Author: tirana

Teleferiku urban më i gjatë në Europë është inaguruar në periferinë juglindore të Parisit, rreth 17 vite pas propozimit. Linja e re, e para e llojit të saj, është krijuar për të ndërlidhur periferinë e izoluar të qytetit, që nuk ka infrastrukturë të zhvilluar, me rrjetin e metrove. Rruga 4.5 kilometra e gjatë ka 105 mjete me 10 sedilje secili dhe pritet që të transportojë 11 mijë pasagjerë në ditë mbi rrugët pariziene. Edhe pse është më i gjati në Europë, më i gjati në botë mbetet ai që lidh qytetet e Bolivisë, La Paz dhe El Alto që është…

Read More

Pas kaosit dhe tensioneve të shkaktuara në seancën plenare nga deputetët e Partisë Demokratike, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi në sallën e Kuvendit duke akuzuar opozitën për bllokim të qëllimshëm të punimeve parlamentare. Në fjalën e tij, Balla u shpreh me ironi se sjellja e opozitës lidhet me përpjekjen për të motivuar mbështetësit e saj që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar, duke sakrifikuar debatin institucional dhe respektimin e procedurave parlamentare. “Me shpresën se do të motivohen mbështetësit e Partisë Demokratike për të shkuar në protestën e paralajmëruar, opozita po pengon zhvillimin normal të…

Read More

Mes kaosit dhe tensioneve, seanca plenare është mbyllur brenda pak minutave. Seanca ishte parashikuar që të niste në orën 10:00, por duke qenë se deputetët e opozitës bllokuan vendet e ministrave, duke ndezur edhe flakadanë, nuk lejuan zhvillimin normal. Në të tilla kushte, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla propozoi që të shmangeshin diskutimet dhe projektligjet të hidheshin në votim. Kështu, vetëm me votat e PS, të 15-ta projektligjet kaluan dhe më pas seanca u mbyll. Për kaosin që shkaktuan në Kuvend, dy deputetët e PD Klevis Balliu dhe Flamur Noka u përjashtuan nga seanca e Kuvendit.

Read More

Deputetët e opozitës janë bërë shkak për pengimin e zhvillimit të seancës plenare këtë të enjte. Ata janë pozicionuar në vendet e ministrave, duke mos liruar karriget, e për rrjedhojë duke mos lejuar as zhvillimin e seancës. Në një moment, deputeti Belind Këlliçi ndezi edhe flakadanë, ndërsa deputetë të tjerë hodhën edhe shishe me ujë në drejtim të kreut të Kuvendit Niko Peleshi. Për këtë situatë të rënë, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Në një postim në rrjetin social Facebook, ai shkruan: “O zot fali se nuk dinë çfarë bëjnë! Populli e di se…

Read More

Avokati i Popullit i sapozgjedhur, Endri Shabani, mbajti fjalimin e betimit në Parlament. Mes tensioneve të shumta nga opozita, Shabani u betua në detyrën e tij. Pas tij, nisi shqyrtimi i çështjeve sipas rendit të ditës. Deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur shishe plastike në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dnërsa Belind Këlliçi ka ndezur flakadan brenda sallës. Përplasja erdhi pasi deputetët e opozitës bllokuan karriget e ministrave dhe nuk pranuan që t’i lëshonin.

Read More

Seanca e sotme ka nisur me akte dhune nga ana e deputetëve të Sali Berishës.Pasi zaptuan karriget e ministrave, ka qenë Belind Këllici ai që ka ndezur flakadanë.Ndërhyrja e Gardës nuk e ka kthyer situatën në normalitet, teksa Sali Berisha mban të zaptuar foltoren.Nga ana tjetër sende të forta janë hedhur edhe ndaj kreut të Kuvendit, Niko Peleshi.

Read More

Ka nisur me protestë seanca e sotme në Kuvend teksa pritej betimi i Avokatit të Popullit, Endrit Shabani. Deputetë të Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren dhe janë ulur në karriget e ministrave. Kjo ka bërë që Garda e Republikës të ndërhyjë teksa forca të shumta ndodhen në sallë. Nuk dihen ende pretendimet e opozitës. Në sallë ndodhet edhe kryeministri Edi Rama.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të vizitojë në Hagë Hashim Thaçin. Në një lidhje live në rrjetet sociale, Rama shprehet se shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut, normave të procesit gjyqësor janë e vetmja normë që ka karakterizuar farsën, ku ish-presidenti dhe 3 ish krerërt e UÇK-së, mbahen në qeli. “Pas disa do të takoj ish-presidentin e Republikës së Kosovës që u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare për turpin e madh të të gjithë atyre që sponsorizojnë atë lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve të…

Read More

Regjisori Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij, Michele, humbën jetën për shkak të “lëndimeve të shumta me mjet të mprehtë”, ka konfirmuar ekzaminimi mjeko-ligjor. Mënyra e vdekjes për çiftin e njohur është emërtuar si vrasje. Rezultati doli vetëm pak orë pasi Nick Reiner u paraqit për herë të parë në gjykatë pas vdekjes së prindërve të tij. Avokati i tij mbrojtës, Alan Jackson, u tha gazetarëve jashtë gjykatës së Los Anxhelesit se është vendosur një seancë për datën 7 janar 2026. “E para dhe më e rëndësishmja, është një tragjedi e rëndë që ka rënë mbi familjen Reiner. Ne të…

Read More

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të paraqitet sot më 18 dhjetor 2025, përpara Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të japë shpjegime në kuadër të hetimit për ngjarjet e 21 janarit. Kryetari i Partisë së Lirisë do të nxirret për disa orë nga ambientet e paraburgimit dhe, nën shoqërimin e forcave të Policisë, do të dërgohet në SPAK, ku seanca e marrjes në pyetje është planifikuar për orën 10:00. Sipas burimeve, Meta do të pyetet me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes. Vetë ish-presidenti ka qenë ai që i ka…

Read More

Lufta kundër emigracionit të paligjshëm, menaxhimi i kufijve dhe ekonomia ishin në qendër të fjalimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump të mërkurën në mbrëmje (herët në mëngjes të së enjtes sipas kohës tonë), me të cilin ai sulmoi drejtpërdrejt Joe Biden, duke pretenduar se administrata e tij arriti “zero hyrje të paligjshme” pa pasur nevojë për legjislacion të ri. Në të njëjtën kohë, ai argumentoi se vendi tashmë ka filluar të ulë çmimet, pavarësisht pakënaqësisë së vazhdueshme të qytetarëve me koston e jetesës. “Njëmbëdhjetë muaj më parë trashëgova një rrëmujë dhe po e rregulloj. Pas vetëm një viti, kemi…

Read More