e përgatitjes, por shtoi se përshtatja me një të ardhme më të nxehtë është pjesërisht “çështje logjike dhe masa të arritshme lehtësisht”. “Është një detyrë sfiduese, por njëkohësisht e realizueshme. Nuk është shkencë raketash”, u shpreh Van Aalst, i…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Në mesazhin e tij, Veliaj thekson rëndësinë e 17 Shkurtit si ditë që simbolizon sakrificën dhe qëndresën për liri. “Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! 17 Shkurti nuk është thjesht një datë – është kujtesë se LIRIA nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë, me qëndresë dhe besim. Sot, më shumë se kurrë, Kosova meriton të festojë me kokën lart: për të gjithë ata që luftuan dhe për çdo të ri që rritet me flamur e dinjitet”, shkruan Veliaj. Veliaj ka përkujtuar gjithashtu…
Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë sjellë rritje të ndjeshme të prurjeve në Hidrocentrali i Fierzës, duke detyruar autoritetet të nisin shkarkimet me rreth 1000 metër kub ujë në sekondë. Aktualisht, niveli i ujit në liqen ndodhet në kuotën 294 metër, vetëm 2 metër larg kapacitetit maksimal prej 296 metrash në basenin më të madh ujor të vendit. Sipas burimeve nga HEC-i i Fierzës, reshjet kanë shtuar prurjet deri në 500 metër kub në sekondë. Hidrocentrali më i madh në vend po operon me kapacitet maksimal në prodhimin e energjisë elektrike. Ndërkohë, edhe në Kukës niveli i ujit…
Ministrja për Europën dhe për Punët e Jashtme ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë së saj. Në një postim në Facebook Spiropali shkruan se kjo është një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë. “Një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës dhe te dinjiteti i qytetarëve të saj”, shkruan ministrja. Postimi i plotë i Spiropalit: Gëzuar Kosovë! Urime 18-Vjetorin e Pavarësisë! Kjo është një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë. Një rrugë e vështirë, por e…
Prefektura e Qarkut informon mbi situatën aktuale në territorin e Shkodër dhe njësitë përreth, si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të shtuara në kaskadën e Drinit gjatë 24 orëve të fundit. Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se pas monitorimit të afërt dhe vlerësimit pêr administrimin e prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin: Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës. Që prej orëve të pasdites se djeshme është konstatuar rritje e niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe të Liqenit të Shkodrës. Në zonën e Obotit është evidentuar prezencë uji kryesisht në tokat…
Me ngritjen solemne të flamurit shtetëror, Kosova nisi ceremonitë zyrtare për shënimin e 18-vjetorit të pavarësisë. Flamuri i Republikës së Kosovës u ngrit në oborrin e ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë, në praninë e krerëve më të lartë të shtetit, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Presidentja Osmani e cilësoi këtë ditë si një moment reflektimi dhe krenarie dhe nderoi sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. “Sakrifica ka qenë shekullore, kanë qenë breza të tërë që kanë dhënë gjithçka që sot ta gëzojmë shtetin e Kosovës. Shprehim respektin…
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përcjellë urimet e tij me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke shprehur krenarinë dhe respektin për këtë moment historik të kombit shqiptar. Në mesazhin e tij, ai u drejtua motrave dhe vëllezërve në Kosovë me urimet më të përzemërta, duke e cilësuar këtë ditë si një nga aktet më të ndritura në historinë moderne të kombit shqiptar. Kryetari theksoi se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një ditë historike lirie, dinjiteti dhe drejtësie, që simbolizon sakrificën dhe vendosmërinë për shtetndërtim dhe të ardhmen euroatlantike. “Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Qofsh gjithmonë e…