Author: tirana

Korça e serenatave, ski në Dardhë dhe pushimi pranë liqenit të Pogradecit mbeten ndër opsionet më të pëlqyera për fundjave për shumë qytetarë nga Tirana apo qytete të tjera të Shqipërisë. Por bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas pas shembjes të dherave ka bërë që këto qytete të boshatisen prej turistëve vendas dhe të huaj. Bizneset e hotelerisë dhe restoranteve në Korçë dhe Pogradec njëzëri pohojnë që prej ditës së shtunë pas bllokimit të aksit Librazhd -Përrenjas po përballen me një mungesë rezervimesh të reja për fundjavën. Ata e konsiderojnë bllokimin e rrugës si një ngjarje që ndau “me thikë” juglindjen nga…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/sek.Valëzimi ne dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Read More

Drejtoria e standardeve profesionale në policinë e shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektorin Aurel Kaziu, me detyrë agjenti i policisë kriminale në komisariatin e Kamzës pas njoftimit nga pala kosovare se ai ra në pranga së bashku me 2 të tjerë një ditë më parë pasi tentuan të fusin nga Serbia në Kosovë 1 milionë euro të pa deklaruara.  Rasti u zbulua nga Prokuroria Speciale e Kosovës e cila ka ndaluar për 48 orë, policin shqiptar dhe 2 kosovare të identifikuar si Etnik Ahmaxhokaj dhe Ardit Laska të cilët janë të dyshuar për veprën penale të “pastrim parash”, raporton…

Read More

Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi protestën e radhës, që do të mbahet më datë 28 shkurt. Kryedemokrati nuk përjashtoi skenarin e bllokimit të rrugëve, duke shtuar se do jetë kreative. Ai u pyet nga gazetarët se si do të zhvillohet protesta, ku u përgjigj se ‘do të jetë ndryshe’, teksa theksoi se ‘asgjë nuk përjashtohet’. Pyetje: U dakordësua për llojin e protestës, me datën 28 shkurt? Berisha: Po dakordësohemi. Ndryshe do jetë. Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja. Pyetje: Një nga format?…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri (SAPC), Taulant Balla zhvilloi një takim në Bruksel me Marco Tarquinio, bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri. Në fokus të këtij takimi ishte ecuria e procesit të negociatave dhe thellimi i bashkëpunimit institucional. “Ambicia e Qeverisë dhe e Kuvendit është të përmbyllim negociatat teknike brenda 21 muajve të ardhshëm, duke iu referuar edhe progresit të arritur me hapjen e të gjithë grup-kapitujve në vetëm 13 muaj. KPSA është mekanizëm kyç për dialog transparent, llogaridhënie dhe bashkëpunim mes Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë”, u …

Read More

Dy persona, që dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin ndaj ish-prokurorit e tashmë deputetit të PD-së Arjan Ndoja B.P. dhe A.Sh po përballen tashmë në gjyq. Procesi ndaj tyre po zhvillohet i ndarë nga pjesa tjetër e të pandehurve. B.P vazhdon që të jetë në kërkim ndërkombëtar. Gjykata ka thënë se thirrja e tij është bërë me shpallje publike, po ashtu edhe në adresën e banimit. Gjithashtu, është marrë informacion nga Interpol Tirana. B.P është lokalizuar në SHBA dhe iu është dërguar autoriteteve amerikane kërkesa për ekstradimin e këtij të fundit. Mirëpo, sipas shkresës që Interpol i ka sjellë…

Read More

Pak ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, lëvizja Vetëvendosje duket se ka lënë përfundimisht jashtë garës Presidenten në detyrë Vjosa Osmani. Zv.kryeministri dhe Ministri I Jashtëm, Glauk Konjufca ka thënë në një prononcim për mediat se i vetmi kandidat që ka consensus në shoqëri është një prej anëtarëve të familjes Jashari. “Deri tani të vetmit emra që kanë Konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një President nga familja e nderuar Jashari”, tha Konjufca ka dhënë detaje se cili prej anëtarëve të kësaj familje mund të ishte kandidat për President. Për të shmangur zgjedhjet…

Read More

Kreu i SPAK, Klodian Braho, është thirrur më 3 mars në një takim për të diskutuar çështjet e drejtësisë dhe antikorrupsionit në vendin tonë. Në axhendën e miratuar të martën pasdite nga ambasadorët e 27 shteteve anëtare thuhet se takimi i 7-të i Komitetit të Drejtësisë dhe Sigurisë do të përqendrohet në reformat kritike të integrimit, konkretisht në sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit, sundimin e ligjit, si dhe veprimet konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në materialin paraprak theksohet gjithashtu se Shqipëria duhet të vijojë përpjekjet e saj për të forcuar zbatimin e ligjit, përafrimin e politikave të vizave…

Read More

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali ka zhvilluar sot në 25 shkurt një takim me homologun e saj nga Kosova, Glauk Konjufca. Në konferencën për mediet, Spiropali u shpreh se Kosova meriton statusin e kandidatit në BE. Ajo foli edhe për gjyqin në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Spiropali deklaroi se Tirana nuk është kundër drejtësisë ndërkombëtare, por se nuk mund të barazohet viktima me agresorin. Spiropali deklaroi se Shqipëria dhe Kosova duhet që të bashkëpunojnë më shumë në fusha të ndryshme. Sipas saj, Tirana e ka mbështetur dhe do e mbështesë fuqishëm Kosovën në anëtarësimin…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në konferencë për shtyp këtë të mërkurë, 25 shkurt, me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, Kreun e Emergjencave Civile Haki Çako dhe drejtorin e Agjencisë për Industrinë e Mbrojtjes, Dorian Tola. “Katër javët e fundit kanë qenë tejet dinamike me aktivitetet tona, duke nisur nga bashkëpunimi ushtarak me aleatët, angazhimi në përballimin e emergjencave civile, jo vetëm të pasojave, por edhe përgatitja për sezonin veror. Një problematikë tjetër ku do doja të ndalesha ka të bëjë me politikën e rekrutimeve, për gjithë arsimin ushtarak dhe sigurisht disa zhvillime në…

Read More

Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti, një nga figurat më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar. Lajmi është bërë publik nga Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, e cila në një njoftim zyrtar shpreh dhimbjen për humbjen e artistit që i dha teatrit dhe filmit shqiptar vite të tëra përkushtimi, pasioni dhe profesionalizmi. Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar në artin interpretativ dhe për rolet që shënuan një epokë të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Homazhet në nder të tij do të zhvillohen më 26 shkurt, nga ora…

Read More

Është zgjidhur problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë Thanë sot në 25 shkurt. Burime pranë pikës së kalimit kufitar kanë thënë se Drejtoria e Pëegjithshme e Doganave ka marrë kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, të cilat do të lejojnë kthimin mbrapsht në Qafë Thanë të kamionëve si dhe do t’i pajisin me një document, ku do të mundësohet kalimi në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, nga ku më pas marrin Rrugën e Arbrit për në destinacion. Prej 4 ditësh dhjetëra kamionistë ishin bllokuar në Qafë Thanë, por edhe pranë Hotolishtit, si pasojë e shembjes së rrugës…

Read More