Author: tirana

Shqiptarët renditen të dytët pas rumunëve për numrin më të lartë të komuniteteve të huaja që jetojnë në shtetin fqinj, Itali. Janë 557 mijë persona të lindur fizikisht në Shqipëri, pavarësisht se çfarë shtetësie kanë, që janë të regjistruar në Itali, për vitin 2024. Në krahasim me një vit më parë, numri i shtetasve të lindur në Shqipëri që jetojnë në Itali është rritur me rreth 20 mijë persona. Të dhënat janë bërë të ditura nga Eurostat në publikimin për emigracionin. Të lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3% të komunitetit të huaj në Itali. Në vend të parë janë të lindurit…

Read More

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Deti – Valëzimi forcës 1 ballë.

Read More

Deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë se ajo që dihet nga protesta e 22 dhjetorit është vetëm orari i nisjes, pasi sipas tij, nuk dihet se kur do të përfundojë. Ai tha gjithashtu se do të jetë populli opozitar ai që do të vendosë edhe mënyrën e zhvillimit të protestës së PD-së në datën 22 dhjetor. “Duhet të ketë protesta në Parlament, ashtu siç u protestua sot. Ashtu duhet të protestohet në çdo rrugë e çdo lagje. Ne kemi vendin tonë në Parlament, karriget atje janë të popullit opozitar dhe nuk na i heq dot Rama. Nisja e protestës dihet,…

Read More

Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin për Diasporën, i cili ridimensionon angazhimin e institucioneve publike për vendosjen e diasporës në zemër të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror të vendit. Duke uruar Ditën Kombëtare të Diasporës, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u shpreh se diaspora është simbol i unitetit, trashëgimisë dhe identitetit shqiptar. “Shqiptarët e diasporës janë zemra jonë që rreh larg atdheut, por gjithmonë në të njëjtin ritëm, një burim frymëzimi, suksesi dhe krenarie kombëtare”, u shpreh Spiropali. Ligji i ri për Diasporën synon të rregullojë qartë marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe ndërveprimit…

Read More

Sali Berisha u prit nga demokratët në qytetin e Kavajës, ku mori pjesë në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD, Kavajë. Siç u vendos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, prej datës 22 dhjetor do të nisin revoltat kombëtare deri në rrëzimin e qeverisë. Berisha tha se revoltat nuk do të ndalen dhe i bëri thirrje çdo opozitari t’i bashkohen protestës kombëtare, për votën e lirë dhe kundër korrupsionit. Pjesë nga fjala Partia Demokratike e Shqipërisë aq sa u themelua në qytetin studenti, po aq u themelua në qytetin e Kavajës. Të dashur miq, lëvizja antikomuniste…

Read More

Sali Berisha largon Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë. Vendimi vjen në një moment të vështirë për opozitën, ndërsa strukturat janë në fazë mobilizimi për protestën e radhës kundër qeverisë. Salianji ka qenë aktiv në këtë njësi, veçanërisht në zonën e Kombinatit, ku takimet e zhvilluara nga ai me strukturat dhe simpatizantët e PD-së janë karakterizuar nga pjesëmarrje e gjerë dhe një angazhim i dukshëm i të rinjve.

Read More

Ka përfunduar procesi për masat e AKSHI-t ndaj gjashtë personave në GJKKO. Ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj u vendos masa e arrestit në shtëpi. Gjykata e Posaçme ka vendosur që drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj, të lihen me masën ”arrest shtëpie”. Masat e tjera qëndruan në fuqi nga GJKKO.

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka konfirmuar shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Vendimi për lënien në fuqi të vendimit të KPK për prokurorin u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare. Në njoftimin e KPA-së, thuhet se në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime,…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky flet për rëndësinë thelbësore të financimit evropian për stabilitetin e Ukrainës, si dhe për fuqinë e saj negociuese ndaj Rusisë dhe aleatëve të saj. Thirrjen presidenti ukrainas e bëri në një konferencë për shtyp pas pjesëmarrjes së tij në samitin e BE-së me udhëheqësit e Bashkimit Evropian në Bruksel. Ai përsëriti se vendimi për paketën e mbështetjes mund dhe duhet të merret “deri në fund të vitit”, duke u dërguar një mesazh të qartë kryeqyteteve që dëshirojnë një shtyrje. Zelensky e përshkroi financimin si një parakusht jo vetëm për vazhdimin e mbrojtjes ukrainase, por edhe për…

Read More

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot projektbuxhetin për vitin 2026. Në fillim të fjalës së saj, kryetarja e Komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani, bëri një bilanc të investimeve të bashkisë për vitin që lamë pas. ”Viti 2025 e gjeti Tiranën jo thjesht si kryeqytetin administrativ të vendit, por si një qendër aktive evropiane të dialogut, kulturës, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.Tirana, gjithashtu, u afirmua si një qytet që mendon për të ardhmen urbane. Konferenca Ndërkombëtare Walk21 e ktheu qytetin në një laborator idesh për mobilitetin e qëndrueshëm, qytetet e ecshme dhe hapësirat publike që i shërbejnë njeriut. Gjatë vitit 2025,…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka një mesazh për bankat, duke thënë se në dy vitet e ardhshme kuadri ligjor dhe rregullator i sektorit bankar do të përafrohet plotësisht me atë të Bashkimit Europian. Në takimin e fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Guvernatori tha se në këtë proces është i domosdoshëm mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i industrisë bankare, në mënyrë që ndryshimet të adoptohen drejt dhe përfitimet të materializohen sa më shpejt. Sejko vlerësoi pozitivisht ecurinë e ekonomisë dhe sektorit financiar gjatë këtij viti.

Read More

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber thotë se çelja e Akademisë së Pushtetit Vendor është një moment kyç për sistemin e qeverisjes vendore në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj në takimin e organizuar për prezantimin e kësaj akademie, Huber e cilësoi këtë iniciativë si “një gur kilometrik në zhvillimin e mëtejshëm të decentralizimit dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët shqiptarë”. “Zvicra ka qenë pjesë e mbështetjes për reformat e decentralizimit dhe do të vijojë të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore”, u shpreh ajo. Huber theksoi se kjo akademi është një mundësi për të fuqizuar kapacitetet…

Read More