Author: tirana

Numri i miliarderëve italianë ka arritur në 79 dhe pasuria e tyre vazhdon të rritet me ritme të larta. Sipas klasifikimit të revistës Forbes, Giovanni Ferrero, Andrea Pignataro dhe Giancarlo Devasini mbeten tre personat më të pasur në Itali, duke dominuar listën për vitin 2025. Në total, pasuria e 79 miliarderëve italianë shkon në 357,2 miliardë dollarë, një rritje prej 5% krahasuar me prillin e këtij viti dhe 65% më shumë se në klasifikimin e vitit të kaluar. Kjo tendencë pasqyron rritjen globale të pasurisë së super të pasurve. Sipas UBS, në nivel botëror, 2.919 miliarderë kanë përjetuar një rritje…

Read More

Pas kaosit në Parlament ditën e djeshme, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga salla e Kuvendit të 29 deputetëve të opozitës, përfshirë edhe kryedemokratin Sali Berisha. Sekretariati i Etikës do ta shqyrtojë kërkesën këtë të premte, më 19 dhjetor. Për dëmtimin e pajisjeve dhe përplasjet me Gardën, është kërkuar përjashtimi me 60 ditë për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka dhe deputetët, Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Fidel Kreka, Ledina Alolli, Denisa Vata e Albana Vokshi. Me 30 ditë, për kryetarin e partisë Sali Berisha, kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe deputeten Elda Hoti. Socialistët thonë se…

Read More

Pronari kinez i TikTok, ByteDance, tha të enjten se nënshkroi marrëveshje me tre investitorë të mëdhenj për të formuar një sipërmarrje të përbashkët për të operuar aplikacionin amerikan të TikTok, të udhëhequr nga investitorë amerikanë dhe globalë, në një përpjekje për të shmangur një ndalim nga qeveria amerikane, një hap i rëndësishëm drejt dhënies fund të viteve të pasigurisë. Marrëveshja është një moment historik për aplikacionin e videove të shkurtra që përdoret rregullisht nga më shumë se 170 milionë amerikanë pas viteve të tëra betejash që filluan në gusht 2020, kur Presidenti Donald Trump u përpoq për herë të parë po pa…

Read More

Një ngjarje kriminale ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, ku një automjet është shkatërruar nga shpërthimi i një lënde plasëse. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, në orët e para të mëngjesit të datës së sotme, 19.12.2025, rreth orës 03:20, në zonën e Selitës së Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili kishte parkuar makinën në oborrin e banesës së tij. Policia thekson se si pasojë, pati vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar. Siç njofton Policia, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për…

Read More

Pas 15 orësh bisedimesh në Bruksel, samiti i BE-së arriti një marrëveshje për një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën. Në samit u arrit një marrëveshje për financimin e Ukrainës për periudhën dyvjeçare 2026-2027, njoftoi Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa nëpërmjet Twitter-it. “Vendimi për të ndarë 90 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën për vitet 2026-2027 është miratuar. Ne e kemi mbajtur angazhimin tonë”, theksoi Antonio Costa. Paratë do të mblidhen përmes huamarrjes së përbashkët midis 24 prej 27 vendeve të BE-së, por të gjitha duhej të bien dakord për planin sepse ai është i garantuar nga buxheti…

Read More

Shqiptarët renditen të dytët pas rumunëve për numrin më të lartë të komuniteteve të huaja që jetojnë në shtetin fqinj, Itali. Janë 557 mijë persona të lindur fizikisht në Shqipëri, pavarësisht se çfarë shtetësie kanë, që janë të regjistruar në Itali, për vitin 2024. Në krahasim me një vit më parë, numri i shtetasve të lindur në Shqipëri që jetojnë në Itali është rritur me rreth 20 mijë persona. Të dhënat janë bërë të ditura nga Eurostat në publikimin për emigracionin. Të lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3% të komunitetit të huaj në Itali. Në vend të parë janë të lindurit…

Read More

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Deti – Valëzimi forcës 1 ballë.

Read More

Deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë se ajo që dihet nga protesta e 22 dhjetorit është vetëm orari i nisjes, pasi sipas tij, nuk dihet se kur do të përfundojë. Ai tha gjithashtu se do të jetë populli opozitar ai që do të vendosë edhe mënyrën e zhvillimit të protestës së PD-së në datën 22 dhjetor. “Duhet të ketë protesta në Parlament, ashtu siç u protestua sot. Ashtu duhet të protestohet në çdo rrugë e çdo lagje. Ne kemi vendin tonë në Parlament, karriget atje janë të popullit opozitar dhe nuk na i heq dot Rama. Nisja e protestës dihet,…

Read More

Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin për Diasporën, i cili ridimensionon angazhimin e institucioneve publike për vendosjen e diasporës në zemër të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror të vendit. Duke uruar Ditën Kombëtare të Diasporës, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u shpreh se diaspora është simbol i unitetit, trashëgimisë dhe identitetit shqiptar. “Shqiptarët e diasporës janë zemra jonë që rreh larg atdheut, por gjithmonë në të njëjtin ritëm, një burim frymëzimi, suksesi dhe krenarie kombëtare”, u shpreh Spiropali. Ligji i ri për Diasporën synon të rregullojë qartë marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe ndërveprimit…

Read More

Sali Berisha u prit nga demokratët në qytetin e Kavajës, ku mori pjesë në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD, Kavajë. Siç u vendos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, prej datës 22 dhjetor do të nisin revoltat kombëtare deri në rrëzimin e qeverisë. Berisha tha se revoltat nuk do të ndalen dhe i bëri thirrje çdo opozitari t’i bashkohen protestës kombëtare, për votën e lirë dhe kundër korrupsionit. Pjesë nga fjala Partia Demokratike e Shqipërisë aq sa u themelua në qytetin studenti, po aq u themelua në qytetin e Kavajës. Të dashur miq, lëvizja antikomuniste…

Read More

Sali Berisha largon Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë. Vendimi vjen në një moment të vështirë për opozitën, ndërsa strukturat janë në fazë mobilizimi për protestën e radhës kundër qeverisë. Salianji ka qenë aktiv në këtë njësi, veçanërisht në zonën e Kombinatit, ku takimet e zhvilluara nga ai me strukturat dhe simpatizantët e PD-së janë karakterizuar nga pjesëmarrje e gjerë dhe një angazhim i dukshëm i të rinjve.

Read More