“Sot nuk mora pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që mos t’iu jap mundësi të shmangin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSH-it”, thotë Ervin Salianji për Report Tv, në lidhje me mospjesëmarrjen në takim. Nga hera e fundit në mbledhjen e kryesisë, pjesë më e madhe e debateve u zhvilluan lidhur me takimet e Salianjit me qytetarët jashtë programit të partisë. Sot Berisha paralajmëroi përjashtimin e tij nga PD pas takimit që Salianji organizoi me qytetarët në Elbasan, për të cilin akuzohet se ka bashkëpunuar me kreun e bandës së qytetit, Suel Çela.
Author: tirana
Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të PD-së pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, kryedemokrati Sali Berisha pretendon se kryeministri Edi Rama nuk i fitoi kurrë zgjedhjet. Për të gjithçka ka qenë një farsë dhe seri aktivitetesh të paligjshme e korrupsioni. Berisha cilëson të vetmen rrugëdalje largimin e Ramës nga pushteti. Për farsën thotë se nuk ishte e parandalueshme, por duhej vërtetuar dhe pretendon se këtë e arriti me raportin e përpiluar nga OSBE-ODIHR. Kreu i opozitës thotë se me këtë, opozita ka përmbushur detyrën e saj për mbrojtjen e votës. ”Çdo njeri që pretendon se vërtet Edi…
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite të së mërkurës në Mamurras. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zef Hoti, ku personi me inicialet P.M ka marrë një plumb nga një armë zjarri në dorë. I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Sipas policisë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas. ”Në Bruksel, e falënderova Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës. Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave”.
Para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, i mbledhur për herë të parë pas disfatës së 11 majit, Sali Berisha artikuloi edhe njëherë akuzat se zgjedhjet ishin farsë dhe u vodhën nga kryeministri Edi Rama i mbështetur nga bandat. Kush mendon ndryshe, pra se Rama ka fituar zgjedhjet, sipas Berishës mashtron veten ose është i mashtruar. ”Në rast se qeveria dhuron 65% të zgjedhësve 100 euro për votë, ajo nuk është zgjedhje, por është farsë. Në rast se qeveria fal 2 ditë para zgjedhjeve 2 mld euro gjoba dhe kamata, nuk është zgjedhje por farsë. Në rast se qeveria licencon…
Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në rend dite janë përfshirë diskutime mbi situatën politike në vend, çështja e Belinda Ballukut dhe protesta kombëtare e lajmëruar më 22 dhjetor. Sot Berisha paralajmëroi dhe përjashtimin e ish-deputetit Ervin Salianji, të cilin e akuzoi për bashkëpunim me Suel Çelën, kreu i bandës së Elbasanit, për organizimin e takimit të djeshëm me qytetarët në këtë qytet. Kjo pikë pritet të prodhojë edhe debate të ashpra në mbledhje, ndërsa ish-deputeti Salianji nuk i është bashkuar mbledhjes pasi po zhvillon takime me demokratët në bazë.
Në Ministrinë e Drejtësisë është zhvilluar sot tryeza e radhës konsultative për hartimin e Kodit të ri Penal në Shqipëri. Krahas ministrit Besfort Lamallari, i pranishëm në takim ishte gjithashtu ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të pavarura. Fokusi i tryezës së sotme ishin një grup veprash penale që prekin drejtpërdrejtë interesin publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit: veprat penale kundër mjedisit, regjimit të tokës dhe kafshëve; veprat penale kundër ekonomisë dhe pasurisë; si dhe ato kundër artit, kulturës, pronësisë intelektuale dhe industriale. Në fjalën e tij ministri i Drejtësisë, Lamallari, tha se…
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov. Peleshi vlerësoi Bullgarinë si një vend mik dhe partner të besueshëm të Shqipërisë, si dhe një mbështetëse të palëkundur të rrugëtimit europian të vendit. Në fokus të takimit ishte angazhimi i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe dypalësh, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat e zhvillimit rajonal dhe sigurisë. “Bullgaria mbetet një mik dhe partner i besueshëm, mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit europian të Shqipërisë. Angazhim i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit parlamentar e dypalësh, zhvillimin rajonal dhe sigurinë”, shkruan Peleshi.
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar në 2.5 % normën bazë të interesit për lekun. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko flet për vendimmarrjen e politikës monetare për muajin dhjetor 2025. Sipas Sejkos, ekonomia është në mjedis pozitiv, inflacioni është ulur ndërkohë është rritur punësimi. Bazuar mbi këto rezultate sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit prej 2.5%.
Ish-deputeti i PD-së, Qani Xhafa flet për pjesëmarrjen e tij në takimin e Foltores së Ervin Salianjit, që u zhvillua ditën e djeshme në Elbasan, në sallën e Teatrit “Skampa”. Xhafa rrëzon pretendimet e kryedemokratit Sali Berisha, i cili tha sot se takimi i Salianjit u sponsorizua nga krimi dhe se të pjesëmarrësit ishin detyruar të shkonin nga eksponentë të botës së krimit si Suel Çela. Postimi i plotë i Qani Xhafës Sqarim për opinionin publik në lidhje me takimin e z.Ervin Salianji në Elbasan datë 16 Dhjetor ora 18 00! Të nderuar demokratë, anëtarë, simpatizantë të PD dhe mbarë…
Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti ka festuar 93-vjetorin e lindjes. Në një intervistë për gazetaren e Shqipëria Live, Migena Komici, aktorja nga azili hap arkivat e kujtesës dhe rrëfen për momentet më të bukura të jetës së saj, sfidat dhe vështirësitë e karrierës artistike, si edhe sakrificat e mëdha personale që ka bërë në emër të artit. Ajo ndalet te dhimbjet e heshtura, largimet e vështira nga familja, përkushtimi ndaj roleve dhe vendimet e guximshme që kanë shënuar rrugëtimin e saj profesional dhe njerëzor. Pjesë nga intervista: Cili është kujtimi juaj më i bukur? Tinka Kurti: Në përgjithësi mbaj…
Për vitin 2026 çmimi i energjisë elektrike për qytetarët nuk do të ndryshojë. Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur të lë në fuqi edhe për vitin e ardhshëm fashën 700 kilovat të miratuar në janar të këtij viti. Familjet që do të konsumojnë deri në 700 kilovat në muaj çmimi do të vijojë të jetë 8.5 lekë/kilovat pa TVSH, nga 9.5% që ka qenë deri në janar 2025. Të gjithë abonentët familjarë, që e kalojnë konsumin 700 kilovat në muaj, qoftë edhe vetëm 1 kilovat më shumë, do të vijojnë ta paguajnë energjinë me çmim të pandryshuar, 9.5 lekë për…