Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite kryesisht në qendër dheverilindje të vendit.Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 7m/sek.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Author: tirana
Shqipëria ka përfituar rreth 163.8 milionë euro, ose rreth 17.7% të totalit të financimit të parashikuar nga Plani i Rritjes, në total 922 milionë euro. Sipas dokumentit, Shqipëria ka përfituar deri tani si parafinancim 64.5 milionë euro, ndërsa në muajin tetor 2025 u disbursuan edhe 99.3 milionë euro të tjera. Rreth 758 milionë euro mbeten ende për t’u disbursuar, në varësi të ecurisë së reformave dhe përmbushjes së objektivave të vendosura nga Bashkimi Europian. Projekti i parë, me të cilin Shqipëria ka përfituar financim, është “Digjitalizimi i sistemit të transmetimit të energjisë”, i cili përfshin 40 nënstacione të tensionit të…
Pak minuta përpara se kryetari i Partisë Demokratike të njoftonte diversifikim të protestës së të shtunës nga ana e opozitës, në Kuvend, demokratët u shfaqën me një tjetër sjellje. Komisioni i Jashtëm kishte sot në rend të ditës seancë dëgjimore me dy kandidatë për ambasador, Jeta Kreka në Katar dhe ish-deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku në NATO. I vetmi deputet i opozitës i pranishëm në këtë mbledhje, Tritan Shehu e vlerësoi kandidaturën e Kollçakut, megjithëse vetëm një javë më parë në Parlament PD-ja akuzoi se emërimet në diplomaci po vijnë gjithmonë e më shumë nga Partia Socialiste. “Keni një CV…
Policia e Tiranës njofton sot në 23 shkurt se ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi lëvizte me pistoletë në brez. Prangosja e të riut është bërë në zonën e Tregut Elektrik. “Në kuadër të operacionit të koduar “Implikimi”, u kap te tregu elektrik, shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në brez, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje”, njoftojnë uniformat blu. Më tej, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., 28 vjeç, banues në Tiranë,…
Një delegacion i nivelit të lartë nga Shqipëria zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësues të Ministrisë së Financave të Polonisë, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe finalizimin e marrëveshjeve të rëndësishme dypalëshe. Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe Petrit Malaj, Ministër i Financave, zhvilluan një takim zyrtar me Ministrin e financave të Polonisë, Andrzej Domanski, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë polake. Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia strategjike e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë, të cilat janë thelluar ndjeshëm vitet e fundit. Në diskutimet dypalëshe…
Policia Rrugore e Tiranës njoftoi sot se, gjatë javës së fundit, ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kryesore urbane dhe interurbane, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Sipas policisë 33 drejtues mjetesh janë arrestuar/proceduar penalisht, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor. Gjithashtu janë vendosur masat administrative: 34 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit; 585 masa për shkelje të limiteve të shpejtësisë; 584 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit; 611 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 316 masa për parakalime të gabuara; 201 masa për…
Gjykata ka liruar 18 të arrestuarit gjatë protestës së dhunshme të opozitës më 10 shkurt, mes të cilëve 3 të mitur. Raportohet se prokurorja Antoneta Sevdari ka cilësuar 9 prej arrestimeve si të paligjshme, mes tyre një i mitur. Ndërkaq për të gjithë protestuesit është lënë në fuqi masa e detyrimit me paraqitje, me përjashtim të një prej tyre pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.
25 të rinj nga mbarë bota kanë zgjedhur Shqipërinë për një mision që në fakt do të duhej ta udhëhiqnin vetë të rinjtë shqiptarë: Mbrojtjen e ekosistemit të lumit të fundit të egër në Evropë, Vjosa. Të bashkuar nga një qëllim i përbashkët, ruajtja e natyrës dhe biodiversitetit, ata kanë arritur të mbjellin plot 3000 fidanë të llojeve të ndryshme pemësh, duke i dhënë zonës më shumë gjelbërim dhe shpresë për një të ardhme më të qëndrueshme. Çdo fidan i mbjellë është një akt përgjegjësie, një investim për brezat që do të vijnë. Pietro, i ardhur nga Italia, tregon se për…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, për udhëtimin e tij sot në 23 shkurt për në Korçë. Kreu i qeverisë shprehet se “tenxheret politike e mediatike” janë futur në lojë, për faktin që po udhëton drejt Korçës. Ai deklaron se do të shkojë edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare. Në lidhje me bllokokimin…
Parlamenti Evropian po shqyrton mundësinë e pezullimit të procedurës për miratimin e marrëveshjes tregtare me presidentin amerikan Donald Trump, pas zhvillimeve të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe vendimit të Gjykatës Supreme amerikane. Presidenti i Komisionit për Tregtinë Ndërkombëtare në Parlamenti Evropian, Bernd Lange, ka deklaruar se do të propozojë pezullimin e procesit legjislativ për marrëveshjen e njohur si “Turnberry”, duke theksuar se situata është bërë e paqartë dhe e pasigurt për Bashkimin Evropian. Sipas Lange, administrata amerikane ka krijuar “kaos total në çështjen e tarifave doganore”, duke shtuar se askush nuk ka më qartësi mbi drejtimin e politikave tregtare…
Të gjitha bizneset që disponojnë strukturë akomoduese para ose pranë hapësirës së plazhit nga sot mund të aplikojnë në portalin e-Albania. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “për herë të parë, kjo mundësi ofrohet edhe për strukturat e shërbimit në plazhet përjashtimore”. Gonxhja i bën apel bizneseve të aplikojnë në portalin e-Albania duke zgjedhur shërbimin kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi. Sipas tij, për çdo stacion plazhi kërkohet vetëm 1 aplikim dhe përgjigja merret elektronikisht brenda 30 ditëve. Shërbimi elektronik “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi” u mundëson subjekteve që disponojnë…
Pas stuhisë së dëborës të së premtes, kur më shumë se 70 mijë familje në verilindje të Sllovenisë mbetën pa energji elektrike, situata është kthyer disi në normalitet. Më pak se njëqind familje janë ende pa energji elektrike në banesat e tyre në zonën e Mariborit. Krahas energjisë elektrike, në disa pjesë të Mariborit u ndërpre plotësisht furnizimi me ujë. Gjatë fundjavës, ekipet e mbrojtjes civile dhe zjarrfikësit ishin në terren, duke ndërruar gjeneratorët elektrikë dhe duke riparuar dëmet në rrjetin elektrik. Në ditët në vijim mund të ketë ndërprerje të paralajmëruara afatshkurtra herë pas here, për të cilat banorët…