Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Uashingtonit, në përgjigje të ftesës së presidentit të SHBA-së, Donald J. Trump për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të këtij Bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues, njoftoi Agjencia për Media dhe Informim. Pak ditë më parë, kur njoftoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje, kryeministri Rama u shpreh se, “Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe…
Author: tirana
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në një konferencë për mediat, ka diskutuar mbi aksesin në financë për fermerët, mbi paketat e reja të përfitimeve për ta, sigurinë ushqimore, si dhe kompensimin për fermerët e dëmtuar nga përmbytjet. Ai u ndal te risia në skemën e bujqësisë, ku deklaroi se ministria do të japë 7–10 mijë euro grante për të rinjtë që hapin biznes në blegtori. “Kemi diskutuar për të vendosur për të rinjtë dhe të rejat nga 18 vjeç deri në 35 vjeç, mundësinë që ne t’u japim nga 7 deri në 10 mijë euro. Po e…
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në takim delegacionin e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, AFET, të kryesuar nga Kryetari David McAllister. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës për njohjen nga afër me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryetari Peleshi dhe anëtarët e delegacionit zhvilluan një diskutim të hapur mbi arritjet, sfidat dhe hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, si dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit të Kuvendit me Parlamentin Europian dhe AFET për përshpejtimin e këtij procesi. Kryetari Peleshi vlerësoi mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit Europian dhe…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rihapë procesin të dënuarin mbi vrasjen e Komisarit të Policisë, Dritan Lamaj. Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se vendimi është marrë në datë 17 shkurt dhe urdhëron rihapjen e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, duke shfuqizur vendimin e mëparshëm të vitit 2018 të të njëjtës gjykatë. Sjellim ndërmend se kryekomisari Dritan Lamaj u ekzekutua më 14 plumba në 24 shkurt 2013. Për këtë vrasje u arrestua biznesmeni A.B, i cili fillimisht u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda në 3 prill të vitit 2015. Por pasi çështja kaloi në Apel, ai u dënua me…
Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin këtë të mërkurë, lidhur me rastin e dy kushërinjve nga Kukësi, të cilët akuzohen për korrupsion në zgjedhjet e 11 Majit. Kështu, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Bib Ndreca dhe Flora Hajredinaj, i shpalli fajtorë dy kushërinjtë, K.P dhe G.P (ky i fundit ish-kryeplak i fshatit Lusen). Gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar. K.P u dënua fillimisht me 1 vit, 7 muaj e 15 ditë burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit…
Duke folur në seancën e sotme në Hagë, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Mishetiç tha se nuk ka asnjë provë që Thaçi ka pasur rol në kryerjen e krimeve apo ka transmetuar “qëllimin e përbashkët kriminal” të të akuzuarve. Po ashtu ai hodhi poshtë se Thaçi ka patur një rol në hartimin dhe shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së. Sipas avokatit zyra e Prokurorit të Specializuar premtoi shumë, por nuk i bazoi pretendimet në prova. “Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por kanë paraqitur asgjë”, theksoi ai. “Konsensusi i provave dhe dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej…
Një ngjarje tragjike ndodhi disa ditë më parë në Montecalvoli, një provincë pranë Pizës, ku 25-vjeçari shqiptar, Kevin Muharremi, u qëllua për vdekje pas një përleshjeje mes dy grupeve të rinjsh. Ngjarja filloi natën e së shtunës, kur pas një sherri të shkurtër në një pub në Montopoli, tensionet u rritën dhe vetëm disa orë më vonë, në rrugën “Via della Repubblica”, Renato Xyke, një tjetër shqiptar 20-vjeçar, qëlloi me armë drejt një makinës ku ndodhej Muharremi, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Siç bëjnë me dije mediat italiane, debati me sa duket shpërtheu brenda pub-it…
Këtë të mërkurë, në ministerialin e Korridorit VIII që u mbajt në Tiranë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani shprehu mbështetjen e vendit të tij karshi Shqipërisë në lidhje me integrimin në BE. “Edhe për Italinë, Korridori 8 nuk është vetëm një zgjedhje teknike dhe infrastrukturore, por është një zgjedhje politike sepse kjo pjesë e strategjisë sonë për ribashkimin e Ballkanit me historinë europiane, është strategji për qevrinë italiane. Ne do të bëjmë maksimumin t’ju ndihmojmë që të jeni pjesë e BE-së dhe jam shumë i qartë për Ballkanin Perëndimor dhe ashtu edhe për Ukrainën.…
Një delegacion i Parlamentit Europian ndodhet në Tiranë, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister, nisën takimet në kryesinë e Kuvendit, me kryeparlamentarin Niko Peleshi dhe kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Në 13:15 është parashikuar konferenca për mediat, ku pritet që eurodeputetët të rishprehin mbështetjen e Shqipërisë në BE, si edhe për të vijuar më tej me reformat dhe punën sa i përket anëtarësimit. Vizita do t’u mundësojë eurodeputetëve të vlerësojnë gjendjen aktuale të negociatave të pranimit dhe prioritetet e reformave…
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme mirëpret sot Ministerialin e Korridorit VIII, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mikpritur krerët e delegacioneve pjesëmarrëse në Ministerialin e Korridorit VIII, projektit strategjik për ndërlidhjen, sigurinë dhe ekonominë që shndërron gjeografinë në mundësi. Në këtë ministerial marrin pjesë delegacionet e kryesuara nga Antonio Tajani, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Italisë; Timčho Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut; Nikolay Pavlov, zëvendësministër i Punëve të…
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka publikuar një video mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Në fjalën e tij, Spahiu shprehu urimet e tij duke lutur Zotin që Ramazani të sjellë paqe, begati dhe mirësi për çdo familje shqiptare dhe për mbarë shoqërinë. “Nesër ne nisim agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Kam kënaqësinë t’ju drejtohem me urimet më të përzemërta, duke lutur Zotin e Madhëruar që ky muaj i bekuar të sjellë paqe, begati dhe mirësi për secilin prej jush, për familjet tuaja dhe…
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në autostradën Thumanë Kashar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, ku 22-vjeçari me inicialet I.I ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte duke u përplasur me një tjetër automjet. Si pasojë ka humbur jetën shoferi tjetër, një 48-vjeçar me inicialet I.L. Pas ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan të riun.