Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë sot në mëngjes më 15 dhjetor 2025, pas gjetjes së një polici të vdekur në rrugën “Zagrebi”. Fillimisht ngjarja është raportuar si aksident trafiku, por informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë se vdekja mund të ketë ndodhur para një aksidenti. Sipas të dhënave të mediave të Kosovës, njësitë policore dhe ekipet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekipet mjekësore konstatuan se viktima ishte pa shenja jete. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për rrethanat e sakta të vdekjes, duke theksuar se hetimet janë në zhvillim. Zëdhënësi i…

Read More

Hugh Jackman po u rekomandon njerëzve të mos i ndahen kremit mbrojtës të diellit pasi ai vetë ka kaluar disa herë kancerin e lëkurës. Në një intervistë të fundit, 57-vjeçari rrëfeu përjetimin e tij dhe paralajmëroi se njerëzit duhet të tregohen më të kujdesshëm kur ekspozohen në diell. “Kam pasur gjashtë kancerë në lëkurë. Ka tre lloje. Melanoma, më e keqja. Qeliza skuamoze, aspak e mirë. Kam pasur vetëm qeliza bazale.” Sipas Fondacionit për Kancerin e Lëkurës, karcinoma e qelizës bazale është trajta më e zakonshme e kancerit të lëkurës që shkaktohet nga “rritja anormale, e pakontrolluar e qelizave bazale”…

Read More

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Vollga, Durrës. Për pasojë ranë në pranga dy shtetase kolumbiane, ndërsa u proceduan penalisht gjashtë shtetas shqiptarë për prostitucion. Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 1, rruga “Taulantia”, zona e Vollgës, Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetaset J. C., 23 vjeçe, dhe M. A., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Kolumbi. Gjithashtu, gjatë operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 shtetas shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja, për veprën penale “Prostitucioni”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në euro dhe lekë,…

Read More

Bashkimi Europian synon të miratojë marrëveshjen për përdorimin e aseteve ruse të ngrira për të financuar Ukrainën, pavarësisht shqetësimeve të reja nga Italia. Përdorimi i këtyre aseteve si një formë huaje ka marrë mbështetjen më të madhe në Bruksel. Në mbledhjen e Këshillit Europian javën e ardhshme do të vendoset për këtë opsion. Ndërkohë, ka pasur irritim ndaj Romës për frenimin e këtij procesi në takimin e fundit të Coreper. Qeveritë e Francës dhe Gjermanisë pritet të shprehin shqetësimin e tyre në takimin me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Strategjia e BE-së është të ecë përpara pa u ndalur, për të…

Read More

Detaje të reja mësohen në lidhje me sulmin terrorist në Australi, që la së paku 16 të vdekur, mes tyre edhe një vajzë 10-vjeçare, dhe mbi 40 persona të plagosur. Sulmi ndodhi të dielën në Bondi Beach të Sidneit, gjatë një aktiviteti publik të komunitetit hebre për festën e Hanukkah-ut, duke tronditur mbarë vendin. Kryeministri australian Anthony Albanese e cilësoi ngjarjen si “një akt të pastër të së keqes”, terrorizëm dhe antisemitizëm të hapur, duke theksuar se Australia po përballet me një moment kritik në historinë e saj. Autoritetet konfirmuan se autorët e sulmit ishin dy persona, baba e bir.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga transformimi, që po i bëhet Spitalit Onkologjik në Tiranë. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama shprehet se transformimi i Onkologjikut vazhdon, nën kujdesin e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala. “Mirëmëngjes. Me transformimin e Onkologjikut që vazhdon, nën kujdesin e ministres së Shëndetësisë, e cila është një personalitet i njohur në botën akademike të trajtimit të kancerit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.Edhe ministrja Sala premton transformin e plotë të Onkologjikut. “Kjo që po bëj është një gjë personale për mua. Unë jam mjeke e kam nisur në Spitalin Onkologjik punën…

Read More

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Traces” Zbardhet djegia e qëllimshme e dy automjeteve në lagjen “Iliria”. Identifikohet dhe vihet në pranga një 19-vjeçar, si autor i dyshuar, si dhe filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve. Gjenden në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit. Si rezultat i veprimeve të thelluara për zbardhjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve në pronësi të shtetasve…

Read More

Regjisori dhe aktori i njohur i Hollivudit, Rob Reiner, dhe gruaja e tij Michele, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen e njohur Brentwood të Los Angeles. Autoritetet kanë hapur një hetim për vrasje, pasi të dy trupat u gjetën në kushte të paspecifikuara, pas një telefonate emergjente për ndihmë mjekësore që ka ardhur rreth orës 15:38 të dielën, sipas orës lokale. Pas mbërritjes në vendngjarje, autoritetet kanë konfirmuar se Rob Reiner, 78 vjeç, dhe Michele Reiner, 68 vjeç, u shpallën të vdekur në vend, dhe aktualisht nuk ka persona të dyshuar ose të lidhur me incidentin…

Read More

Rasti i Ermes Hoxhallit ka tronditur opinionin publik jo vetëm për shkallën e manipulimit, duke përfshirë emrin e Ambasadës Amerikane për të fituar besueshmëri me projektin e bursave në shkollat shqiptare, por edhe për mënyrën se si institucionet shtetërore u mashtruan përmes një identiteti të rremë, vetëm se menduan se po punonin me mbesën e kryeministrit. Në këtë rrëfim ekskluziv për herë të parë në Top Channel me gazetaren Kristi Gongo, pasi ka shlyer dënimin me burg, kemi të riun që ka kaluar përmes një procesi të rrallë psikologjik dhe social: krijimin e një bote paralele. Qëllimi i kësaj bisede…

Read More