Author: tirana

Në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion mbahet një tjetër seancë për procesin ndaj Laert Haxhiut, i akuzuar për një sërë veprash kriminale. Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, në sallën e gjyqit do të jetë edhe Rigels Rajku, ose siç e njohim të gjithë, reperi Noizy. Ky i fundit është thirrur si viktimë e veprës penale, pas ngjarjes së ndodhur në ambientet e lokalit dhe dyqanit të tij në Durrës, të cilit iu vendos lëndë plasëse në qershor të vitit 2022.  Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, tritoli u vendos me urdhër të Haxhiut, pas sherrit që kishte pasur këngëtari…

Read More

Bordi i Paqes tashmë ka zyrtarisht faqen e tij të webit, duke shënuar një hap të ri në përpjekjet për krijimin e një arkitekture më efektive të paqes në nivel ndërkombëtar. Të 28 shtetet themeluese të këtij organizmi të ri shfaqen aty së bashku me flamujt përkatës, përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën. Qasja që përcillet në deklaratën e themelimit të Bordit është ajo e pragmatizmit, me theksin tek fakti që paqja e qëndrueshme kërkon gjykim racional, por edhe veprime që sjellin rezultate konkrete, ndryshe nga sa ka ndodhur shpesh me qëndrimet e institucioneve. Sipas dokumentit, paqja afatgjatë ndërtohet duke fuqizuar…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka folur për katër vjetorin e luftës në Ukrainë, ku shprehet se terrori nuk mund ta mposhtë lirinë. Përmes një postimi në platformën X, ajo thotë se Shqipëria mbështet popullin e Ukrainës. “Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij. Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i…

Read More

Një alarm për bombë ka shkaktuar panik dhe ndërprerje të procesit mësimor mëngjesin e sotëm në disa shkolla fillore dhe të mesme në Tetovë, pasi përmes postës elektronike janë dërguar kërcënime për vendosje mjetesh shpërthyese në institucionet arsimore. Sipas asaj që raportojnë mediet lokale, menjëherë pas informacionit për kërcënime, drejtoritë e shkollave kanë njoftuar organet kompetente, ndërsa policia ka reaguar me shpejtësi duke dalë në terren. Për arsye sigurie, nxënësit dhe stafi arsimor janë evakuuar nga ndërtesat shkollore dhe janë dërguar në zona të sigurta, larg objekteve ku po kryhen kontrolle të detajuara. Një nga shkollat e prekura është edhe…

Read More

Në të gjitha shkollat e mesme të vendit nis sot sfida e madhe e talentit në shkencë, duke shënuar hapjen zyrtare të Festivalit të Shkencës dhe kthimin e tij në një garë kombëtare mes projekteve më të mira të nxënësve. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga nxënës që kanë finalizuar projektet e tyre dhe janë gati t’i prezantojnë në kuadër të Festivalit të parë Kombëtar të Shkencës për gjimnazet. “Në ditën kur Festivali i Shkencës merr zyrtarisht kuptimin e një gare, ku eksperimentet janë kthyer në arritje konkrete dhe dijet në projekte të mirëstrukturuara, gati për t’u prezantuar para jurive…

Read More

Është rënduar situata nga shembjet e dherave në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, tek vendi i quajtur Arrat e Gurrës. Mësohet se është dëmtuar edhe traseja e rrugës së re, pjesë e Korridorit të VIII. Pritet relacioni i Shërbimit Gjeologjik, me qëllim që të zbulohet arsyeja e situatës së rënduar. ARRSH njoftim për qytetarët: Rrugët alternative që të përdorni për udhëtim ARRSH sqaron se po kryhet rivlerësim gjeologjik në terren. Autoriteti Rrugor Shqiptar udhëzon që, në këto kushte, personat që udhëtojnë me automjete të përdorin rrugët Maliq-Lozhan-Strelc-Gramsh-Elbasan dhe Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Leskovik- Përmet-Tepelenë. Ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë sugjerohet që të përdoren…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin “nuk i arriti qëllimet” e luftës që nisi kundër Ukrainës dhe “nuk e theu moralin e popullit ukrainas”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video të publikuar sot në përvjetorin e katërt të fillimit të pushtimit rus. “Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij. Ai nuk e ka thyer moralin e popullit ukrainas. Ai nuk e ka fituar këtë luftë”, tha Zelensky në një mesazh video. “Ne e kemi ruajtur Ukrainën dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur paqen dhe që drejtësia të vihet në vend. Ne duam paqe, një paqe të fortë,…

Read More

I është hapur rruga nisjes së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 5% nga 15% që është aktualisht. Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), që rregullon procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme për individët. Ky udhëzimi përcakton: Udhëzimi përcakton se mënyrat e rivlerësimit do të jenë pranë ASHK-së (me çmimet minimale fiskale) ose nga ekspert i licencuar. Në udhëzim përcaktohet se në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet minimale fiskale, që janë në…

Read More

Tarifat e reja globale prej 10% për importet, të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, kanë hyrë sot në fuqi, pas vendimit të Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara që bllokoi pjesën më të madhe të taksave të mëparshme gjithëpërfshirëse. Urdhri ekzekutiv u firmos vetëm pak orë pas vendimit të gjykatës, duke aktivizuar menjëherë masën e re doganore. Trump ka paralajmëruar se tarifa mund të rritet deri në 15%, por deri tani nuk ka një vendim zyrtar për ndryshimin e normës. Me shumicë votash 6-3, Gjykata e Lartë vendosi se presidenti kishte tejkaluar kompetencat kur përdori Aktin e…

Read More

Qeveria kineze ka vendosur masa kundër 40 kompanive dhe subjekteve japoneze, kryesisht të lidhura me sektorin e mbrojtjes, në një lëvizje që Pekini e justifikon si kundërpërgjigje ndaj asaj që e cilëson si “rimilitarizim” të Japonisë. Vendimi shënon një përshkallëzim të ri në marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha të Azisë. Sipas Ministrisë Kineze të Tregtisë, 20 kompani japoneze janë përfshirë në listën e kontrollit të eksporteve, duke u ndaluar, me disa përjashtime, furnizimin me mallra dhe teknologji me përdorim të dyfishtë, pra me aplikim civil dhe ushtarak. Në këtë listë bën pjesë edhe Mitsubishi Heavy Industries Shipbuilding Co.,…

Read More

Një stuhi e fuqishme bore ka mbuluar pjesë të verilindjes së Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar më shumë se 76 centimetra borë në disa zona, ndërsa trafiku u bllokua për miliona banorë dhe shumë shërbime u pezulluan. Rrugët u mbyllën, transporti hekurudhor ndaloi, ndërsa më shumë se 7 400 fluturime u anuluan. Mijëra shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike, dhe autoritetet, përfshirë edhe kryebashkiakun e New York-ut, këshilluan qytetarët të qëndronin jashtë rrugëve për të lehtësuar punën e ekipeve emergjente. Shkollat në New York dhe rajonin përreth u mbyllën, ndërsa teatrot e Broadway gjithashtu pezulluan aktivitetin. Në Central Park të New York-ut…

Read More

Lufta në Ukrainë, e nisur me pushtimin rus më 24 shkurt 2022, po hyn tashmë në vitin e saj të pestë. Pas katër vitesh përleshjesh intensive, bombardimesh dhe përpjekjesh të pasuksesshme diplomatike, konflikti konsiderohet më i përgjakshmi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Humbjet njerëzore Bilanci i viktimave mbetet i paqartë. Sipas Kombeve të Bashkuara, vetëm në vitin 2025 janë vrarë rreth 15 mijë civilë në Ukrainë dhe 40,600 janë plagosur, por shifrat reale mendohet të jenë shumë më të larta për shkak të mungesës së aksesit në zonat e pushtuara. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka pranuar se…

Read More