Author: tirana

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin 2026 me vlerë 400 mln euro. Në mbledhje mungoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ndonëse kishte kërkuar të ishte prezent, SPAK ia refuzoi kërkesën. 29 amendamentet e opozitës nuk u hodhën fare në votim, ndërkohë që Partia Demokratike hodhi dyshime për legjitimitetin e këtij procesi. ”A e ka Ristani kompetencën për të firmosur, duke mos qenë kryetare e zgjedhur por e urdhëruar?”, pyeti Ilir Alimehmeti. “Kemi për detyrë ta dorëzojmë. Çështjet mund të jenë të drejta, por s’jam autoriteti i duhur ta jap përgjigjen. Do ishte shkelje nëse nuk…

Read More

Avokati Indrit Sefa flet për kaosin që erdhi si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit politike të nxitura edhe nga zgjedhja e Endri Shabanit si Avokat i Popullit. ”Partia Demokratike bie pre e së njëjtës strategji që ka përdorur më parë, vetëm në një rast i ka rezultuar e suksesshm, kur kishte nevojë për të legjitimuar PD-në nën drejtimin e Sali Berishës, dhe aty ka pasur edhe mbështetjen e mazhorancës. Ndaj edhe sot nuk e kuptova arsyen se pse e bënë, pasi duhej t’i vinin flakadanët formave të tyre që dhanë për Avokatin e Popullit dhe jo për betimin e këtij…

Read More

”BE po detyron Beogradin të vendosë sanksione ndaj Rusisë me qëllim që t’i shkaktojë dëme të pariparueshme vetë Serbisë”,-tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Moskë, Maria Zakharova. Për të minimi i lidhjeve tregtare dhe ekonomike serboruse ishte një pjell i imagjinatës së Bashkimit Europian, por kjo fantazi është e parealizueshme siç pohoi ajo theksoi se BE-ja ka kohë që përpiqet të largojë Rusinë, Kinën dhe Turqinë nga Ballkani Perëndimor. BE-ja shpreson gjithashtu që duke vendosur sanksione ndaj vendit tonë, Beogradi do të na provokojë të rishqyrtojë mbështetjen tonë për çështjen e Kosovës, shtoi më tej Zakharova duke pohuar se…

Read More

Replikat në TikTok janë shkaku i një konflikti me armë zjarri në Kamëz. Mbrëmjen e së mërkurës policia e Kamzës mundi të vendosë në pranga 36-vjeçarin Fatmir Frroku, pasi ky i fundit për shkak të një konflikti në një ‘live’ TikTok rreth 3 javë më parë në zonën e Institutit plagosi të riun Mariglen Jata. Prokuroria e Tiranës e akuzon për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Frroku dhe Jata dikur miq me njëri tjetrin për shkak të debateve në rrjetet sociale nisën një konflikt që…

Read More

Elijona Binakaj është prekur nga fakti që Eduard Kuçi ka qeshur me Labinot Rexhën, teksa ai tallej me banoren në ”Big Brother Kosova Vip 4”. ”Desha të të kujtojë tokën e bukës, se je duke fluturuar”, i tha Elijona atij. “Kam për çka me fluturu. Me ty nuk kam pasur tendencë të keqe, boll e ke. Me mua mos e tepro, se nuk je askushi me më tregu a gaboj unë”, u acarua shpejt Edi. I njëjti ia ka përmendur edhe disa gjëra nga jashtë pasi siç duket janë takuar apo kanë biseduar me njëri-tjetrin. Edi gjithashtu i tha se…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka votuar sot për kryetaren e re, pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçaj. Fjona Papajorgji, është zgjedhur në krye të Kushtetueses. Papajorgji ishte anëtarja e trupës gjykuese ishte kandidate e vetme në garë.

Read More

Ish-Presidenti Ilir Meta ka dëshmuar para hetuesve të SPAK në lidhje me protestën e 21 janarit 2011, pas kërkesës së tij. Sipas avokatit të tij, Kujtim Cakrani, Meta ka deklaruar se para demonstratës së 21 Janarit është vënë në dijeni nga shërbime të huaja në vend, në rrugë konfidenciale, se protesta do të ishte e dhunshme, se do të kishte përplasje dhe se nuk përjashtohej as skenari i vrasjeve. Avokati tha se sipas Metës, këto informacione shërbimet e huaja ia kanë vënë në dispozicion edhe kryeministrit të kohës dhe presidentit.

Read More

Ditën e mërkurë u mbajt mbledhja e Këshillit Kombëtar, dhe nesër (e premte) në ora 10:00, në selinë blu Sali Berisha do të mbajë një takim me aleatët e PD. Nuk dihen ende arsyet e kësaj mbledhjeje, por kujtojmë se kjo vjen pas mbledhje së Këshillit Kombëtar të PD, ku fokusi kryesor ishte protesta e 22 dhjetorit. Berisha tha se analiza për humbjen e zgjedhjeve do të shtyhet për në një tjetër mbledhje, pasi tani gjithë vëmendja duhet të jetë të protesta dhe rrëzimi i qeverisë.

Read More

Tensionet dhe përplasjet mes opozitës dhe Gardës, janë bërë lajm edhe në mediat greke. Në një artikull të botuar ”Protothema” shkruan se opozita protestoi për zv/kryeministren Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të akuzuar për korrupsion. ”Ligjvënësit ndezën flakadanë, hodhën ujë drejt kryetarit të parlamentit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë në një përpjekje për të ndërprerë seancën përpara se Garda të ndërhynte. Nuk mund të ketë parlament me ata që e vjedhin dhe e shkatërrojnë”, citon Sali Berishën Protothema, duke shkruar se kreu i Partisë Demokratike në opozitë tha se “Ligji dhe vetëm ligji duhet të…

Read More

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kërkesë kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi ku i kërkohet marrja e masave disiplinore për 29 deputetë të opozitës. Për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim nga aktivitetet parlamentare pasi kanë futur në parlament dhe kanë përdorur lëndë apo mjete piroteknike dhe tymuese, referuar këtu flakadanëve të ndezur në seancë. Për deputeten Elda Hoti është kërkuar të përjashtohet me 30 ditë nga aktivitetet e Kuvendit pasi ka dëmtuar pajisjet e parlamentit, referuar shkuljes së mikrofonave dhe ka goditur punonjësit e Gardës, thuhet në kërkesën…

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka reaguar pas kaosit që shoqëruan seancën plenare, duke shprehur keqardhjen që në Kuvend nuk mbizotëroidebati parlamentar, por dhuna. Gogu thekson se dhuna nuk është alternativë politike dhe se kaosi nuk e zëvendëson votën e shqiptarëve. Ai sqaroi se projektligjet e përfshira në rendin e ditës së Kuvendit, u miratuan pasi siç nënvizon ai “shteti nuk mund të ndalet dhe nuk mund të kalojë në papërgjegjshmëri”. “Sot në Kuvend bëmë atë që qytetarët na kanë ngarkuar: të votonim ligje! Duke debatuar e duke miratuar ligje që u shërbejnë atyre, për ekonominë…

Read More

Banorja e Big Brother Kosova Vip 4, Alba Pollozhani, ka qenë e detyruar të largohet përkohësisht nga shtëpia më e madhe në vend, pasi nuk është ndjerë mirë. Ajo aktualisht ndodhet në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor profesional. Ky zhvillim vjen pas një muaji të vështirë për banorët, të cilët jetojnë në izolim dhe nën presionin e vazhdueshëm të spektaklit. Shtimi i stresit dhe intensiteti i lojës duket se kanë ndikuar edhe tek gjendja e Albës, e cila tashmë po merr kujdesin e duhur për të rifituar forcën dhe energjinë. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare…

Read More