Author: tirana

Draft raporti vlerëson progresin e shpejtë në negociatat e anëtarësimit dhe hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajve. Më tej thekson se objektivi për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 është i arritshëm, por kërkon zbatim të plotë dhe të pakthyeshëm të reformave, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet dhe lirinë e medias. “Duke qenë se forcimi i institucioneve demokratike, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, liria e medias dhe të drejtat themelore mbeten thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit“, thekson PE. “Pavarësisht arritjeve Shqipëria akoma përballet me sfida të ndryshme si për…

Read More

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Vlorë. Një 39-vjeçar është arrestuar pasi është konfliktuar me një person, ndërsa ishte i armatosur me një pistoletë me krehër me fishekë. Në pranga ra shtetasi me iniciale A. Sh., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në një lulishte, armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete. Njoftimi: Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale. Arrestohet një 39-vjeçar që u konfliktua me një shtetas, për motive të dobëta, dhe mbante me vete 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë. Sekuestrohet pistoleta. Strukturat…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump do të udhëheqë sot në Uashington mbledhjen e parë të një strukture të re ndërkombëtare të quajtur Bordi i Paqes, e krijuar për të zgjidhur situatën në Rripin e Gazës, sipas Reuters. Takimi, që pritet të përfshijë përfaqësues nga mbi 45 vende plus Bashkimi Evropian, mbahet ndërsa mbeten ende pa u zgjidhur çështje kryesore lidhur me paqen dhe stabilitetin në Gaza. Në rendin e ditës janë probleme të rëndësishme si çarmatimi i luftëtarëve të Hamasit, madhësia e fondit për rindërtimin e zonës dhe mënyra e shpërndarjes së ndihmës humanitare për popullsinë e prekur nga lufta. Zyrtarë…

Read More

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin e energjisë, duke nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Électricité de France (EDF) dhe Agence Française de Développement (AFD) për hartimin e strategjisë së magazinimit të energjisë në Shqipëri. Marrëveshja synon të mbështesë zhvillimin e një kuadri strategjik për magazinimin e energjisë, me fokus rritjen e fleksibilitetit të sistemit elektroenergjetik dhe përballimin më të mirë të luhatjeve në prodhimin nga burimet e rinovueshme. Sipas KESH-it, projekti do të kontribuojë në integrimin më të madh të energjisë së rinovueshme në rrjet, rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, si dhe në…

Read More

Mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara janë bllokuar nga autoritetet doganore. Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet doganore në Durrës në kuadër të masave për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, u konstatuan sasi të konsiderueshme mallrash që mbanin marka të njohura ndërkombëtare, si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein, si edhe bluza sportive të ekipeve të njohura europiane. Drejtoria Përgjithshme e Doganave ka nisur procedurat përkatëse ligjore për verifikimin dhe trajtimin e mëtejshëm të rastit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rithekson angazhimin për tolerancë zero ndaj çdo subjekti që cenon të drejtat e pronësisë…

Read More

Miliarderi amerikan, Bill Gates, ka anuluar një fjalimin që ishte planifikuar të mbante në një samit të inteligjencës artificiale në Indi, disa orë para paraqitjes së tij të planifikuar. Fondacioni Gates, tha se vendimi ishte një përpjekje për të siguruar që fokusi të mbetej në konferencë, pa dhënë hollësi. Tërheqja vjen pas kritikave të përsëritura për marrëdhënien e tij me Jeffrey Epstein, si dhe spekulimeve nëse kjo lidhje kërcënonte të errësonte misionin e përgjithshëm të organizatës. Lëvizja u bë “pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe për të siguruar që fokusi të mbetet në Samitin mbi prioritetet kryesore të Inteligjencës Artificiale”, tha…

Read More

Një gjykatë në Korenë e Jugut dënoi të enjten ish-presidentin Yoon Suk Yeol me burgim të përjetshëm me punë të detyruar, duke e shpallur fajtor për udhëheqje të një kryengritjeje pas shpalljes së dështuar të gjendjes së jashtëzakonshme në dhjetor të vitit 2024. Ai është presidenti i parë i zgjedhur në epokën demokratike të Koresë së Jugut që merr dënimin maksimal me burg. Sipas ligjit të Koresë së Jugut, akuza për udhëheqje kryengritjeje parashikon tre dënime të mundshme: dënim me vdekje, burgim të përjetshëm me punë të detyruar ose burgim të përjetshëm pa punë të detyruar. Prokuroria kërkoi dënimin me…

Read More

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare. Në rendin e ditës janë parashikuar një sërë çështjesh. Fillimisht pritet një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Më pas pritet të diskutohet për tetë projektligje të rëndësishme. Mes tyre janë ato për shërbimin e jashtëm, për trashëgiminë kulturore, për akcizat, arsimin e lartë, tatimin mbi vlerën e shtuar, statusin e minatorit, etj. Ndërkohë pritet të kalojnë edhe disa projektvendime, shumica e të cilave për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, dhe një për miratimin…

Read More

Shtetet e Bashkuara po vendosin një forcë të fuqishme detare dhe ajrore në Lindjen e Mesme, që mund të nënkuptojë përgatitjen e terrenit për një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit. Sipas raportimeve të CNN dhe CBS News, forcat e armatosura amerikane janë gati të fillojnë të godasin Iranin nga fundjava, nëse Donald Trump jep urdhër. Presidenti amerikan, i cili kreu sulme ajrore ndaj Iranit në qershor 2025, nuk pushon së kërcënuari Teheranin se mund të fillojë ndërhyrje ushtarake nëse bisedimet në vazhdim nuk çojnë në një marrëveshje mbi programin e energjisë bërthamore të Republikës Islamike. Ai tërhoqi Shtetet…

Read More

Ditën e Enjte moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite. Në orët e vona të mbrëmjes mot me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët priten të bëhen prezente në ekstremet veri dhe jug prej orëve të mesditës. Në orët e mbrëmjes vonë reshjet e herëpashershme të shiut priten të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim juglindje…

Read More

Pas interesit të lartë të gazetarëve që kanë kërkuar një qëndrim nga presidenti Bajram Begaj lidhur me ndryshimet ligjore të propozuara nga Partia Socialiste sa i përket posteve kushtetuese që nuk mund të pezullohen nga gjykata në detyrën a shërbimin publik që kryejnë, vjen një reagim nga Presidenca. Kështu në këtë reagim për mediat thuhet se “Presidenti i Republikës nuk mund të prononcohet për nisma ligjore. Shqyrtimi i tyre është kompetencë ekskluzive e Kuvendit. Presidenti e shpreh qendrimin e tij vetëm pasi nismat shndërrohen në ligj dhe vetëm në përputhje me kompetencën që ka për shpalljen e ligjeve.” Kujtojmë se në…

Read More

Një grup pune është ngritur për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në sektorin e bujqësisë, ndërsa qeveria po shqyrton nisjen e një skeme sigurimi për fermat sipas modelit turk. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në një konferencë për shtyp sot, bëri të ditur se do të nisë kompensimi i fermerëve të prekur, ndërsa autoritetet janë në terren për të vlerësuar situatën në kohë reale. “Jemi në terren bashkë me emergjencat civile, bashkitë dhe Ministrinë e Bujqësisë për të verifikuar dëmet dhe për të ofruar mbështetje të menjëhershme. Për fermerët e blegtorisë kemi çuar paketë ushqimore…

Read More