Author: tirana

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare. Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Deti – Valëzimi forcës 1 ballë.

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thotë se sulmi ajror i Izraelit në shtator kundër udhëheqësve të Hamasit në Doha (Katar) krijoi një ndjenjë urgjence për të përfunduar luftën në Gazë para se ajo të përhapet. Ai shtoi se ajo që e shtyu Hamasin të ulej në tryezën e bisedimeve ishte roli konstruktiv i vendeve si Katari dhe Turqia, të cilat kanë marrëdhënie me Hamasin dhe ushtruan presion për të nënshkruar një marrëveshje. ”Ne luajtëm një rol të ngjashëm në anën tjetër”,-tha Rubio, duke iu referuar presionit amerikan ndaj Izraelit për të pranuar një armëpushim në tetor. Ky sulm i…

Read More

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilluan sot tryezën e dytë konsultative me përfaqësues të biznesit, dhomave të tregtisë dhe aktorëve të tjerë ekonomikë, për të diskutuar draftin e Kodit të Ri Penal. Takimi u fokusua tek dispozitat që ndikojnë direkt ambientin e biznesit, konkurrencën e ndershme, marrëdhëniet e punës, si dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe industriale. Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e konsultimeve të hapura me biznesin për të ndërtuar një kuadër ligjor të qartë, të zbatueshëm dhe të harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian, që ofron siguri juridike dhe mbështet zhvillimin…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha për Politico së fundmi se Shqipëria nuk do ta vazhdojë më bllokimin e TikTok-ut. Sipas tij, takimet me platformën e mediave sociale kanë rezultuar të kënaqshme dhe është krijuar një partneritet, i cili pritet të bëhet publik në javët ose muajt në vijim.Edhe pse mendonte se reagimi i TikTok-ut do të ishte tërësisht tjetër pas vendimit fillestar për të bllokuar platformën, Rama u shpreh i befasuar prej tyre. “Sepse në fillim, për shkak se ishte normale të mendonim se ata do të na luftonin, ata do të hakmerreshin ndaj nesh, ata do të na ngacmonin. I…

Read More

Kalaja e Rozafës e stiluar me ndriçim të veçantë këtë fundvit, po mirëpret vizitorët jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e mbrëmjes. Ndriçimi i cili ravijëzon konturet e një prej dëshmive më tërheqëse të historisë shqiptare, e ka shndërruar kalanë e Rozafës në një pikë takimi për vizitorë vendas dhe të huaj, që dëshirojnë të shijojnë mbrëmjet mes historisë, si edhe panoramën mbresëlënëse të qytetit të Shkodrës nga lart. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e kalasë së Rozafës, ku dukshëm elementi i ndriçimit e ka shndërruar atë në një vepër artistike dhe kulturore të qytetit të Shkodrës.…

Read More

Presidenti Bajram Begaj shprehu mirënjohjen e sinqertë ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës, duke e konsideruar këtë një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë. ”Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë”.

Read More

Një numër gjithnjë e në rritje njerëzish në Mbretërinë e Bashkuar mbështesin vendosjen e trupave evropiane në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje, krahasuar me dy muaj më parë, tregojnë sondazhet e reja. Sipas mediave të huaja, sondazhi me 1,002 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, i kryer nga H/Advisors, tregon se 40% e tyre tani mbështesin idenë e dërgimit të trupave në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit nga një agresion i mundshëm rus në të ardhmen. Kjo është një rritje nga 34% në tetor, përpara se propozimi i paqes i mbështetur nga SHBA-të të ishte…

Read More

Dhjetëra fermerë francezë hodhën tonelata plehu, goma dhe perime jashtë shtëpisë bregdetare të presidentit Emmanuel Macron në Le Touquet, në një protestë kundër marrëveshjes tregtare BE–Mercosur, të cilën e konsiderojnë të pandershme. Protestuesit paralajmërojnë se marrëveshja rrezikon fermerët francezë, duke hapur tregun ndaj produkteve më të lira nga Amerika e Jugut që nuk përmbushin standardet lokale. Edhe pse nënshkrimi i marrëveshjes u shty për në janar, sindikatat bujqësore thonë se kjo nuk mjafton dhe kërkojnë anulimin e saj.

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar një video nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Në video shihet Gazment Bardhi duke iu drejtuar Niko Peleshit: Cakto datën e mbledhjes. Kur është mbledhja e radhës? Çfarë date/ Do ta thërrasim me 1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp.

Read More

Muzeu i Luvrit në Paris u rihap plotësisht të premten, pasi punonjësit vendosën të pezullojnë grevën që kishte ndërprerë funksionimin e muzeut më të vizituar në botë. Vendimi u mor unanimisht gjatë një asambleje të përgjithshme të stafit, me qëllim rikthimin e aksesit të plotë për vizitorët. Greva kishte shkaktuar mbylljen e plotë të muzeut më herët gjatë javës. Sipas sindikatave, pezullimi i grevës erdhi pas takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, megjithatë ato theksuan se progresi i arritur mbetet i pamjaftueshëm. Sindikatat shprehën shqetësime serioze lidhur me mungesën e stafit, nivelet e pagave dhe mungesën e planeve afatgjata…

Read More

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi thotë se vendim i marrë nga Niko Peleshi për mbylljen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pa një datë për mbledhjen e radhës, është puç ndaj drejtësisë. Në mbledhjen e sotme po diskutohej mbi imunitetin e Belinda Ballukut, kërkesë kjo e SPAK që i hap rrugë arrestimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëkohësisht zëvendës kryeministres. Postimi i plotë Mazhoranca, me në krye Kryetarin e Kuvendit dhe me Kryeministrin si dirigjent, po kryen një puç ndaj drejtësisë! Kryetari i Kuvendit mbylli mbledhjen pa caktuar një datë të re. Kjo nuk është lajthitje, por zvarritje…

Read More