Në një tryezë ku në fokus ishte projektligji për financimin e partive politike, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi se fryma e dialogut për tema të tilla si reforma zgjedhore është thelbësore. Ai u shpreh se ajo duhet të përmbushë jo vetëm pritshmëritë e qytetarëve, por edhe standardet europiane. E këtu, u shpreh se financimit është parakusht për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Kur burimet e financimit janë të paqarta apo mbikëqyrja është e dobët, besimi te këto institucionet demokratike është pashmangshmërisht i minuar. Financimi është parakusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Reforma…
Author: tirana
Ditën e sotme, më 3 mars, është zhvilluar një tryezë për të diskutuar mbi projektligjin për financimin e partive politike. Në këtë mbledhje foli edhe Michel Tarran, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, i cili tha se është thelbësore të sigurohet përparim i prekshëm në përputhje me kuadrin ligjor. “Financimi i partive politike përbën një komponent kyç, për konkurencën e ndershme si dhe për forcimin e besimit të publikut në institucione demokratike”, tha ai. Më tej Tarran shtoi se një kuadër ligjor i përmirësuar dhe diskutimet rreth tij duhet të udhëhiqen nga disa parime themelore. Katër parimet: –Transparenca, deklarimi i…
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka mbledhur sot Kryesinë, në një takim që zgjati vetëm 30 minuta. Në këtë mbledhje “flash”, Rama ka paralajmëruar nisjen e zgjedhjeve brenda partisë në Qershor. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu mësoi po ashtu se në mbledhje Rama ka dhënë porosi të qarta, ku mes të tjerash ka kërkuar që të ketë një dialog me bazën socialiste në të gjitha bashkitë e vendit, në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi./Topchannel
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PS, e cila zgjati rreth 30 minuta. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka zbardhur porositë e Ramës në mbledhjen e Kryesisë, ku mes të cilave ai ka kërkuar vigjilencë për zhvillimet në Lindjen e Mesme. “Të jemi të përgatitur për çdo pasojë ekonomike që mund të prodhojë lufta në Lindjen e Mesme”, mësohet të ketë thënë Kryeministri. Rama ka kërkuar po ashtu dhe dialog me bazës socialiste, në çdo bashki të vendit. “Ta shtrijmë dialogun me bazën dhe të përqendrohemi në bashki të caktuara. Të forcojmë bashkëpunimin me bazën socialiste dhe të “,…
Tregjet e naftës kanë pësuar një tronditje, pasi sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit (që prej 28 shkurtit) rrezikojnë të ndërpresin furnizimin global me naftë bruto, duke nxitur potencialisht një rritje të ndjeshme të çmimeve. Kjo gjë mund të ndjehet edhe në ekonominë e vogël e Shqipërisë për shkak të varësisë që ka nga mallrat e importuara, ndaj Konfederata e Industrive të Shqipërisë përmes një reagimi zyrtar shprehet se ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, veçanërisht në tregun e karburanteve. Sipas tyre duhen marrë masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit…
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PS, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama. Mbledhja ka zgjatur vetëm 30 minuta. Mbledhja parashikohej të kishte kryesisht karakter organizativ. Po ashtu pritej përcaktimi i datës për Asamblenë e Partisë Socialiste. Kjo mbledhje vjen pas mbledhjes së zgjeruar të Grupit të PS të mbajtur pak ditë më parë dhe pas ndryshimeve të forta në qeveri.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dhe Princi i Kurorës së Dubait, Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, u panë duke ecur mes vizitorëve në qendrën tregtare Dubai Mall të hënën, vetëm pak orë pasi vendi konfirmoi se kishte ndërprerë dhjetëra drone dhe raketa të lëshuara nga Irani. Pavarësisht tensioneve të rritura në Gjirin Persik, qendra tregtare ishte e mbushur me banorë dhe turistë. Në videot e shpërndara online, Sheikh Mohamed u pa duke biseduar me qytetarët, mes të cilëve edhe me një vajzë të vogël dhe një emigrant nga Gana, duke dhënë mesazhe…
Pas 11 ditësh i bllokuar, aksi Librazhd–Prrenjas do të rihapet për qarkullimin e mjeteve këtë të martë në orën 12:00, përmes një rruge provizore. Sipas njoftimit ARRSH-së, rruga provizore është ndërtuar në lidhje me Korridori VIII dhe segmentin ekzistues të rrugës, i cili është dëmtuar rëndë. Në këtë aks do të lejohet qarkullimi i të gjitha mjeteve. Kjo zgjidhje do të jetë funksionale deri në përfundimin e plotë të rrugës alternative, e cila do të ndërtohet në shtratin e Lumi Shkumbin dhe do të integrohet me trupin e hekurudhës. Njoftimi i Plotë i ARRSH-së: Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet…
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në përputhje me ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe Udhëzimin e Ministrit të Brendshëm nr. 160, datë 2.9.2024. Kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere të përgjithshme, duke përfshirë: -Të kenë një nga gradat e rolit të mesëm drejtues; -Shtetësi shqiptare; -Të mos jenë të dënuar për vepra penale; -Të mos kenë masa disiplinore brenda 5 viteve të fundit; -Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa konflikt interesi. Dokumentacioni i kërkuar përfshin jetëshkrim të përditësuar, platformë personale…
Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion që po tërheq vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota, sipas një artikulli të botuar në blog-un amerikan të udhëtimeve “Adventurous Kate”. Dikur e konsideruar një vend periferik në hartën turistike të Evropës, Shqipëria sot po përjeton një rritje të ndjeshme interesi nga vizitorë ndërkombëtarë. Me një kombinim të rrallë mes plazheve me ujëra të kristalta, qyteteve me arkitekturë karakteristike osmane, maleve dramatike dhe një kulture autentike ballkanike, vendi po shndërrohet në një alternativë “serioze” për ata që kërkojnë diçka përtej destinacioneve klasike si Greqia apo Italia. Nga rrënojat antike…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar largimin e detyrueshëm të personelit jo-emergjent të qeverisë amerikane dhe familjarëve të tyre nga Jordania, Bahreini, Iraku, Katari dhe Kuvajti, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon. Sipas njoftimit zyrtar, në Jordani, Bahrein, Katar dhe Kuvajt ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga sulmet me dronë dhe raketa që dyshohet se lidhen me Iranin, si dhe ndërprerje të konsiderueshme të fluturimeve komerciale. Ndërkohë, në Jordani dhe Bahrein paralajmërohet edhe për rrezik sulmesh terroriste, ndërsa në Irak për rreziqe të larta dhune dhe rrëmbimesh. Ky është urdhri i parë për largim të detyrueshëm…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Përmes një postimi kreu i qeverisë shprehet se ky investim kompleton mjediset akademike me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente në shërbim të 1700 studentëve dhe 80 pedagogëve e stafit akademik “Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Fakulteti i ri i Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, një investim i Ministrisë së Arsimit që kompleton mjediset akademike me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente në shërbim të 1700 studentëve dhe 80 pedagogëve…