Author: tirana

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë një konference për mediet, e pyetur nga gazetarët për protestën e opozitës të lajmëruar për sot, u shpreh se Policia ka për detyrë të garantojë sigurinë dhe rendin. Koçiu tha se Policia e Tiranës ka deklaruar se nuk merr përsipër mbarëvajtjen e tubimeve, duke marrë shkas nga dhuna e ushtruar gjatë dy protestave të kaluara të organizuara nga Partia Demokratike. “Kjo është një procedurë që lidhet drejtpërdrejt me protestat e kaluara dhe dhunën që ka pasur gjatë atyre protestave. E drejta për t’u tubuar dhe manifestuar është e kujtdo. Policia e Shtetit…

Read More

Në një konferencë për mediat, ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka njoftuar për rritje të pagave për tre kategori të Forcave Policore. “Do doja gjithashtu ta mbyllja këtë prezantim të parë me një lajm të mirë që ka të bëjë pikërisht me faktin që në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, kemi propozuar një rritje të re pagash sa i përket punonjësve të policisë së shtetit.”, tha Koçiu. Kështu siç njoftoi ministrja, “bëhet fjalë për 3 struktura të Policisë së Shtetit. Forcat RENEA, forcat e sigurisë dhe forcat e posaçme operacionale. Është një fond pagash i parashikuar në buxhetin e vitit…

Read More

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, priti në një takim zyrtar Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Ingrid Macdonald. Ky takim vjen edhe pas marrjes nga Shabani të mandatit si Presidenti i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM). Gjatë bisedës, vëmendja u përqendrua te gjendja aktuale e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe te domosdoshmëria e një angazhimi të koordinuar mes institucioneve vendase dhe aktorëve ndërkombëtar. Shabani dhe Macdonald nënvizuan se mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës mbeten shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të mbështeten…

Read More

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një konferencë për shtyp sot, 20 shkurt. Ajo bëri me dije se gjatë vitit të kaluar, janë sekuestruar dhe konfiskuar 65 milionë euro asete dhe pasuri si rezultat i punës së përbashkët të Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byrosë Kombëtare të Hetimit. “Vetëm gjatë vitit 2025 janë sekuestruar 726 pasuri, me një vlerë totale mbi 6 miliardë lekë. Prej tyre, 64 pasuri janë konfiskuar dhe kanë kontribuar në mbështetjen e 15 projekteve me impakt social dhe shërbime direkte për komunitetin, si dhe janë vënë…

Read More

Edhe pse Policia e Tiranës njoftoi se nuk e ka autorizuar për zhvillimin e tubimit, Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për protestën që pritet të nisë sot në orën 18:00 para Kryeministrisë. Godina e Kryeministrisë ka nisur ndërkohë “blindimin”, në mënyrë që të mos cenohet nga protestuesit. Para godinës është vënë një gardh metalik, ndërkohë që pak metra më tej po ngrihet podiumi ku pritet të mbajë fjalimin kreu i PD Sali Berisha. Policia njoftoi sot se nuk e autorizon protestën, ‘bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të…

Read More

Aeroporti i Vjenës ka pezulluar përkohësisht punën për shkak të reshjeve të dendura të borës. Sipas të dhënave të aeroportit, të paktën 150 fluturime janë anuluar. Po ashtu, disa nisje dhe ulje mund të mos jenë të mundshme deri rreth mesditës. Megjithatë, vonesa priten gjatë gjithë ditës. Gjatë natës kanë rënë rreth 20 centimetra borë. Shërbimi dimëror ka punuar pa ndërprerje që nga mbrëmja e së enjtes. Deri tani janë larguar rreth 1 mijë kamionë me një total prej rreth 15 mijë tonë borë. Probleme të mëdha janë regjistruar edhe në autostrada. Një rrugë e rëndësishme në periferi të kryeqytetit…

Read More

Partia Demokratike do të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare, sot 20 shkurt në Tiranë. Tubimi pritet të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë. Uniformat blu të kryeqytetit njoftojnë se bazuar në çfarë ndodhi në protestën e kaluar dhe informacioneve se edhe sot mund të ketë veprime të dhunshme, i kanë kthyer përgjigje PD-së se nuk e marrin përsipër zhvillimin e tubimit. “Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi, më datë 20.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë. Bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën…

Read More

Reshjet e dendura të ditëve të fundit të shoqëruara me shkarkime nga Heci i Banjës të cilat arritën deri në 100 metër kub për sekondë, sollën sërish prurje të mëdha në lumenjtë e qarkut Fier. Prurjet në kuota të larta në lumin Seman, sollën prezencë uji në sipërfaqe të konsiderueshme bujqësore të kultivuara me kultura të stinës në disa fshatra, por më problematike situata paraqitet në fshatrat Petovë dhe Mbrostar të bashkisë Fier. Banorët thonë se është e treta herë radhazi që përmbyten brenda disa muajsh duke u shkaktuar dëme të parikuperueshme në ekonomitë e tyre bujqësore teksa fajësojnë njëzëri…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar se në takimin mes saj, kryeministrit Edi Rama dhe presidentit amerikan Donald Trump, është diskutuar për çështjen e Hagës dhe 4 liderëve për të cilët është kërkuar nga 45 vite burg për secilin. Osmani u shpreh e rezervuar dhe nuk dha shumë detaje mbi atë çfarë kanë diskutuar me Trump, por në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, presidentja e Kosovës tha se ajo dhe kryeministri Rama do të flasin më në detaje kur “të vjen momenti” rreth kësaj çështje. Ajo theksoi se kanë marrë garanci të fuqishme nga presidenti amerikan. “Kemi diskutuar. Unë ju kisha lutur për…

Read More

Shqipëria të befason me autenticitetin dhe ngrohtësinë e saj, me ujëra të kristalta, peizazhe magjepsëse dhe fshatra të lashtë me bukuri të paprekur. Një vend ku natyra dhe tradita ndërthuren në mënyrë harmonike, duke e shndërruar çdo udhëtim në një përvojë të paharrueshme, shkruan revista italiane e udhëtimit “Wom Travel”. Në vitin 2026, Shqipëria po konfirmohet si destinacioni më “hot” i Evropës, duke tërhequr një numër rekord vizitorësh nga e gjithë bota. Me çmime të përballueshme, eksperienca autentike dhe një kombinim unik mes bregdetit mesdhetar dhe qyteteve plot jetë si Tirana, vendi po fiton terren me ritme të shpejta në…

Read More

35-vjetori i rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha shënohet pikërisht sot. Më 20 shkurt të vitit 1991 mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. Rrëzimi i bustit të diktatorit u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. Kjo ishte nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri. Momenti kur statuja e Enver Hoxhës u rrëzua atë ditë të ftohtë shkurti…

Read More

Vijojnë problemet në aksin rrugor Maliq–Lozhan–Strelcë, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave. Në disa pjesë të këtij aksi janë shfaqur çarje në trupin e rrugës ndërsa në pjesët anësore ka pasur rrëshqitje dherash që kanë dëmtuar strukturën duke rritur rrezikun për qarkullimin e mjeteve. Situata ka ngritur shqetësime mbi qëndrueshmërinë e punimeve dhe sigurinë në këtë aks pasi vetëm tre ditë më parë ky aks pësoi dëmtime të mëdha në kilometrin e 13 me dëmtimin e barrierës mbrojtëse dhe rrëshqitjen e dherave në trupin e rrugës.

Read More