Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj është më masë sigurie “arrest shtëpie” pas hetimeve të SPAK për abuzimeve me tenderat e zhvilluar në këtë institucion. SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme. Nga hetimet rezulton se kriteret e tenderave janë paracaktuar nga kompanitë që garonin dhe në këtë mënyrë, ata arrinin të fitonin edhe milionat. Po ashtu Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhërarrest për dy biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Author: tirana
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar “Bankers Petroleum Albania”, kjo për shkak të mos-pagesës së akcizës për holluesin e naftës.Bankers Petroleum Albania ka reaguar në lidhje me njoftim duke arsyetuar se aktiviteti prodhues i kompanisë për nxjerrjen e naftës Patos-Marinëz është bllokuar duke krijuar kolaps dhe rrezikuar zonën. Reagimi i Plotë:Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, aktiviteti prodhues dhe financiar i Kompanisë në impiantin e nxjerrjes së naftës në Patos-Marinëz është bllokuar në mënyrë arbitrare dhe në tejkalim të procedurave ligjore, në kundërshtim me: • Vendimin e Përkohshëm Nr. 3869/2, datë 17.07.2019, ende në fuqi• Afatin 5-vjeçar…
Aplikacioni Gemini i Google ka marrë një përditësim të rëndësishëm që i bën kërkimet e vendeve lokale shumë më të lehta dhe të dukshme. Në vend të një liste të thjeshtë tekstuale me një hartë të vogël në fund, tani rezultatet shfaqen me pamje dhe kontekst direkt brenda aplikacionit. Nëse keni pyetur ndonjëherë Gemini-n, “Ku mund të gjej një kafe të mirë afër?”, e dini sa herë është dashur të shfletoni tekst para se të hapni Google Maps. Me këtë përditësim, gjërat ndryshojnë: harta shfaqet e para, ndjekur nga karta për çdo vend, që përmban foto, vlerësime me yje dhe…
Rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Nga kjo shumë, rreth 1.4 miliardë euro kanë ardhur nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa afërsisht 670 milionë euro nga vende jashtë BE-së. Në krahasim me 2023-n, shuma totale e dërguar në Shqipëri është rritur ndjeshëm me 12%, ose 224 milionë euro më shumë, ndërsa në raport me 2022-n janë rreth 430 milionë euro më shumë. Sipas Eurostat, këto flukse përfshijnë kryesisht dërgesat e emigrantëve drejt familjeve të tyre, (Transfertat personale janë kryesisht paratë që…
Fansat mund të shohin një nga fytyrat më të dashura në filmin e fundit të “Fast & Furious”: Cristiano Ronaldo. Vin Diesel, protagonisti i sagës me rolin e Dominic Toretto, duket se ka konfirmuar rolin e futbollistit me një foto në Instagram. “Të gjithë e kërkuan, a do të jetë ai në mitologjinë e ‘Fast’… Duhet t’ju them se ai është legjendë. Ne shkruam një rol për të….” Nuk dihet ende asgjë për rolin e yllit të futbollit pasi edhe ai vetë s’e ka konfirmuar ende, por admiruesit presin ende të mësojnë kur do të dalë filmi. Universal nuk ka…
Autoritetet italiane kanë arrestuar fqinjin e Fatos Cenaj, 58 vjeç, i cili u vra më 8 qershor në Fontaniva. Ai dyshohet si vrasës i Cenajt. Arrestimi u bë të shtunën, pas një hetimi të gjatë që kishte nisur menjëherë pas krimit. Fqinji, një punëtor 45-vjeçar, dyshohej për vrasjen që nga muaji korrik, kur në banesën e tij u gjetën materiale për prodhimin artizanal të armëve. Krimi ndodhi përpara gjashtë muajve, kur Cenaj po udhëtonte me triciklin e tij drejt vendit ku punonte herë pas here. Ai ishte një ish-gardian burgu në pension, që kishte shkuar në vendin fqinj nga Shqipëria…
Samiti i Berlinit ka hapur një fazë të re diplomatike për luftën në Ukrainë. Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se për herë të parë që nga viti 2022 një armëpushim është realisht i mundshëm. Shtetet e Bashkuara kanë vënë në tryezë një ofertë që përfshin garanci sigurie për Ukrainën. Këto garanci janë të ngjashme me nenin 5 të NATO-s dhe parashikojnë reagim në rast sulmi të ri. Angazhimi amerikan është përfshirë me shkrim në marrëveshje. Oferta është prezantuar nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner në emër të Donald Trump. Presidenti Trump deklaroi se palët janë më afër paqes se kurrë…
Presidenti i ish-SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një padi për shpifje kundër BBC-së, duke kërkuar 5 miliardë dollarë dëmshpërblim për secilën nga dy akuzat në lidhje me një dokumentar që transmetoi një version të redaktuar të fjalimit të tij më 6 janar 2021, pas sulmit ndaj Kapitolit të SHBA-së. Trump akuzon BBC-në për manipulimin e fjalimit të tij në një mënyrë që i dha përshtypjen e një thirrjeje për dhunë, duke përfshirë pjesë ku ai tha “luftoni si ferr” dhe të tjera ku inkurajoi mbështetësit të marshonin drejt Kapitolit. Në padi, Trump akuzon transmetuesin britanik për shpifje, duke thënë se dokumentari i…
Edhe kjo e martë do të vijojë me temperatura të kthjellëta në vendin tonë, por nuk do të mungojnë as retë. Temperaturat këtë mëngjes janë regjistruar nën zero gradë, ndërsa më poshtë do t’i keni të specifikuara sipas qyteteve: Era do të fryjë me shpejtësi deri në 14 m/sek, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të forcës 3 ballë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka lënë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani. Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë. Njoftimi i plotë Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 47/2023, datë 19.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 689, datë…
Kreu i PD-së, Sali Berisha në Foltoren e kësaj të hëne para Kryeministrisë, zgjodhi të mbyllë fjalën e tij me një mesazh për shqiptarët dhe demokratët në lidhje me protestën që do të zhvillohet më 22 dhjetor para Kryeministrisë. ”Këto ditë, nga e hëna në të hënën tjetër, të bëjmë çdo gjë, të takojmë e mbledhim çdo guximtar. Koha është e guximtarëve dhe atyre që sakrifikojnë dhe ju garantoj që fitorja është e pa shmangshme”, tha ai. Nga ana tjetër, Berisha paralajmëron protestë të dhunshme dhe të gjatë para Kryeministrisë më 22 dhjetor, deri në dorëheqjen e Ramës. ”Ky hajdut…
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Foltoren para Kryeministrisë, deklaroi se demokratët do të nisin betejën përfundimtare për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve. ”Rama është frikacaku më i madh që ka njohur Shqipëria në atë detyrë. Vetëm një moment, shikoni se ç’bën çdo natë me Adriatik Lapajn, në protestën e tij më qytetare, më civile. Vë një karrige aty, disa mjete dhe proteston në emër të çdo qytetari. Çdo ditë, me orë të tëra policia, banditët ua heqin çadrat, u heqin tavolinat, u heqin ujin me akte banditeske. Pse kjo? Sepse ai është kryefrikacaku…