Author: tirana

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim të rrallë sigurie, duke këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin disa lokale në kryeqytet për shkak të rrezikut të mundshëm të dhunës hakmarrëse dhe shqetësimeve për sigurinë. Në paralajmërimin e shpërndarë përmes kanaleve zyrtare, ambasada u bën thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin ambientet e përmendura dhe të monitorojnë njoftimet për përditësime të mëtejshme mbi situatën. Ky njoftim konsiderohet i pazakontë, duke ngritur pikëpyetje mbi nivelin real të kërcënimit dhe zhvillimet që kanë çuar në këtë paralajmërim publik. Deri më tani, autoritetet shqiptare nuk kanë dalë…

Read More

“Ata që nuk kanë plotësuar kërkesat për sigurinë teknike, do të ndëshkohen rreptësisht”, kështu paralajmëroi nga terreni Afrim Qëndro, kryeinspektor i IKMT-së. Duke marrë parasysh numrin e lartë të vdekjeve në kantieret e ndërtimit, sidomos vitet e fundit, ai tha se është përgatitur një plan pune i detajuar për të garantuar sigurinë në punë. Sipas tij, shumë subjekte nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme, në zbatim të ligjit. Aksioni për të kontrolluar çdo kantier në kuadër të sigurisë teknike po kryhet nga IKMT (Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtje së Territorit), AZHT (Agjencia e Zhvillimit të Territorit) , inspektoriati i Tiranës dhe policia…

Read More

Menjëherë pas vendimit të Këshillit teknik mbi zgjidhjen që do ti jepet Korridorit të VIII në segmentin e dëmtuar nga erozioni në Dragostunjë, ARRSH nis pa humbur kohë punën.  Mëngjesin e kësaj të mërkure ka nisur demontimi i urës e cila pësoi rrëshqitje dhe u dëmtua. Specialistët gjithashtu janë në terren në pjesën përkrah hekurudhës ku do të nisë puna për ndërtimin e një segmenti 1.3 km që do të bëjë të mundur rikthimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri (SAPC), Taulant Balla zhvilloi në Bruksel një takim me Raportuesin për Shqipërinë, Andreas Schieder. Gjatë takimit, Balla falënderoi eurodeputetin Schieder për Draft-Rezolutën e publikuar nga Parlamenti Europian dhe për vlerësimin pozitiv të shprehur ndaj progresit të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Në fokus të diskutimit ishte ecuria e negociatave të anëtarësimit dhe objektivi strategjik për përmbylljen e negociatave teknike brenda vitit 2027. Balla rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të ruajtur ritmin e deritanishëm, duke theksuar hapjen e të gjithë grup-kapitujve në kohë rekord…

Read More

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit nënshkroi me Bankën Evropiane të Investimeve, marrëveshjen për një grant asistence teknike prej 350,000 eurosh. Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në Tiranë, në prani të përfaqësuesve të nivelit të lartë të qeverisë shqiptare dhe delegacionit të BEI Globale. Granti do të mundësojë shërbime këshillimore për restaurimin urban dhe rindërtimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, një objekt trashëgimie i Shqipërisë i dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. Granti do të financojë përgatitjen, projektimin dhe rishikimet teknike të projektit, mbikëqyrjen, menaxhimin dhe prokurimin e projektit. Ministri Gonxhja e cilësoi nënshkrimin e marrëveshjes si, një hap…

Read More

Një kamion i ngarkuar me gurë është batuar në rrugë në zonën e Porto Romanos, në Durrës, duke u përmbysur në anë të rrugës. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime, por situata e krijuar ka paraqitur rrezik për qarkullimin dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Përtej faktit që nuk pati të lënduar, kjo ngjarje rrugore nxjerr në pah problematikat që lidhen me mënyrën e ngarkimit dhe sigurimit të materialeve të rënda. Transporti i tyre kërkon respektim rigoroz të rregullave teknike dhe të sigurisë, ndërsa neglizhenca në vendosjen apo në sigurimin…

Read More

Një skandal ka tronditur qytetin e Napolit, ku spitali Ospedale San Giovanni Bosco rezulton se është përdorur nga organizata kriminale Camorra si një qendër operative për mashtrime të shumta financiare dhe aktivitete të paligjshme. Hetimet kanë çuar në arrestimin e katër personave, përfshirë edhe një avokat napolitan, ndërsa disa mjekë dhe profesionistë të tjerë janë nën hetim. Sipas autoriteteve, gjithçka rrotullohej rreth shtrimeve dhe certifikatave mjekësore të paligjshme, të cilat përdoreshin për të realizuar mashtrime, sidomos ndaj kompanive të sigurimeve. Skema drejtohej nga klani criminal “Clan Contini”, pjesë e fuqishme e Alleanza di Secondigliano. Përmes presioneve dhe kërcënimeve ndaj personelit…

Read More

Turqia po përditëson në mënyrë aktive planet e saj të emergjencës për të përballuar një situatë të mundshme të tensionuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Kjo lëvizje duket të jetë pjesë e një strategjie për të menaxhuar një fluks të mundshëm refugjatësh që mund të vijnë nga Irani, në rast se konflikti shndërrohet në përplasje të drejtpërdrejta. Sipas raporteve, autoritetet turke po shqyrtojnë disa masa të mundshme, shkruan bloomberg. Këto përfshijnë ngritjen e kampeve të përkohshme pranë kufirit për të strehuar refugjatët dhe për të siguruar mbështetje humanitare. Në skenarin më ekstrem, thuhet se Turqia mund të marrë edhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim ku vlerëson punën e stafit mjekësor të Spitali Rajonal Memorial Fier. Sipas postimit, vetëm në fillim të vitit 2026, spitali ka kryer mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale, duke treguar përkushtimin, profesionalizmin dhe përdorimin e teknologjisë moderne në shërbim të qytetarëve. Rama e shoqëroi postimin me foto nga spitali dhe i uroi të gjithë qytetarëve një ditë të mbarë, duke theksuar standardet e larta të shërbimeve dhe punën e palodhur të stafit mjekësor çdo ditë.

Read More

Shqipëria është zgjuar sot me një situatë moti të pazakontë me mjegull të dendur. Në kryeqytet mjegulla e dendur ka qenë e pranishme kudo, teksa edhe temperaturat mbeteshin të ulëta. Po ashtu edhe qyteti i Fier është zgjuar këtë mëngjes i mbuluar nga një mjegull e dendur, e cila ka krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullimin e mjeteve. Në disa akse rrugore brenda qytetit dhe në hyrje-daljet kryesore, dukshmëria ka qenë e reduktuar ndjeshëm, duke detyruar drejtuesit e automjeteve të lëvizin me shpejtësi të ulët.

Read More

Një sulm me thikë në mes të rrugës në Purdy të Washington-it, ka lënë pas pesë viktima. Siç shkruajnë mediat e huaja, autori i dyshuar është një 32-vjeçar, i cili është ekzekutuar menjëherë pas sulmit të dhunshëm. Mësohet se tre nga viktimat gjetën vdekjen në vendngjarje, ndërsa i katërti ndërroi jetë në spital. Emrat e tyre nuk janë bërë publikë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45 të mëngjesit të djeshëm, 24 shkurt, kur zyra e sherifit të Qarkut Pierce (PCSO) u informua se një burrë kishte hyrë në një banesë, për të cilën kishte pasur urdhër ndalimi t’i afrohej. Hetimet po udhëhiqen…

Read More

Autoritetet gjermane anuluan 8,232 leje qëndrimi për të huaj në vitin 2025, një numër më i ulët nga 9,277 në vitin 2024, sipas një përgjigjeje nga qeveria e koalicionit nën kancelarin konservator Friedrich Merz ndaj një pyetjeje parlamentare të parë nga agjencia gjermane e lajmeve. Shifrat zyrtare tregojnë se shumica e urdhrave të dëbimit të lëshuar këtë vit kishin të bënin me qytetarë të Gjeorgjisë (671), Shqipërisë (661) dhe Turqisë (618). Të tre vendet e njëjta ishin në tre vendet e para në vitin 2024, kur shtetasit shqiptarë regjistruan numrin më të lartë, me 923 raste që përfshinin urdhra dëbimi.…

Read More